Komisioni miraton kandidaturën e Mimoza Kaçit në postin e kreut të AMF-së
Komisioni për Ekonominë dhe Financat miratoi kandidaturën e Mimoza Kaçit në postin e Drejtores së Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), për periudhën e mbetur të mandatit si anëtare e bordit.
Kryetari i Komisionit, Eduard Shalsi sqaroi se Kaçi deri më tani mbante detyrën e anëtares së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Projektvendimi u miratua me shumicë votash dhe i kaloi për shqyrtim seancës plenare të radhës.
Këshilli i Ministrave propozoi në muajin nëntor kandidaturën e Mimoza Kaçit si drejtore ekzekutive të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, post të cilin e mbante Ervin Mete, tashmë ministër i Financave dhe Ekonomisë.