BSH mban normën e interesit të pandryshuar

Inflacioni, edhe pse në mënyrë të ngadaltë, është në rënie. Banka e Shqipërisë vendosi të mos rrisë më tej, të paktën momentalisht, normën bazë të interesit. Guvernatori Gent Sejko komunikoi vendimin e Këshillit Mbikëqyrës, por duke nënvizuar se mund të nevojitet një shtrëngim në të ardhmen, nëse presionet ndaj çmimeve që vijnë kryesisht nga tregu i punës do të vazhdojnë.

Projeksionet e Bankës së Shqipërisë vlerësojnë se inflacioni mund të zbresë nën 3% gjatë pjesës së parë të vitit të ardhshëm. I pyetur ndërkohë për kursin e këmbimit, Sejko deklaroi se tregu po monitorohet, por përjashtoi një ndërhyrje të mundshme.

Sipas analizave të bankës, euro po bie për shkak të prurjeve nga turizmi, emigrantët dhe investimet e huaja, ndërsa rënia i bën importet më të lira, duke lehtësuar inflacionin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?