Shqipëri, 30% e familjeve kanë borxhe për të shlyer

Banka e Shqipërisë raporton se 30% e familjeve shqiptare në vitin 2021, kishin një borxh për të shlyer të marrë kryesisht tek të afërmit e tyre. Sa i takon kredive shumica prej tyre janë marrë për konsum, ndërsa një pjesë e vogël shkojnë për blerje banese apo pasuri të tjera të patundshme.

Për të shmangur problemet në shlyerjen e kësteve apo procedurat që duhen ndjekur për të marrë kredi raporti tregon se 55% e familjeve që kanë një borxh e kanë marrë atë tek të afërmit e tyre, ndërsa vetëm 45% i janë drejtuar sistemit financiar.

Sa i takon borxhit të marrë nëpër banka dhe jo-banka 25% të rasteve janë kredi hipotekare, ndërsa 75% e huamarrjeve përfaqësojnë kredi konsumatore, overdraft dhe kartë krediti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?