Nafta rritet me 10 lekë, tregtarët fajësojnë bursën
Nëpër pika të ndryshme të karburanteve në Tiranë, çmimi për një litër naftë është shtrenjtuar me 10-15 lekë për çdo pikë. Për qytetarët të cilët e përdorin makinën si një mjet pune përkthehet në kosto më të larta për xhepat e tyre.
“Janë shumë shtrenjtë. Na ndikon shumë në aktivitetin e përditshëm se jemi në lëvizje gjithmonë”, thotë një qytetar. “Rritja e çmimit të karburantit ndikon se është një kosto shtesë për ne. Herën e fundit që kam mbushur makinën ishte 173 lekë, nëse rritet do e lëmë makinën në shtëpi”, thotë një tjetër drejtues automjeti.
Për shoferët e taksive luhatja e çmimit të karburanteve ndihet më së tepërmi teksa punojnë çdo ditë me orare të zgjatura. “Janë rritur sa s’ka ku të vej më. Na ka iku truri. Di që janë rritur çmimet nuk është e këndshme. Është kosto për ne shoferët më shumë seç duhet”, shprehet një qytetar.
Krahasuar me rajonin, këto çmime janë më të larta. “Po të bëjmë krahasim se dalim dhe në zonën e Ballkanit, Mal të Zi, Kosovë, Maqedoni ka diferencë të madhe me këto shtete”.