Pastrimi i parave, Banka e Shqipërisë: Shpresojmë se vendi do dalë nga lista gri
Banka e Shqipërisë beson se vendi i ka përmbushur të gjitha rekomandimet dhe detyrat për luftën kundër pastrimit të parave.
Në raportin vjetor të Mbikëqyrjes, institucioni thekson vëmendjen e veçantë ndaj të gjitha problemeve që mund të hasin bankat, mikrofinancat, apo zyrat e këmbimit valutor.
“Plani i veprimit përfshiu edhe ekzaminime dhe inspektime, ku rezultoi se bankat i kushtojnë vëmendjen e duhur parandalimit të pastrimit të parave. Megjithatë, në disa raste janë evidentuar problematika që lidhen me vigjilencën, si dhe ndëshkime kryesisht për pikat e këmbimit valutor”, tha drejtori i Departamentit të Mbikëqyrjes në BSH, Deniz Deralla.