Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Rritja e çmimit të gazit në Europë po përshpejtohet, Rusia pakëson furnizimet.

Ekonomi E enjte, 28 Korrik 2022 11:31
Rritja e çmimit të gazit në Europë po përshpejtohet, Rusia pakëson furnizimet.
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Çmimet e gazit në Europë u rritën më tej të mërkurën pasi Rusia vijoi kërcënimin e saj për të bërë shkurtime të mëtejshme në furnizimet me gaz në rajon.

Çmimet e gazit u rritën me 12% ditën e sotme dhe janë shtrenjtuar me më shumë se një të tretën këtë javë, ndërkohë Evropa përpiqet të mbushë vendet e depozitimit të gazit përpara dimrit.

Kontrata standarde evropiane TTF ka arritur në 220 euro për megavat orë, duke shënuar një rekord të ri, që tejkalon kulmin e mëparshëm të rritjes së menjëhershme pas pushtimit rus të Ukrainës.

Vala e rritjeve i ka ngritur çmimet e gazit me rreth 10 herë nga niveli i mëparshëm që nga fillimi i presioneve mbi furnizimet nga ana e Rusisë vitin e kaluar

Gascade, operatori gjerman i rrjetit të gazit, tha se furnizimet në Nord Stream 1 ishin përgjysmuar në 20 % të kapacitetit që nga mëngjesi i së mërkurës.

Tubacioni kryesor, i cili lidh Rusinë me Gjermaninë, u tkurr fillimisht në 40 % të kapacitetit në qershor, duke bërë që politikanët europianë të akuzojnë Rusinë se po përdor furizimet me me gaz si hakmarrje për sanksionet e vendosura pas pushtimit të Ukrainës.

Rusia fajësoi reduktimin e flukseve në Nord Stream 1 për problemet me turbinat pasi ishin përkeqësuar nga sanksionet perëndimore. Por Kompania shtetërore e eksportit të gazit, Gazprom, nuk ka bërë asnjë përpjekje për të zëvendësuar mungesën në rrugë alternative.

Mund t'ju interesojë

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

Para 9 orësh
Ja lista e bosëve në ndërtime rezidenciale

Ja lista e bosëve në ndërtime rezidenciale

21 Nëntor 2026, 09:31
Degradimi i tokës mund të kushtojë BE-në deri në 509 miliardë euro

Degradimi i tokës mund të kushtojë BE-në deri në 509 miliardë euro

21 Nëntor 2026, 08:02

BE-ja është përpjekur të reduktojë varësinë nga gazi rus, i cili përbënte rreth 40 % të furnizimeve të bllokut përpara pushtimit të Ukrainës. Ajo u ka kërkuar gjithashtu anëtarëve këtë javë që të bëjnë shkurtime të kërkesës, për të reduktuar konsumin me 15% për të ndihmuar në magazinimin e gazit përpara dimrit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Por ekziston mundësia që industritë dhe familjet mund të përballen me racione ose mungesa këtë dimër nëse Rusia do të bëjë shkurtime të mëtejshme të furnizimeve.

Analistët në Goldman Sachs thanë këtë javë se kërkesa duhet të reflektojë çmimet “për të ndihmuar në kompensimin e humbjeve të mëdha të ofertës”.

Eni, kompania italiane e energjisë, tha se ishte njoftuar nga Gazprom se do të merrte 27 milionë metra kub gaz të mërkurën, 20 % më pak nga 34 milionë që kishte marrë ditët e fundit.

Në muajt e fundit, Italia ka reduktuar varësinë nga gazi rus, nga rreth 40 % e totalit të importeve të gazit në afërsisht 25 % , me një rritje të madhe të importeve nga Algjeria – e cila tani është furnizuesi i vetëm më i madh i Italisë.

Javën e kaluar Mario Draghi, në një fjalim në Parlamentin e Italisë para se të jepte dorëheqjen si kryeministër, tha se “varësia e papranueshme energjetike” e vendit nga Rusia ishte “pasojë e dekadave të zgjedhjeve dritëshkurtër dhe të rrezikshme”.

Draghi tha se shpresonte se Italia do të ishte në një pozicion për të ndaluar tërësisht importin e gazit nga Rusia brenda 18 muajve të ardhshëm.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 1 ore

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 1 ore

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 2 orësh

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 2 orësh

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

2 Për 30 sekonda smartfoni zbulon nivelin e stresit psiko-fizik
3 Nëntor 2019, 15:23

Për 30 sekonda smartfoni zbulon nivelin e stresit psiko-fizik

3 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 1 ore

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

4 Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 2 orësh

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.