Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 23:02 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli Mbrëmje spektakolare në Champions League! Ndeshjet e raundit të tretë dhuruan gola dhe emocione, me Paris Saint-Germain që triumfoi 4-2 ndaj Barcelonës në “Parc…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Karriget e dialogut
  • PSG-Barcelona
  • Balluku dhe SPAK
  • Seanca e Kuvendit
  • Thirrja e Berishës
  • Gjykata liron protestuesit
  • Ditmir Bushati
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Karriget e dialogut
  • PSG-Barcelona
  • Balluku dhe SPAK
  • Seanca e Kuvendit
  • Thirrja e Berishës
  • Gjykata liron protestuesit
  • Ditmir Bushati
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Projektligji i ri, qeveria heq shpërblimin financiar për titujt e nderit

Ekonomi E premte, 23 Shtator 2022 09:55
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Veç dekoratave, qeveria shqiptare ka përgatitur një projektligj të ri që do të rregullojë edhe titujt e nderit kombëtare dhe vendor. Sipas kësaj nisme, parashikohet ndarje dhe dallim mes “titujve të nderit” nga “dekoratat”, të cilat janë propozuar të rregullohen nëpërmjet një projektligji tjetër, që i është propozuar Kuvendit për shqyrtim në muajin korrik.

Sipas relacionit, kjo nismë diferencuese ndërmerret duke mbajtur në konsideratë rregullimet ligjore të kësaj fushe të vendeve evropiane, kryesisht modelin italian dhe francez dhe kanë të bëjnë edhe me ripërcaktimin e rregullave dhe të procedurës përkatëse për dhënien e titujve të nderit.

Mund t'ju interesojë

Banka e Shqipërisë: Depozitat janë të sigurta, pavarësisht dëmtimeve të infrastrukturës

Banka e Shqipërisë: Depozitat janë të sigurta, pavarësisht dëmtimeve të infrastrukturës

19 Tetor 2026, 14:56
Bizneset në Tiranë ulin qepenat, thirrje protestuesve: Jemi me ju, mos na dëmtoni

Bizneset në Tiranë ulin qepenat, thirrje protestuesve: Jemi me ju, mos na dëmtoni

15 Tetor 2026, 12:38
Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shitet nafta dh...

14 Tetor 2026, 12:17

Ndryshe nga ligji në fuqi, ky projektligj parashikon se dhënia e titullit të nderit apo titullit vendor të nderit nuk shoqërohet me shpërblim financiar. Ligji në fuqi, i vitit 2013, parashikon se se dhënia e dekoratave, titujve të nderit, medaljeve dhe titujve vendorë të nderit mund shoqërohet me një shpërblim financiar, sipas vlerësimit të autoritetit përgjegjës.

Swiss Digital

Projektligji parashikon dy llojet të titujve të nderit në nivel kombëtar: titulli Ambasador i kombit, i cili i jepet shtetasve shqiptarë ose pjesëtarëve të diasporës, në shenjë mirënjohje për veprimtari, kontribute dhe merita të spikatura e të qëndrueshme, që lartësojnë vlerën dhe figurën e kombit shqiptar; si dhe titulli Qytetar nderi i Republikës së Shqipërisë, i cili i jepet shtetasve të huaj në shenjë mirënjohje për veprimtari, kontribute dhe merita të spikatura në shërbim të kombit e shtetit shqiptar dhe të forcimit të shoqërisë demokratike, brenda dhe jashtë vendit.

Në nivel vendor, titulli i parashikuar me ligj është vetëm Qytetar nderi, i cili jepet nga këshilli bashkiak për veprimtari të shquar brenda juridiksionit dhe në dobi të bashkisë ose për veprimtari për mbrojtjen dhe promovimin e interesave të komunitetit brenda territorit të bashkisë.

Sipas projektligjit, ky titull nderi i jepet në çdo rast edhe personaliteteve të huaja të nivelit të lartë që vizitojnë një bashki në kuadër të një vizite zyrtare ose shtetërore.

Krahas tij, projektligji parashikon mundësinë e Bashkive për të krijuar tituj të vecantë vendorë nderi (jo më shumë se dy në një vit kalendarik), për të shprehur mirënjohjen e posaçme për veprimtarinë e shquar në dobi të komunitetit të saj.

Në të njëjtën linjë, me qëllimin për të moslejuar krjimin dhe dhënien në mënyrë të pajustifikuar të këtyre titujve, parashikohet se në vendimin e krijimit,

Njësia vendore duhet të argumentojë nevojën për nderimin e veçantë, arsyen përse nderimi me titullin qytetar nderi, nuk është i përshtatshëm dhe i mjaftueshëm dhe emërtesën e titullit të veçantë vendor të nderit i cili përkon me një datë ose ngjarje të shënuar në territorin e njësisë së vetëqeverisjes vendore.

Për titujt kombëtarë, nisma për dhënien e titujve të nderit i përket Presidentit të Republikës, i cili e ushtron kryesisht, ose me propozim të Kryetarit të Kuvendit, ose Kryeministrit. Ndërsa në rastin e titujve vendorë e drejta e propozimit i përket kryetarit të bashkisë, si dhe çdo anëtari të këshillit bashkiak.

Projektligji parashikon, ndryshe nga ligji ekzistues, edhe mundësinë e kërkesës për ushtrimin e propozimit, që mund të paraqitet nga qytetarët drejtuar institucioneve, në favor të një personi të tretë treti

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
SPORTI Para 7 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
AKTUALITET Para 8 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
AKTUALITET Para 8 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
AKTUALITET Para 8 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 10 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 8 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 13 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë
Para 9 orësh

Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë

5 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 8 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

6 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
Para 7 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

7 Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin
19 Tetor 2026, 21:15

Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin

8 Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
Para 8 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.