BE ngre alarmin: Pushtimi rus i Ukrainës mund të rrisë në rekord inflacionin

Inflacioni në eurozonë parashikohet të rritet në “vlerë historike” deri në 7.6% për shkak të ndërhyrjes ruse në Ukrainë, bëhet e ditur nga një parashikim i Komisionit Europian publikuar të enjten (14.07). Shifra e lartë rekord, që përfaqëson normën mesatare të pritshme të inflacionit për vitin, ka një rritje me 6.1% nga parashikimi i muajit të kaluar.”Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës vazhdon të hedhë hijen e saj të gjatë ndaj Europës dhe ekonomisë sonë, tha Komisioneri i BE-së për Financat, Valdis Dombrovskis.

Lufta ka bërë që të rriten çmimet e ushqimeve dhe të energjisë në vendet e Europës në përpjekjet e tyre për t’u bërë ballë sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë dhe cënimit të infrastrukturës kyçe. “Rreziqet për parashikimin e aktivitetit ekonomik dhe të inflacionit janë të lidhura fort me zhvillimet e luftës dhe pasojat e saj ndaj furnizimit me gaz në Europë,” theksohet në deklaratën e BE-së.

Rritja ekonomike në modusin e ngadalësimit

Swiss Digital Desktop Reklama

Kësisoj BE-ja i uli sërish parashikimet për rritjen ekonomike në eurozonë duke iu referuar pasojave të invazionit të Rusisë në Ukrainë. Duke iu referuar rritjes ekonomike për vitin 2023 parashikimi i Brukselit është tani me rreth 1.4% nga vlerësimi i mëparshëm që parashikonte rritjen me 2.3%. “Zhvillimi i luftës dhe pasiguria e furnizimeve me gaz janë të panjohura, ndaj parashikimi aktualisht konsiston në një shkallë të lartë pasigurie dhe zhvillimi negativ”, tha Komisioneri i Ekonomisë, Paolo Gentiloni në një konferencë shtypi të enjten (14.07).

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk pritet recesion

Ndonëse rritja ekonomike parashikohet e ngadaltë, kryesisht sa i përket vitit të ardhshëm, nuk pritet që ajo të cekë një territor negativ d.m.th. që të shkojë në recesion. Euro aktualisht është e barazvlefshme me dollarin e SHBA-së, monedha e përbashkët europiane ka një performancë të fuqishme kundrejt paundit britanik dhe jenit japonez, theksojnë zyrtarët e BE-së.

Si rrjedhojë pritet që konsumi të mbetet i qëndrueshëm nëqoftëse ekonomitë shtëpiake do të përdorin kursimet e tyre për një kohë të shkurtër. “Një stuhi është e mundshme, por nuk kemi arritur në këtë pikë,” shtoi Gentiloni

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?