Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
Lajmet e fundit
Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Drejtori i AMF në konferencën ‘Financa të Gjelbra’: Shqipëria, vend me risk të lartë për katastrofat natyrore! “Sektori financiar i ekspozuar ndaj rreziqeve”

Ekonomi E mërkurë, 16 Nëntor 2022 13:28
Drejtori i AMF në konferencën ‘Financa të Gjelbra’: Shqipëria, vend me risk të lartë për katastrofat natyrore! “Sektori financiar i ekspozuar ndaj rreziqeve”
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ervin Mete, Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, gjatë konferencës “Financat e Gjelbërta”, nënvizoi se rëndësinë që ka orientimi i sipërmarrësit shqiptarë në një sjellje financiare pro mjedisit, në kuadër të sfidave ndryshimeve klimatike, që janë një problem global, një sfidë e përbashkët, me ndikim të drejtpërdrejtë në sistemin financiar.

Mete shtoi se Indeksi “Risk Inform” i Komisionit Evropian e vlerëson nivelin e përgjithshëm të rrezikut të Shqipërisë mbi mesataren e Bashkimit Evropian.

Ky event synon rritjen e ndërgjegjësimit për efektet financiare dhe ekonomike të ndryshimeve klimatike dhe risqeve që lidhen me faktorët mjedisorë, socialë dhe të qeverisjes korporative, të ashtuquajturit faktorë ESG, si dhe shpresoj që të japë një impakt pozitiv në ndryshimin e sjelljes financiare të investitorëve shqiptarë për të konsideruar faktorët mjedisorë gjatë krijimit të portofolit të tyre të investimeve. Mobilizimi i flukseve financiare dhe i investimeve në projekte të gjelbra është me rëndësi për një të ardhme të qëndrueshme.

Përmes angazhimit të ndërmarrë në marrëveshjen e Parisit, nënshkruar edhe nga Shqipëria në vitin 2016 apo axhendës 2030 të Kombeve të Bashkuara për një zhvillim të qëndrueshëm, të gjitha shtetet po ndërmarrin iniciativa për të financuar kalimin drejt një ekonomie të gjelbër dhe rrjedhimisht të qëndrueshme. Ndryshimet klimatike janë një problem global, një sfidë e përbashkët, me ndikim të drejtpërdrejtë në sistemin financiar.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Komisioni Evropian, në dhjetor të vitit 2019 prezantoi iniciativën, e njohur si European Green Deal, një strategji që nxit investimet publike dhe private në projekte të qëndrueshme dhe që synon ta bëjë Europën kontinentin e parë neutral ndaj klimës dhe me emetim zero deri në vitin 2050. Sipas planit të investimeve të Bashkimit Evoprian, parashikohet mobilizimi i rreth 1 trilion Eurove gjatë dekadës së ardhshme, ku gjithashtu 1/3 e fondit të parashikuar për rimëkëmbjen nga pandemia COVID-19 do të shërbejë për financimin e kësaj nisme. Diskutimet aktuale në BE mbi financat e qëndrueshme kanë shtuar detyra të reja për mbikëqyrësit e bankave, sigurimeve, fondeve të investimit, fondeve të pensionit, apo aktorëve të tjerë të sektorit financiar.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në këto rrethana ka ardhur momenti që të ndërgjegjësohemi dhe të mendojmë se si mund t’i bëjmë faktorët mjedisorë që lidhen me qëndrueshmërinë, pjesë integrale të politikave tona financiare.

Dëshiroj të përgëzoj iniciativat e disa prej aktorëve të sektorit financiar shqiptar në përfshirjen e faktorëve mjedisorë në ushtrimin e veprimtarisë së tyre, por besoj se ka ende shumë për të bërë në këtë drejtim. Sektori financiar ka një rol kyç në arritjen e këtyre objektivave, pasi ai shërben për të riorientuar investimet drejt teknologjive dhe bizneseve të gjelbra, si edhe për të financuar rritjen në një mënyrë të qëndrueshme dhe afatgjatë. Riorientimi i kapitalit privat drejt investimeve të gjelbra kërkon një ndryshim të mendësisë në mënyrën se si funksionon sistemi financiar.

Mund t'ju interesojë

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

Para 9 orësh
Ja lista e bosëve në ndërtime rezidenciale

Ja lista e bosëve në ndërtime rezidenciale

21 Nëntor 2026, 09:31
Degradimi i tokës mund të kushtojë BE-në deri në 509 miliardë euro

Degradimi i tokës mund të kushtojë BE-në deri në 509 miliardë euro

21 Nëntor 2026, 08:02

Por, suksesi i këtij objektivi varet shumë nga përfshirja dhe angazhimi i të gjithë aktorëve së bashku, sektorit publik, atij privat, ne si rregullatorë dhe mbikëqyrës dhe të gjithë palët e interesit.

Bashkimi Evropian ka ndërmarrë ndryshime në kuadrin e vet rregullator për të përfshirë në legjislacion aspektet dhe faktorët që ndikojnë në qëndrueshmëri. Kështu së fundmi direktiva MIFID II, mbi bazën e së cilës është hartuar edhe ligji ynë mbi tregjet e kapitalit, ka pësuar ndryshime duke përfshirë elementët ESG.  Këto ndryshime parashikojnë kërkesa të reja për bankat që ofrojnë shërbime investimi dhe për shoqëritë komisionere që gjatë vlerësimit të përshtatshmërisë së klientit për një produkt apo shërbim financiar të marrin në konsideratë edhe faktorët ESG, duke marrë informacion nga klienti edhe për preferencat e tij lidhur me këta faktorë. Shoqëritë komisionere duhet të kenë të gjitha mekanizmat e duhur që sigurojnë se produktet dhe shërbimet që ato synojnë të ofrojnë apo rekomandojnë janë në përputhje me nevojat e klientit, profilin e tij të rrezikut apo objektivat e tij, përfshirë edhe objektivat që lidhen me qëndrueshmërinë. Në kuadër të negociatave të Shqipërisë me BE-në dhe më specifikisht, të Kapitullit 9 “Shërbimet Financiare” që udhëhiqet nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, është marrë angazhimi për përputhje me direktivat europiane, përfshirë edhe amendimet e këtyre direktivave.

Në nivel të Bashkimit Evropian, Rregulloret e taksonomisë, transparencës dhe benchmark-ut kanë krijuar kuadrin ligjor që nxit investime të qëndrueshme. Kështu rregullorja e taksonomisë krijon kushtet për një sistem të unifikuar klasifikimi, rregullorja e transparencës parashikon detyrimin e investitorëvë institucionalë dhe menaxherëve të aseteve për të bërë publike informacionin mbi integrimin e faktorëve ESG në aktivitetin e tyre, përfshirë analizën e riskut të këtyre faktorëve. Ndërsa rregullorja e Benchmark vendos kërkesa, të cilat duhet të plotësohen nga ofruesit gjatë krijimit të një standardi klimatik, me qëllim sigurimin e integritetit dhe besueshmërisë, si një element i nevojshëm që i shërben krahasimit të performancës së portofolit të investitorit.

Si pjesë e planit të veprimit të saj për financa të qëndrueshme, aktualisht në qendër të diskutimeve të BE-së, është edhe krijimi i një standardi për obligacionet e gjelbra (EU Green Bond Standard). Një standard i unifikuar për obligacione të gjelbra, inkurajon pjesëmarrësit e tregut të emetojnë dhe investojnë në bonde të gjelbra dhe nxit efektivitetin dhe besueshmërinë në tregjet financiare.

Shqipëria vlerësohet si vend me risk të lartë sa i përket katastrofave natyrore. Indeksi “Risk Inform” i Komisionit Evropian e vlerëson nivelin e përgjithshëm të rrezikut të Shqipërisë mbi mesataren e Bashkimit Evropian. Sektori financiar është direkt i ekspozuar ndaj këtyre rreziqeve. Por në anën tjetër, ky sektor mund të përshpjetojë kalimin drejt një ekonomie të gjelbër, duke u bërë financuesi kryesor i investimeve pro mjedisit, si edhe duke ofruar zgjidhje të transferimit të rrezikut.

Financat e gjelbra janë një tematikë e re për tregun tonë financiar dhe kjo bën edhe më shumë të nevojshme bashkëpunimin dhe koordinimin mes të gjithë aktorëve të përfshirë, si në drejtim të të kuptuarit, ashtu edhe sa i përket avancimit drejt financimeve të gjelbra dhe të qëndrueshme.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 42 minutash

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 1 ore

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 1 ore

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 1 ore

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 11 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

3 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 11 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

4 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
21 Nëntor 2026, 22:24

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.