Qeveria miraton rritjen e pagës minimale në 50 mijë lekë

Qeveria miratoi rritjen e pagës minimale mujore, duke e çuar atë nga 40 mijë lekë në 50 mijë lekë, si pjesë e angazhimeve të ndërmarra ndaj qytetarëve dhe punëmarrësve.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj tha se vendimi prek rreth 307 850 punonjës të regjistruar në sektorin publik dhe privat dhe synon mbrojtjen e nivelit të jetesës, fuqizimin e kapitalit njerëzor dhe përmirësimin e standardit të jetesës për mijëra familje shqiptare.

“Njëkohësisht, rritja e pagës minimale ndihmon në uljen e informalitetit në tregun e punës dhe në forcimin e respektimit të kontratave ligjore. Ekonomia rritet kur puna vlerësohet dhe dinjiteti i punonjësve vendoset në qendër të politikave publike”, deklaroi Ibrahimaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?