Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:31 Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion Një peshk me ngjyrë të verdhë të ndezur u kap në liqenin Oswego në Nju Jork. Shërbimi Amerikan i Peshkut dhe Jetës së Egër…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
Lajmet e fundit
Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Konferenca ”Business 2030”: Udhëheqim rrugën drejt një të ardhmeje të qëndrueshme për kompanitë shqiptare

Ekonomi E mërkurë, 31 Maj 2023 16:06
Konferenca ”Business 2030”: Udhëheqim rrugën drejt një të ardhmeje të qëndrueshme për kompanitë shqiptare
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ambasada e Suedisë në Shqipëri dhe Kombet e Bashkuara po organizojnë
Konferencën Business #2030. Ky aktivitet do t’i prezantojë kompanive shqiptare
praktika të qëndrueshme tradicionale dhe inovative në një ambient dinamik, duke
ndërtuar kështu rrugën drejt një të ardhmeje të qëndrueshme dhe rezistente. Kompani
të mirënjohura suedeze do të ndajnë praktikat më të mira mbi bizneset dhe prodhimin e
qëndrueshëm jeshil, duke përfshirë modën dhe aktivizmin e qëndrueshëm.

Ndërsa kompanitë shqiptare përballen me një mori sfidash në vitet që do të vijnë, duke
përfshirë qëndrueshmërinë, digjitalizimin, standarde më të larta sigurie dhe cilësie, dhe
integrimin në Bashkimin Evropian, konferenca #Business2030 do të ofrojë mjetet dhe
njohuritë e nevojshme për t’u përballur me këto çështje.

“Të gjithë duhet të angazhohemi për të ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme! Me më pak se një dekadë të mbetur deri në përmbushjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, puna e bizneseve për t’u bërë të qëndrueshme është më e rëndësishme se kurrë më parë. Shqipëria dhe bizneset shqiptare janë pjesë e Evropës dhe e zinxhirit të vlerave evropiane, dhe ne duam të forcojmë zhvillimin e qëndrueshëm. Përgjatë konferencës do të dëgjoni dhe do të frymëzoheni biznese të qëndrueshme suedeze dhe prodhimin e tyre të qëndrueshëm, nga kompanitë e vogla e deri te ato të mëdha. Ne duam të mbështesim kompanitë shqiptare në procesin e anëtarësimit në BE duke arritur standardet e saj dhe duke kontribuar në një kalim të qetë dhe të drejtë drejt një ekonomie neutrale ndaj klimës, e cila përmirëson cilësinë e jetës, krijon kushte më të mira për zhvillim demokratik dhe gjithëpërfshirës dhe që nuk lë askënd pas” – tha Elsa Håstad, Ambasadore e Suedisë në Shqipëri.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Duke folur mbi konteksin në të cilin po mbahet kjo konferencë, Fiona McCluney, Koordinatore e Përhershme e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri tha:

“Bota tani e kupton se emetimet e karbonit nuk po ngadalësohen, dhe ne mund të mos jemi në gjendje të kufizojmë rritjen e temperaturës në 1.5 gradë celsius. Ndërsa rritja e temperaturës së tokës vijon, ne do të shohim pasojat në rendimentet e të korrave, humbjet e përhapura të specieve dhe rreth 40 për qind e popullsisë globale do të ekspozohet ndaj temperaturave ekstreme. Ne gjithashtu do të arrijmë nivelet skajore në shkëputjet e shtresës së akullit të Groenlandës, ndryshimin e rrymave në Atlantikun verior, duke çuar në mot më ekstrem dhe ndryshime të mëdha të temperaturave. Nevoja për veprim po rritet dhe fushat që kërkojnë ndryshim zgjerohen. Jo vetëm nga marrëveshjet globale – si Parisi – apo rregulloret, por edhe nga investitorët, fondet e investimeve që duan të ndihmojnë në ndërtimin e “bizneseve të gjelbra” në vetë sektorin privat dhe nga shoqëria civile dhe veçanërisht të rinjtë, ata që do të preken më shumë. Konferenca e Biznesit #2030 është projektuar, përmes punës së përbashkët të OKB-së, (përfshirë UNDP, UNIDO, ILO, FAO) dhe me një lidhje të veçantë me avokimin, biznesin dhe teknologjinë suedeze, për të dëgjuar dhe për t’u lidhur me ekspertë në qëndrueshmërinë e biznesit, për të çuar përpara Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëmit, dhe për të hedhur themelet për një të ardhme të qëndrueshme për të gjithë”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Konferenca do të ketë një numër folësish, të njohur për ekspertizën dhe kontributin e tyre në fushat e tyre përkatëse, duke përfshirë përfaqësues nga kompani të njohura suedeze dhe liderë biznesi. Konferenca do të presë stilisten e famshme të modës së qëndrueshme, Louise Xin, e cila do të ndajë ekspertizën dhe njohuritë e saj mbi praktikat e qëndrueshme brenda industrisë së modës.

Mund t'ju interesojë

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

Para 8 orësh
Ja lista e bosëve në ndërtime rezidenciale

Ja lista e bosëve në ndërtime rezidenciale

21 Nëntor 2026, 09:31
Degradimi i tokës mund të kushtojë BE-në deri në 509 miliardë euro

Degradimi i tokës mund të kushtojë BE-në deri në 509 miliardë euro

21 Nëntor 2026, 08:02

Të pranishmit do të kenë mundësinë të mësojnë nga këta ekspertë të industrisë dhe të përfshihen në diskutime që provokojnë mendime. Konferenca do të fokusohet në një sërë temash thelbësore që vendosin themelet për një të ardhme më elastike për bizneset shqiptare. Temat që do të diskutohen përfshijnë:

Balancimi i përfitimit dhe përgjegjësisë drejt një të ardhmeje të qëndrueshme

Ky sesion do të zbulojë ndërveprimin e rëndësishëm mes praktikave të qëndrueshme, balancimit të kostove dhe përfitimeve të biznesit, dhe krijimin e themeleve për një të ardhme më rezistente për bizneset shqiptare. Tematika kryesore përfshijnë qëndrueshmërinë e biznesit, analizën e kostove, rezistencën, standardet e BE-së, dhe qëndrueshmërinë në sektorët kyc si tekstili/këpucë dhe industritë e agroprocesimit.

Nxitja e praktikave të qëndrueshme të biznesit në Shqipëri roli i CSR, ESG dhe SDGs

Ky sesion do të nxjerrë në pah rolin e përgjegjësisë sociale të korporatës (CSR), parimet mjedisore, sociale dhe të qeverisjes (ESG) dhe Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara (SDGs) në drejtimin e bizneseve drejt praktikave të qëndrueshme. Temat kryesore përfshijnë CSR-në si një nxitës i përfitimit, qëllimet e zhvillimit social, avantazhin konkurrues, klimën e biznesit, investimet e përgjegjshme dhe vlerat e korporatës.

Ekonomia rrethore: Një model biznesi i qëndrueshëm dhe konkurues?

Ky sesion në formën e një paneli do të eksplorojë mundësitë dhe sfidat e zbatimit të praktikave të qëndrueshme në suazën e biznesit shqiptar, me fokus në ekonominë rrethore. Temat kryesore përfshijnë praktikat e qëndrueshme të biznesit, përdorimin efikas të burimeve, etikën dhe shmangien e “maskimit të gjelbër”.

Ndryshuesit për një botë më të mirë: Shpallja e ‘SDG Pioneers’ në Shqipëri

Ky sesion do të shënojë shpalljen zyrtare të Çmimit ‘SDG Pioneers’ në Shqipëri. Çmimi vlerëson individët dhe kompanitë që japin kontribut të rëndësishëm në arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs).

Inovacioni – Biznes i qëndrueshëm në epokën e revolucionit digjital

Ky sesion do të eksplorojë se si inovacioni dhe revolucioni digjital do të ndikojnë dhe formësojnë qëndrueshmërinë e biznesit në Shqipëri në vitet e ardhshme. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të dëgjojnë nga kompanitë vendase dhe ndërkombëtare, shoqëria civile dhe sipërmarrësit e rinj shqiptarë që kanë arritur sukses në produkte të qëndrueshme dhe inovative.

Përveç këtyre sesioneve të detajuara, konferenca do të ofrojë mundësi bashkëpunimi dhe njohuri nga bizneset suedeze që janë liderë në praktikat e qëndrueshmërisë. Pjesëmarrësit do të angazhohen në biseda dinamike të sinqerta për zhvillimin e biznesit në mënyrë të qëndrueshme në Shqipëri.

Etiketat e lidhura

Business 2030
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 1 minute

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 30 minutash

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 40 minutash

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Atalanta-Inter: Sarri sfida Chivu, Carnesecchi i lënduar në nxehje
Para 1 ore

Atalanta-Inter: Sarri sfida Chivu, Carnesecchi i lënduar në nxehje

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 10 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

3 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 10 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

4 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
21 Nëntor 2026, 22:24

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.