Çmimi i energjisë për 2026-ën do të jetë 8.5 lekë/kilovati
Për vitin 2026 çmimi i energjisë elektrike për qytetarët nuk do të ndryshojë. Enti Rregullator i Energjisë ka vendosur të lë në fuqi edhe për vitin e ardhshëm fashën 700 kilovat të miratuar në janar të këtij viti.
Familjet që do të konsumojnë deri në 700 kilovat në muaj çmimi do të vijojë të jetë 8.5 lekë/kilovat pa TVSH, nga 9.5% që ka qenë deri në janar 2025. Të gjithë abonentët familjarë, që e kalojnë konsumin 700 kilovat në muaj, qoftë edhe vetëm 1 kilovat më shumë, do të vijojnë ta paguajnë energjinë me çmim të pandryshuar, 9.5 lekë për çdo kilovat, pa TVSH, saç është aktualisht.
“Bazuar në të dhënat e deklaruara nga shoqëria, rezulton se çmimet e miratuara me vendimet nr. 10, datë 8.1.2025, dhe vendimin nr. 255, datë 15.10.2025, gjenerojnë të ardhura të cilat kanë mbuluar kostot e aktivitetit të shoqërisë, duke garantuar ushtrimin e një aktiviteti normal operacional, aktivitet i cili pritet të vijojë në të njëjtën formë dhe për vitin 2026. Në mënyrë që shoqëria FSHU sh.a., edhe për vitin 2026, të mundet të realizojë aktivitetin për të cilin është licencuar, bëhet e domosdoshme të vijojë faturimin, bazuar në çmimet e miratuara nga ERE”, thuhet në vendimin e ERE të publikuar në Fletoren Zyrtare.
KOHA JONË SONDAZH

