Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 23:02 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli Mbrëmje spektakolare në Champions League! Ndeshjet e raundit të tretë dhuruan gola dhe emocione, me Paris Saint-Germain që triumfoi 4-2 ndaj Barcelonës në “Parc…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Rama dhe dialogu
  • Seanca në Kuvend
  • Berisha thirrje
  • Ditmir Bushati
  • PSG-Barcelona
  • SPAK, Balluku
  • Gjykata liron protestuesit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Rama dhe dialogu
  • Seanca në Kuvend
  • Berisha thirrje
  • Ditmir Bushati
  • PSG-Barcelona
  • SPAK, Balluku
  • Gjykata liron protestuesit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kush po e ‘rrëzon euron’?!

Ekonomi E mërkurë, 14 Dhjetor 2022 11:57
Kush po e ‘rrëzon euron’?!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Deficiti i llogarisë korente, që mat transaksionet e mallrave dhe shërbimeve me jashtë, u rrit ndjeshëm në tremujorin e tretë të vitit. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, deficiti i llogarisë korente për tremujorin e tretë arriti në 166 milionë euro, në rritje me 57% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndikimin kryesor në përkeqësimin e bilancit të llogarisë korente për tremujorin III e ka dhënë rritja e deficitit tregtar në mallra dhe thellimi i deficitit në zërin e të ardhurave korente parësore, i lidhur sidomos me të ardhurat nga investimet (fitimet e investitorëve të huaj në Shqipëri). Rritja në tremujorin e tretë e përkeqësoi gjendjen e deficitit progresiv vjetor, që arriti në 621 milionë euro, me një rënie të lehtë prej 0.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare, por duke ngelur gjithsesi në nivelet më të ulëta të katër viteve të fundit.

Deficiti i llogarisë korrente të ekonomisë shqiptare përcaktohet në masën dërrmuese nga varësia prej importeve dhe pozicioni negativ në tregtinë e mallrave. Deficiti tregtar në mallra u rrit me 22% në tremujorin e tretë, ndërsa për të gjithë periudhën 9-mujore deficiti tregtar në mallra ka arritur në mbi tre miliardë euro, 16% më shumë krahasuar me një vit më parë.

Mund t'ju interesojë

Banka e Shqipërisë: Depozitat janë të sigurta, pavarësisht dëmtimeve të infrastrukturës

Banka e Shqipërisë: Depozitat janë të sigurta, pavarësisht dëmtimeve të infrastrukturës

19 Tetor 2026, 14:56
Bizneset në Tiranë ulin qepenat, thirrje protestuesve: Jemi me ju, mos na dëmtoni

Bizneset në Tiranë ulin qepenat, thirrje protestuesve: Jemi me ju, mos na dëmtoni

15 Tetor 2026, 12:38
Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shitet nafta dh...

14 Tetor 2026, 12:17

Efekt negativ ka dhënë edhe rritja e deficitit në të ardhurat parësore, për shkak të rritjes së fitimeve të investitorëve të huaj. Metodika e Bilancit të Pagesave parashikon që edhe fitimet e riinvestuara të paraqiten si zëra negativë në llogarinë e të ardhurave parësore,

Swiss Digital

Megjithatë, teknikisht, deficiti në të ardhurat nga investimet është thelluar ndjeshëm në tremujorin III, duke qenë përcaktues në përkeqësimin e deficitit të llogarisë korrente. Ky deficit u rrit me 50% në tremujorin III dhe me 44% për të gjithë 9-mujorin. Pjesërisht, deficiti që sjell tregtia e mallrave dhe zëri i të ardhurave parësore mbulohet nga bilanci pozitiv në tregtinë e shërbimeve. Për tremujorin e tretë, suficiti në shërbime u rrit me 30% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa për të gjithë 9-mujorin rritja ka arritur në 35%.

Suficiti në shërbimeve vjen kryesisht falë ndikimit pozitiv që sjell sektori i turizmit, ai i fasonerisë dhe i degëve të tjera që bazohen në koston më të ulët krahut të punës, si sektori call center, outsourcing i shërbimeve të Teknologjisë së Informacionit, etj. Në veçanti sektori i turizmit po jep kontribut në rritje dhe bilanci neto I të ardhurave arriti për 9-mujorin vlerën rekord prej 843 milionë eurosh, në rritje vjetore me 25%.

Një zë tjetër që kontribuon ndjeshëm në ngushtimin e deficitit të llogarisë korrente është edhe ai i të ardhurave dytësore, që përbëhet në pjesën më të madhe nga dërgesat e emigrantëve. Vala e re e emigracionit ka sjellë një cikël të ri rritjes së remitancave. Për 9-mujorin, remitancat arritën në 592 milionë euro, në rritje me 10% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Përfundimisht, deri në fund të 9-mujorit deficiti i llogarisë korrente ka një përmirësim shumë të vogël krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ky përmirësim i vetëm nuk do të justifikonte mbiçmimin rekord të Lekut të kursin e këmibmit valutor.

Megjithatë, Banka e Shqipërisë argumenton se në ecurinë e kursit duhen konsideruar edhe flukset në rritje nga investimet e huaja direkte, që këtë vit janë rritur me 35%. Vlera e investimeve të huaja direkte prej 984 milionë eurosh është, në fakt, 58% më e lartë se deficiti i llogarisë korrente për 9-mujorin. Por, nga ana tjetër, këtu duhet pasur parasysh se në pjesën më të madhe (rreth 54%) investimet e huaja direkte janë fitime të riinvestuara dhe jo flukse të reja valutore nga jashtë.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
SPORTI Para 4 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
AKTUALITET Para 5 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
AKTUALITET Para 5 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
AKTUALITET Para 5 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 7 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 5 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 10 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë
Para 6 orësh

Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë

5 Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
Para 5 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

6 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 5 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

7 Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
20 Tetor 2026, 01:12

Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëz...

8 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
Para 4 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.