Çmimet në Shqipëri po ulen më ngadalë se në BE, shkak ushqimet
Matja sipas metodologjisë së Eurostat e inflacionit në vendin tonë tregon se në muajin shtator çmimet u rritën me 4.9 për qind, po aq sa në vendet e Bashkimit Europian.
Shifrat provojnë se rënia e çmimeve në Shqipëri ka qenë më e ngadaltë se ato në tregun europian. Të dhënat tregojnë se në janar, inflacioni në vendet e Bashkimit Europian ishte gati 10 për qind, ndërsa në Shqipëri 7.2 për qind.
Metodologjia e matjes sipas standardeve europiane tregon se në muajt pasues, inflacioni në BE ra me ritme më të shpejta se inflacioni në Shqipëri, për t’u barazuar në shifra në muajin shtator.
Arsyeja lidhet me grupet kryesore që kanë ndikuar në mbajtjen e tij në nivele të larta. Sipas të dhënave të Eurostat, çmimet e larta në BE janë ndikuar energjia, shtrenjtimi i gazit dhe paniku që kapi tregjet pas bllokadës që Perëndimi vendosi ndaj karburanteve ruse. Në Shqipëri, karburantet mbajtën lart inflacionin përgjatë vitit të kaluar, ndërsa këtë vit grupi kryesor janë ushqimet dhe pijet joalkoolike.