Ministri Malaj: Strategjia afatmesme e borxhit, fokus te huamarrja me kosto të ulët

Strategjia Afatmesme e Menaxhimit të Borxhit 2026-2030, e miratuar tashmë nga qeveria, ka si objektiv kryesor garantimin e një huamarrjeje me kosto sa më të ulët dhe nxitjen e zhvillimit sa më efikas të tregut të titujve shtetërorë.

Ministri i Financave, Petrit Malaj ka theksuar se kjo strategji synon të rrisë jetëgjatësinë e borxhit, veçanërisht atij të brendshëm, të ulë ekspozimin ndaj rrezikut të kursit të këmbimit dhe të sigurojë një menaxhim të qëndrueshëm të borxhit publik. Sipas tij, ky dokument është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të stabilitetit financiar dhe përmirësimit të menaxhimit të borxhit në vitet e ardhshme.

Në buxhetin e vitit 2026 parashikohet që borxhi publik të ndjekë një trajektore rënëse, duke zbritur në rreth 53,6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, nga 54,1% që pritet të jetë në fund të vitit 2025. Qeveria ka planifikuar të sigurojë 45 miliardë lekë në tregun e brendshëm, kryesisht përmes titujve afatgjatë, me synimin për të ulur risqet dhe për të përmbushur preferencat e investitorëve vendas.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, në tregun e jashtëm huamarrja e re do të orientohet drejt financimit të projekteve prioritare dhe mbështetjeve buxhetore, me një vlerë totale prej rreth 47 miliardë lekësh, ndërsa huamarrja neto do të qëndrojë në rreth 10,3 miliardë lekë pas përfshirjes së ripagimeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?