Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
Lajmet e fundit
Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Gjermania përballet me rënie befasuese të çmimeve të prodhimit

Ekonomi E martë, 22 Nëntor 2022 11:54
Gjermania përballet me rënie befasuese të çmimeve të prodhimit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Prodhuesit gjermanë ulën krejt papritur çmimet e tyre në tetor për herë të parë në dy vjet e gjysmë. A janë këto shenjat e para të një ndryshimi tendence edhe për çmimet e konsumit?

Në Gjermani, rritja e çmimeve të prodhimit ra ndjeshëm. Në tetor, çmimet e prodhimit u rritën me 34.5 për qind në krahasim me një vit më parë, njoftoi sot Zyra Federale e Statistikave. Por një muaj më parë, shtrenjtimi ishte dukshëm më i lartë, 45.8 për qind.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Megjithatë, në bazë mujore, çmimet e prodhimit ranë me 4.2 për qind. Kjo ishte rënia e parë që nga maji 2020, në një kohë që ekspertët prisnin rritje të mëtejshme. Edhe në tregtinë gjermane me shumicë rritja e mprehtë e çmimeve është zbutur ndjeshëm kohët e fundit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Lehtësimi që konstatohet aktualisht si tendencë mund të ndikojë përfundimisht tek konsumatorët, pasi çmimet e prodhimit konsiderohen si pararendëse të ndryshimeve në koston e jetesës.

“Rënie dramatike e çmimeve”

“Rënie dramatike e çmimeve pas gjithë këtyre muajve të rritjeve të konsiderueshme,” tha ekonomisti i LBBW, Jens-Oliver Niklasch. “Ndoshta sinjali i parë i një lehtësimi të caktuar të presionit mbi çmimet, për shkak të situatës ekonomike”. Ralph Solveen, ekonomist në Commerzbank, mendon ngjashëm. Sipas këtij specialisti, shifrat e sotme ngjallin shpresa se kulmi i inflacionit të çmimeve të konsumit nuk është shumë larg.

Mund t'ju interesojë

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

Para 8 orësh
Ja lista e bosëve në ndërtime rezidenciale

Ja lista e bosëve në ndërtime rezidenciale

21 Nëntor 2026, 09:31
Degradimi i tokës mund të kushtojë BE-në deri në 509 miliardë euro

Degradimi i tokës mund të kushtojë BE-në deri në 509 miliardë euro

21 Nëntor 2026, 08:02

Fabrike baterish ne Tyringen
Megjithatë, sipas Solveen-it, problemi i inflacionit është larg zgjidhjes.

“Për shkak se me rritjen më të madhe të pagave, kompanitë përballen me një shtim të ri të kostove, të cilat të paktën pjesërisht do t’ua kalojnë klientëve të tyre”.

Kostot e energjisë mbeten nxitësi i çmimeve

Arsyeja kryesore për rritjen ende të ndjeshme të çmimeve të prodhimit, pavarësisht një rënieje, mbetet kostoja e energjisë, e cila është rritur që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës. Në këtë drejtim, çmimet e prodhimit ishin 85,6% më të larta se në tetor 2021. Vajguri i lehtë për ngrohje kushtonte 76,2% më shumë se një vit më parë, karburantet për motorët 30,8% më shumë.

Krahasuar me shtatorin e kaluar, megjithatë, çmimet e energjisë ranë mesatarisht me 10.4 për qind, “kryesisht për shkak të uljes së çmimeve të energjisë elektrike dhe gazit natyror në shpërndarje”, nënvizuan statisticienët.

Në nivel prodhues, produktet ushqimore ishin 25.1 për qind më të shtrenjta se në të njëjtin muaj të një viti më parë. Rritje veçanërisht të ndjeshme pësuan çmimet e gjalpit (+66,3 për qind), mishit të derrit (+47,0), djathit dhe kuarkut (+38,3) si dhe qumështit (+36,1). Kafeja ishte 29.1 për qind më e shtrenjtë se në tetor 2021.

Kostot ende nuk janë përcjellë plotësisht

Një sondazh i fundit i institutit ifo tregon gjithashtu se rreziqet e inflacionit nuk janë përjashtuar. Deri tani, sipërmarrjet gjermane po i përcjellin ngadalë çmimet e tyre në rritje të blerjes dhe gjithashtu jo plotësisht te klientët e tyre. Në muajt e fundit, sipërmarrjet i kanë përcjellë çmimet e tyre të blerjes vetëm në masën 34 për qind, siç tregoi instituti ifo në sondazhin e tij me 6.500 kompani.

Kërkesa e dobët, presioni i fortë konkurrues dhe kontratat afatgjata i kanë penguar kompanitë të rrisin çmimet, sipas indikacioneve të tyre. Megjithatë, deri në prill 2023, planifikohet që përcjellja e kostove të arrijë në 50 përqind. “Kjo ndoshta do të çojë në presion të mëtejshëm inflacionist mbi çmimet e konsumit në muajt e ardhshëm,” parashikon studiuesi i Ifo, Manuel Menkhoff.

Megjithatë, sipas institutit, ka dallime të konsiderueshme midis sektorëve. Është më shumë industria që planifikon të kalojë çmimet e blerjes më të larta të energjisë, lëndëve të para dhe materialeve, me 68%, e ndjekur nga ndërtimi me 66%. Në tregti, ky raport është 53%, ndërsa tek ofruesit e shërbimeve është vetëm 36%.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 33 minutash

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 52 minutash

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 1 ore

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 1 ore

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 11 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

3 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 11 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

4 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
21 Nëntor 2026, 22:24

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.