Nuk ndryshon norma bazë e interesit për lekun

Banka e Shqipërisë bën me dije se do të mbajë të pandryshuar në nivelin 2.5 për qind normën bazë të interesit për lekun. Për herë të fundit, norma bazë e interesit për lekun u ul në fillim të korrikut nga 2.75 në 2.5 për qind.

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën e interesit të depozitës njëditore, në nivelin 1.5%, si dhe të mbajë të pandryshuar normën e interesit të kredisë njëditore, në nivelin 3.5%.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tha se qëndrimi aktual i politikës monetare është i përshtatshëm për të garantuar stabilitetin e çmimeve dhe për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?