Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 10:14 Raphinha pas humbjes ndaj PSG-së: Nuk është fundi i botës, tani duhet të përgatitemi për El Clasicon Barcelona pësoi humbjen e parë të sezonit, duke u mposhtur me rezultatin 4-2 nga Paris Saint-Germain në Champions League. Megjithatë, Raphinha nuk sheh arsye…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Karriget e dialogut
  • Udhëtimi i Ramës
  • Bajram Begaj
  • PSG-Barcelona
  • Vrasja në Paris
  • Ilir Meta
  • Horoskopi ditor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Karriget e dialogut
  • Udhëtimi i Ramës
  • Bajram Begaj
  • PSG-Barcelona
  • Vrasja në Paris
  • Ilir Meta
  • Horoskopi ditor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Nga 6 qershori çmimet e bulmetit rriten sërish nga 10-50%

Ekonomi E premte, 27 Maj 2022 12:46
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kompanitë e mëdha të përpunimit të qumështit dhe bulmetit kanë lajmëruar rritje të re të çmimeve nga data 6 qershor në të gjitha pikat e tregtimit me pakicë.

Rreth 55 artikuj të qumështit të gjalpit, djathit, kosit etj do të rriten nga 0 deri në 50 për qind, sipas listës bashkëngjitur që një nga fabrikat e mëdha ka shpërndarë në pikat e pakicës në të gjithë vendin.

Mund t'ju interesojë

Banka e Shqipërisë: Depozitat janë të sigurta, pavarësisht dëmtimeve të infrastrukturës

Banka e Shqipërisë: Depozitat janë të sigurta, pavarësisht dëmtimeve të infrastrukturës

19 Tetor 2026, 14:56
Bizneset në Tiranë ulin qepenat, thirrje protestuesve: Jemi me ju, mos na dëmtoni

Bizneset në Tiranë ulin qepenat, thirrje protestuesve: Jemi me ju, mos na dëmtoni

15 Tetor 2026, 12:38
Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shitet nafta dh...

14 Tetor 2026, 12:17

Kjo është rritja e katërt e çmimeve në mënyrë të organizuar brenda këtij viti. Sipas të dhënave nga lista bashkëngjitur rritjen më të lartë e ka pësuar çmimi i gjalpit, i cili për disa lloje pritet të jetë 50 më i shtrenjtë . Një nga paketimet e gjalpit te deles do të shitet me 1200 lekë  nga 800 lekë që shitet aktualisht. Gjalpi i deles vasket do të shitet me 600 lek  nga 375 lekë aktualisht.

Swiss Digital

Një gotë kos 380 gram do të shitet me 55 lekë nga 50 që është aktualisht. Një shishe kos 950 gram do të shitet 137 lekë nga 127 lekë që është aktualisht. 400 gram dhallë do të shiten 40 lekë nga 32 aktualisht. Një kuti me djathë dele 900 gram do të shitet me 840 lekë nga 770 lekë (shiko listën e çmimeve te reja me poshtë).
urimet nga tregu pohojnë se pas rritjes se çmimeve ka shumë arsye. Fillimisht energjia elektrike që u reflektua me herët gjatë vitit dhe tani rritja e kostos së lëndëve të para sidomos qumështit, në një kohë që numri i bagëtive në fermat e vogla po bie me shpejtësi.

Ndërkohë që prodhimi i qumështit është në rënie kërkesa është në rritje edhe për shkak të rritjes së numrit të vizitorëve në raport me një vit më parë.

Menaxherët e një prej kompanive më të mëdha të përpunimit të qumështit në vend thanë se, shumë fermerë të vegjël që rrisin 1 apo 2 lopë po largohen në emigracion. Fermat e mëdha janë rritur, por numri i tyre është shumë më i vogël krahasuar me fermerët e vegjël, çka nuk arrin të ekuilibrojë sasinë e qumështit të prodhuar në treg.

Çmimi i qumështit është rritur me mbi 15 për qind këtë vit, teksa një valë rritjesh ka ndodhur për të gjitha lëndët e para që nga energjia elektrike me rreth 300%, produktet e paketimit dhe kostot e tjera që erdhën nga ndryshimi i taksimit.

Sektori i blegtorisë është futur në një spirale krize vitet e fundit nga mungesa e subvencioneve në bujqësi dhe braktisja masive e fshatit në dekadën e fundit. Sipas të dhënave të INSTAT numri i krerëve të bagëtive ka rënë me rreth 20 për qind gjatë 5 viteve të fundit, teksa këtë vit rënia do jetë më e shpejtë.

Fermat e vogla me pak krerë po mbyllen nga braktisja e fshatit, ndërsa fermat e mëdha po përballen me kosto të larta pasi pothuajse të gjitha ushqimet për bagëtitë importohen nga jashtë. Pas luftës në Ukrainë çmimet e ushqimeve të kafshëve janë rritur, ndërsa fermat nuk subvencionohen nga qeveria. Shumë shpejt prodhimet shqiptare të bulmetit do të konkurrohen nga prodhimet e importit.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Raphinha pas humbjes ndaj PSG-së: Nuk është fundi i botës, tani duhet të përgatitemi për El Clasicon
SPORTI Para 10 minutash

Raphinha pas humbjes ndaj PSG-së: Nuk është fundi i botës, tani duhet të përgatitemi për El Clasicon

Policia sulmon gazetarët e Syrit dhe news24, reagon Reporterët pa Kufij
LAJME Para 34 minutash

Policia sulmon gazetarët e Syrit dhe news24, reagon Reporterët pa Kufij

Bayern, Liverpool, Arsenal dhe PSG në garë për Xavi Espart, katalanasit nuik heqin dorë nga talenti
SPORTI Para 34 minutash

Bayern, Liverpool, Arsenal dhe PSG në garë për Xavi Espart, katalanasit nuik heqin dorë nga talenti

Fshehu vilat e Ballukut në Palasë dhe Dhërmi, Igli Tare merret i pandehur nga SPAK
LAJME Para 36 minutash

Fshehu vilat e Ballukut në Palasë dhe Dhërmi, Igli Tare merret i pandehur nga SPAK

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 14 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 17 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

3 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 12 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

4 Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 21 tetor 2026
Para 1 ore

Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 21 tetor 2026

5 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
19 Tetor 2026, 21:07

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

6 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 12 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

7 Nuk ndalon në Tiranë!
Para 13 orësh

Nuk ndalon në Tiranë!

8 Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin
19 Tetor 2026, 21:15

Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.