FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ndihma ekonomike nuk nxjerr nga varfëria

Rritja e ndihmës ekonomike në projektbuxhetin e qeverisë nuk mund të vijë e copëzuar vit pas viti. Pedagogu Igli Tola, thotë se qeveria duhet të llogarisë minimumin jetik, në mënyrë që skema t’i ndihmojë këto familjet të plotësojnë nevojat bazë të jetesës.

“Nuk mund të aludojmë çdo vit, por duhet pas 30 viteve në ekonominë e tregut, sesa është minimumi jetik për një familje, asnjëherë ka pasur një vlerësim korrekt për sa para duhen për një familje për të jetuar me dinjitet”, thotë ai.

Paçka rritjes së pagesës për ndihmën ekonomike, një pjesë e saj do të shkojë për të mbuluar inflacionin, pra rritjen e çmimeve që pritet të vazhdojë edhe gjatë muajve të ardhshëm. Problematike ndërkohë mbetet edhe identifikimi i plotë I të gjitha familjeve që kanë nevojë për këtë mbështetje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?