Shqipëria e para në rajon, pasi 19.4% e popullsisë është e varfër

Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të varfërisë në rajon, i pasuar nga Kosova me 17.6% të popullsisë të varfër, Maqedonia e Veriut me 16.4%, dhe Mali i Zi me 15.6%. Serbia ka një nivel nën 10% të personave që jetojnë me më pak se 5.5 dollarë në ditë.

Sipas Bankës Botërore, niveli i varfërisë në vendin tonë kapi një të tretën e popullatës gjatë pandemisë, por përgjatë dy viteve të fundit varfëria është ulur me 9%. Rritja e çmimeve dhe niveli i lartë i inflacionit mund të rritin varfërinë në rajonin e Ballkanit, kur shumica e buxhetit të familjeve shkojnë për ushqime.

Në llogaritjet e fundit të Institutit të Statistikave, 41.6% e shpenzimeve të një familje në Shqipëri shkon për t’u ushqyer 10% për banesën, energjinë ujin dhe 6.9% për mobilim dhe veshje dhe 6.2% për transport.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?