Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 90.4 lekë dhe shitet me 91.2 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 81.2 lekë dhe shitet me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Aleksandër Meksi: Ikja nga dheu i Arbrit

35 vite KOHA JONË E enjte, 11 Shkurt 2021 19:36
Aleksandër Meksi: Ikja nga dheu i Arbrit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

(Botuar me 23 Nëntor 1997 në KOHA JONE)

Nga Aleksandër Meksi

(Kujtimit të Ben Kasit)

Në çdo rast, të aspirosh një jesh luftëtar i përparimit, do të thotë që nuk je për kthim prapa. Arratisja mbeti për gjysmë shekulli, ëndrra dhe shpresa e mjaft shqiptarëve që kuptuan se regjimi i komunistëve shqiptarë ishte armik i betuar i Shqipërisë dhe i shqiptarizmës, i lirisë dhe demokracisë. Sipas shifrave zyrtare të kohës, janë arratisur nga Shqipëria rreth 9.000 vetë, janë kapur në kufi dhe janë dënuar për tentativë arratisje rreth 4.300 vetë dhe janë vrarë pa mëshirë duke tentuar të kalojnë kufirin, 205 vetë. Kjo nuk duhet harruar kurrë.

Kam admiruar gjithnjë ata që arrinin të arratiseshin, kam ndjerë keqardhje të thellë për ata që në lule të rinisë, mbetën gardheve komuniste të kufirit, që u mbytën në det të hapur duke kërkuar një botë të lirë, një botë më të mirë. Për një kohë të madhe të rinisë sime dhe më vonë, e kam parë edhe unë shpëtimin nga terri komunist në ikjen nga Atdheu. Kjo është edhe arsyeja që dhe sot, unë i kuptoj ata që ndërmarrin një veprim, në mjaft raste në dukje aventuresk, tepër të rrezikshëm e për këtë duhet kurajë dhe dëshirë për jetën, për jetën me germa të mëdha.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Nuk i kam sharë ata që linin gjithçka në mëshirë të ferrit, më e pakta internimi që ishte porta e purgatorit. U takonte vetëm atyre të gjykonin veprimet që ndërmerrnin. Nuk mund të them se i bënin nga ambicia personale dhe përbuzja apo indiferenca për fatin e të tjerëve, njerëzve të tyre. Në fund të fundit secili prej nesh e ka për detyrë të luftojë për më mirë, të luftojë të keqen. Nuk kemi të drejtë të gjykojmë ata që ndjejnë “urdhrin” për të luftuar.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ikja (largimi) nga e keqja, padurimi për ta përballuar atë, kanë qenë burim i përhershëm ëndrrash dhe tundimesh për mjaft të rinj (e për shumë prej tyre edhe kur nuk ishin më të rinj) në vitet ’50-’80. Ishte kjo ëndërr që endej në mendjen e shqiptarëve e në dhè të Arbrit, që shpërtheu në Qershor 1990 e që u kurorëzua në fillim të korrikut. Unë i kam përjetuar dhimbshëm ato vite, ato ditë.

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Para 35 minutash
Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Para 36 minutash
Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Para 37 minutash

Kam dëgjuar e regjistruar në mendjen time histori të shumta emigrantësh, takime të rastit me ta, të cilat kanë nxitur fantazinë time e nuk më largohen nga kujtesa. Nuk e di a do t’i shkruaj ndonjëherë.

Për vite me radhë kam ëndërruar arratisjen, kam parë nga fare afër kufirin shumë herë, e njoha mirë atë, e kam ndjerë qenien e tij makabër. Nuk është se më mungonte kuraja të përballoja rrezikun (vdekje ose burg), por nuk dëshiroja që të tjerët “të paguanin” lirinë time, sepse e dija mirë që kanë qenë të pakët shqiptarët që pranonin ta mbanin këtë “kryq” mbi shpinë, të lumtur që dikush nga gjaku i tyre shpëtoi, sepse me të vërtetë shpëtonte nga ferri, njëlloj sikur të kishte kaluar në drejtim të kundërt Rubikonin.

Kur e ndjeva veten të lirë ta bëja këtë veprim, nuk arrita dot. Nuk ishte mossuksesi i parë e as i fundit. Kjo ëndërr ka qenë e përhershme në mendjen time. Kam keqardhjen që nuk arrita ta realizoj, sepse dhe u mundova për të, gjithnjë sipas mendjes sime. Kjo është arsyeja që mendoj se, sidoqoftë, duhet të punojmë për Shqipërinë, për të jetuar këtu ata që do të rrinë këtu, do të mbeten këtu. Fatkeqësisht për ata që ëndërrojnë ikjen dhe fatmirësisht për Shqipërinë, nuk ikin dot të gjithë. Është në natyrën e shqiptarit që ikën a mërgon, të ndihmojë të vetët që mbeten këtu. Jam i bindur që kur të bëhet Shqipëria, do të ndihmojnë dhe më shumë, do jenë krenarë që janë shqiptarë. Dhe kjo është arsye e mjaftueshme që të mënjanojmë nga jeta politike, të mos u vemi pas e t’i largojmë nga radhët tona ata që me ambiciet e marrëzinë e tyre, punojnë e luftojnë të zhbëhet Shqipëria.

Veçse, në qoftë se si gjithë vendet e tjera të Lindjes ish-socialiste kërkojmë ndëshkim ligjor, qoftë dhe vetëm moralo-politik, të atyre përbindëshave që me vetëdije krijuan gardhet e vdekjes rreth Shqipërisë, të atyre që urdhëruan rekrutët në kufi: “Vrit ata që guxojnë të kalojnë përtej” apo dhe të atyre që realizuan urdhrin (pa kuptuar çfarë bënin – kujto Ungjillin: “Fali, o Zot, se nuk e dinë se çfarë po bëjnë”), nuk mund të rrimë indiferentë ndaj atyre që kundrejt parasë së shumtë, në vend që t’i çonin në anën tjetër të detit, me gjak të ftohtë, i hidhnin në det përtej Karaburunit, apo që në vend të punës, u sigurojnë vajzave të brishta, trotuarin. Nuk ka asnjë justifikim për ta, s’duhet të ketë mëshirë, veç keqardhjes: pse janë kaq mizore. Është për të ardhur keq që ata që hedhin në det, janë vëllezër të një gjaku, nga Labëria e Dibra, nga Shkodra apo Kosova. E njëjta gjë vlen kur ata janë kurdë apo kinezë sepse janë bij nënash dhe ata, që, për të fituar bukën e gojës apo lirinë, vijnë nga fundi i botës dhe jo për t’u vrarë barbarisht.

Opinioni publik shqiptar dhe shteti duhet të bëjë të vetën ndaj këtyre përbindëshave me fytyrë njeriu. Ata duhen denoncuar përpara publikut e vënë para përgjegjësisë ligjore. Ata dihet kush janë. Unë jam i bindur që ato para gjaku do lahen për një kohë të gjatë me dhimbje e gjak e nuk do lenë askënd të qetë, sepse askush nuk ikën nga kjo botë pa paguar përgjegjësitë e veta. Dëshira për të ikur nga Shqipëria, madje në shumicën e rasteve me çdo çmim e sa më larg, nuk ka si të mos ndikojë që të lindin ndjenja aspak të dobishme për ata që do qëndrojnë këtu, për ata që nuk kanë aspak në mendje që të ikin ose që në asnjë rast nuk ikin dot. Unë do të rreshtoja tre të tilla. E para është mungesa e krenarisë kombëtare (për të mos thënë më keq), e dyta është karakteri provizor i mjaft prej nesh në Shqipëri (ose sa për të kaluar radhën), e treta dhe jo më pak e dobishme, veprime të papërgjegjshme të shumëkujt që e di se nuk do të vjelë frutet e veprimtarisë së keqe të tij.

Kaq e madhe është ëndrra e largimit nga Shqipëria, e shoqëruar në më të shumtën e rasteve me mendimin për të mos u kthyer më kurrë, sa që duhet të pranojmë që, për shumicën e shqiptarëve, sharja e racës shqiptare vjen, në radhë për nga shpeshtësia e përdorimit, menjëherë pas sharjes së qeverisë (kuptohet kur jemi jashtë saj). Pas kësaj njerëzit e ndjejnë veten të lirë të bëjnë çfarë u do qejfi kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve. Diçka pra, duhet bërë. Nuk mund të vazhdohet kështu. Ata që janë krenarë që janë shqiptarë, ata që duan ose do të jetojnë këtu, kanë të drejtë të thonë: Nëse e quani veten vizitorë, të përkohshëm apo kalimtarë mbi dhè të Arbrit, respektoni rregullat e këtushme ose largohuni. Më shqip akoma: Na lini të jetojmë si njerëz në të mirë a në të keqe, mos caktoni Ju rregulla për ne.

Jam i bindur që dëshira për të ikur nga Shqipëria (në shumë raste dhe për t’u larguar nga bashkatdhetarët), do të ishte më e pakët dmth në kufijtë biologjikë e socialë të emigracionit, po të qe se në vendin tonë do të kishte një dëshirë të fortë për të patur shtet, një bindje të plotë për nevojën, dobinë dhe domosdoshmërinë e zbatimit të ligjeve, një ndjekje në mënyrë strikte e modeleve të demokracisë perëndimore dhe konsensus sa më të gjerë (nga shumica e forcave reale politike) për këtë. Po kështu, më tepër respekt për njeriun dhe jetën private të tij, të drejtat e tij dhe nismën e tij të lirë në të gjitha fushat e veprimtarisë njerëzore.

Jam gjithashtu i bindur që lehtësira më të mëdha për të udhëtuar jashtë shtetit, punësim sezonal, e në përgjithësi lehtësira qëndrimi jashtë Shqipërisë, në vendet fqinje e ato pranë, do të pakësonin dëshirat e ngacmimin e përhershëm për largim nga Shqipëria.

Megjithatë, të bërit e Shqipërisë, përparimi i vazhdueshëm i saj, afrimi i nivelit ekonomik me atë të fqinjëve tanë, rezultat vetëm i punës dhe i bashkëpunimit, demokratizimi i vazhdueshëm i vendit, heqja dorë nga konfliktet dhe shkatërrimi, respekti për punën e paraardhësve, janë të vetmet mundësi për këtë. Sa më shpejt, aq më mundësi ka për të mos marrë të tatëpjetën si vend dhe si popull. Vetëm atëherë mund të vërtetohet thënia e Naimit: “Lum kush të rrojë, ta shohë Zonjë”.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 35 minutash

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 36 minutash

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C
Para 37 minutash

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 8 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 13 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 9 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 15 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 14 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.