Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 20 Nëntor 2026, 08:31 Vrasja në Kodra e Diellit: prokuroria kërkon 35 vite burg për Vladimir Kolën Britania dhe BE-ja po diskutojnë një marrëveshje të re që përfshin tregtinë dhe lëvizjen e 100 mijë të rinjve, nismë që synon t'u mundësojë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Tirana
  • Shehaj-Balla
  • Buxheti
  • Merkato
  • Top Channel
  • SHBA
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Tirana
  • Shehaj-Balla
  • Buxheti
  • Merkato
  • Top Channel
  • SHBA
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Monitor: Kryeministri më jetëgjatë me ministrat e Financave më jetëshkurtër

Ekonomi E martë, 30 Korrik 2024 10:16
Monitor: Kryeministri më jetëgjatë me ministrat e Financave më jetëshkurtër
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ndryshimet e fundit në qeverinë “Rama 3” prekën përsëri një ndër ministritë që duhet të jetë ndër më të rëndësishmet në çdo qeveri, Ministrinë e Financave.

Rëndësia e kësaj ministrie në imponimin e disiplinës buxhetore dhe në përmirësimin e performancës së të ardhurave dhe shpenzimeve publike është e pamohueshme.

“Monitor” përllogariti treguesin e qëndrimit në detyrë dhe të qarkullimit të Kryeministrit të Shqipërisë, z. Edi Rama, dhe të ministrit që ka mbajtur detyrën e Financave, Ekonomisë, apo të bashkuar ekonomi dhe financave. Në mënyrë të vazhdueshme vërehet që pa argumente apo rezultate të dukshme këto dy fusha janë “martuar” e “divorcuar” disa herë gjatë të tri qeverive Rama.

Duke supozuar se kjo qeveri e përmbyll mandatin në prill të vitit 2025, pa ndonjë ndryshim tjetër, ajo që rezulton është që nëse kryeministri ka mbetur në të njëjtin pozicion për 12 vite rresht, ministri ka qëndruar mesatarisht 1.3 vite (pra më pak se gjysma e një mandati qeveritar).

Nuk e dimë nëse kjo jetëshkurtësi e ministrit (rreth 9 herë më jetëshkurtër se kryeministri) lidhet me paaftësinë e ministrave të zgjedhur, apo me probleme të korrupsionit, apo me arsye krejt të tjera, që i di kryeministri.

Ajo që dimë është se nga 9 ministra që janë emëruar, të paktën tre prej tyre janë parë në dyert e SPAK, Shkëlqim Cani, Anila Denaj dhe Arben Ahmetaj, ky i fundit në arrati.

Aq “mërzi” duket kanë shkaktuar këta ministra, saqë në mandatin e tretë ata kanë edhe normën më të lartë të qarkullimit në raport me dy mandatet paraardhëse.

Ministri më i fundit, Ervin Mete, e lë detyrën pas rrëzimit që pësoi ligji për tatimin mbi profesionet e lira në Gjykatën Kushtetuese, në mes të një debati mbi pagesat e koncesioneve dhe pasi më parë i ishin hequr kompetencat në fushën e ekonomisë.

Pa harruar konfliktin më të fundit në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave të Kuvendit, mbi gjetjet dhe rekomandimet e KLSH në lidhje me buxhetin faktik 2022.

Gjithsesi Mete ishte një “dorë e fortë” kundër koncesioneve. Një nga gjërat e para të bëra me të ardhur në detyrë në 14 shtator 2023, ishte anulimi i procedurave për dhënien me koncesion të infrastrukturës së çelësave publikë, PKI, një koncesion që parashikohej të sillte kosto të mëdha financiare te bizneset dhe qytetarët, për një shërbim që aktualisht kryhet nga AKSHI.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Pak përpara se Kryeministri të njoftonte largimin e tij si ministër Financash, Ervin Mete mbylli dy koncesione të Financave, atë të pullave fiskale dhe koncesionin e markimit të karburanteve, të cilat ishin shtyrë edhe për një vit nga paraardhësi, pavarësisht përfundimit të afateve ligjore.

Po gjatë periudhës së Metes, agjencia ndërkombëtare Standard&Poors rriti për herê të parë me njē vlerësimin e vendit në BB.

Ecuri pozitive kishin dhe të ardhurat buxhetore, që në pjesën e parë të vitit u rritën me 7.1% si dhe tendenca e uljes së borxhit publik. Në fund të tremujorit të dytë 2024 borxhi publik, sipas të dhënave zyrtare zbriti në 55.7% të PPB-së, niveli më i ulët që nga viti 2008, pasi viti 2023 u mbyll në nivelin 58.9% të PPB-së.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Të shohim nëse në muajt e mbetur do të arrihet të korrektohet diçka në këtë ministri për hir të nevojës që ka vendi të ngrejë disiplinën buxhetore dhe të mirëpërdorë të ardhurat publike, sepse të kërkohet strategji për modele ekonomike të qëndrueshme është luks me ministra Financash që shkojnë e vijnë.

Ndryshimet e shpeshta në qeveri

Në rastin e Shqipërisë pas viteve ’90, vendi ka ndjekur pak a shumë një cikël të rregullt ndryshimi qeverish.

Në periudhën 1991-2023, normalisht vendi duhet të kish mbajtur 8 zgjedhje për qeverinë qendrore, por ka mbajtur 9 të tilla. Vetëm në dy raste ka pasur zgjedhje të parakohshme, në vitin ’92 dhe në vitin ’97.

Mund t'ju interesojë

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve

Para 20 orësh
Rritja ekonomike në Shqipëri zbret në më të ulëtën në rajon pa taksat neto dhe administratën publike

Rritja ekonomike në Shqipëri zbret në më të ulëtën në rajon pa taksat neto dhe administ...

Para 21 orësh
GTA VI del pas 13 vitesh, mbi 17 milionë kopje të shitura dhe vlerësim 99 nga Metacritic

GTA VI del pas 13 vitesh, mbi 17 milionë kopje të shitura dhe vlerësim 99 nga Metacritic

Para 22 orësh

Pas ’97-s madje u duk sikur u vendos edhe tradita 8-vjeçare e rrotacionit të pushtetit ndërmjet dy partive më të mëdha të vendit.

Me kalimin e viteve, stabiliteti në dukje i ndryshimit të pushtetit nuk ka prodhuar stabilitet në përbërjet e qeverive dhe madje është rritur intensiteti i ndryshimit. Këtë na e përforcuan ndryshimet më të fundit të ndodhura në qeverinë e formuar pas zgjedhjeve të prillit 2021.

Për herë të parë kemi për të tretin mandat qeverisës të njëjtën forcë politike dhe madje, qeverisja (përveç mandatit të parë, 2013-2017) është ushtruar jo në koalicion me forca të tjera qeveritare.

Por çuditërisht nuk është prodhuar qëndrueshmëri, si në strukturat e ministrive, ashtu edhe në titullarët e tyre.

Duke iu referuar veçanërisht grupit të ministrive që mbulojnë më afër sektorët e ekonomisë si: Ministria e Financave, Ekonomisë, Bujqësisë, Turizmit, Industrisë, Transportit, Energjetikës apo Sipërmarrjes, vërehet që nëse qeveria për 10 vjet ka pasur të njëjtin kryeministër, ministrat në këto ministri të rëndësishme janë lënë në detyrë mesatarisht për dy vjet, ose sa gjysma e një mandati qeverisës.

Hyrje-daljet, rrotullimet dhe qarkullimet e ministrave dhe, sikurse është stili në qeveritë shqiptare, edhe i një pjese të administratës së ministrive, ku përfshihen sekretarët e përgjithshëm, zëvendësministrat, drejtorë drejtorish etj., qartësisht përbëjnë një tjetër faktor ndikues në paqëndrueshmërinë afatgjatë të ekonomisë së vendit, në moszbatimin në vijimësi të strategjive e programeve zhvilluese dhe në shndërrimin e ministrave në individë, që nuk krijojnë dot figurë profesionale dhe drejtuesi, por vetëm figura shërbimi, e që tani së fundi kanë filluar të trajtohen edhe si element skedash bastesh, se cili do të përfundojë në rrjetën e drejtësisë.

Nëse rrotacionet e qeverive, apo edhe të titullarëve të institucioneve janë të dobishme, sepse pritet të sjellin një qasje, frymë e këndvështrim të ri, që ndikojnë pozitivisht për zhvillim të mëtejshëm, po kaq e rëndësishme është që rrotacioni të ketë një cikël të vet, i cili i lejon hapësirë kohore të mjaftueshme zbatimit të strategjive dhe planeve. Nuk është e rastësishme që praktika në botë orientohet drejt cikleve zgjedhore 4-5-vjeçare.

Këto cikle përfaqësojnë periudha kohe të mjaftueshme për të ndjekur disa drejtime zhvillimi dhe për të parë disa rezultate të tyre. Ciklet më të shkurtra shtojnë pasigurinë dhe dëmtojnë vizionin afatgjatë. Ciklet shumë më të gjata krijojnë fenomenin e dembelizmit dhe kalbëzimit./Monitor

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Vrasja në Kodra e Diellit: prokuroria kërkon 35 vite burg për Vladimir Kolën
Para 5 minutash

Vrasja në Kodra e Diellit: prokuroria kërkon 35 vite burg për Vladimir Kolën

Antonio Conte te Interi: misioni ishte të rrëzonim Juventusin, Marotta më tha se mund ta mundim
Para 35 minutash

Antonio Conte te Interi: misioni ishte të rrëzonim Juventusin, Marotta më tha se mund ta mundim

Kursi i këmbimit: euro 89.8 lekë, dollari 81.6 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro 89.8 lekë, dollari 81.6 lekë

Horoskopi i ditës, e premte 20 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e premte 20 nëntor 2026

Më të lexuarat

1 Neda kërkon të marrë dy djemtë e saj prej 1 viti, flet për herë të parë Ogren Balluku: Ajo ka dështuar si nënë
Para 11 orësh

Neda kërkon të marrë dy djemtë e saj prej 1 viti, flet për herë të parë Ogren Balluku: Ajo ka dështuar...

2 Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!
Para 10 orësh

Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!

3 Veliaj dhe Spiropali drejt PD-së? Befason deputeti Gjin Gjoni: Politika mund të bëjë çdo gjë
Para 11 orësh

Veliaj dhe Spiropali drejt PD-së? Befason deputeti Gjin Gjoni: Politika mund të bëjë çdo gjë

4 Elisa Spiropali: Modeli i Ballukut është më i keqi në PS dhe qeverisje
Para 10 orësh

Elisa Spiropali: Modeli i Ballukut është më i keqi në PS dhe qeverisje

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.