Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 08:02 Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik Ndërprerjet e planifikuara të energjisë në Ukrainë kanë nisur që në tetor, ndërsa Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj rrjetit energjetik. Në Kiev disa familje…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Andi Bejtja: Opozita dhe fajdetë

35 vite KOHA JONË E premte, 8 Janar 2021 23:31
Andi Bejtja: Opozita dhe fajdetë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

(Botuar me 14 Janar 1997 në KOHA JONE)

Nga Andi Bejtja-

Pas dështimit në zgjedhjet lokale të 20 tetorit, opozita shqiptare e shkatërruar i ka varur tashmë shpresat vetëm te rënia e institucionit të fajdeve. Në fakt fajdetë janë bërë përcaktuese dhe njëkohësisht kanë bllokuar politikën shqiptare, por kjo nuk ka pse të pengojë opozitën dhe kryesisht Partinë Socialiste të riorganizohet dhe të reformohet për t’u bërë ballë sfidave të reja. Kanë kaluar tre muaj dhe akoma nuk është bërë një analizë bindëse e humbjes në zgjedhjet e fundit. Asgjë nuk lëviz nga këneta PS, asnjë sugjerim, asnjë manovër politike qoftë dhe me fjalë, asnjë përpjekje për të ribashkuar elektoratin e përçarë pas mocionit të Nanos dhe ndryshimit në kreun e partisë. Këtë përçarje po e përjeton akoma elektorati socialist, i cili për shkak të pozitës së keqe ekonomike në krahasim me elektoratin e kioskave të PD-së, tashmë e ndërron fare kollaj portretin e Nanos me atë të Xhaferrit apo të Drizës. Edhe vetë Nano hesht dhe siç thotë një anëtar i PS-së, “ngurron të japë dhe fjalë me fajde”. Elektorati socialist pas dy zgjedhjeve të fundit nuk e ka më përkushtimin e parë ndaj PS-së dhe nuk është më një elektorat me hap rreshtor. Gjithashtu ngjarjet e fundit në Bullgari e Serbi ku homologët socialistë janë në pozitë tejet të vështirë, janë në disfavor të opozitës socialiste, pavarësisht nga imazhi i keq i PD-së pas zgjedhjeve të 26 majit. Si për të mos mjaftuar këto, në vend që të përfitojnë nga ky imazh i keq, socialistët bëjnë dhe “gafa të tilla të vogla”, siç ishte përpjekja për të emëruar në postin e zëvendëskryeredaktorit të Zërit të Popullit një komunist të vjetër. Edhe këtë herë, ashtu si herët e tjera, socialistët i kanë varur shpresat vetëm te gabimet e PD-së dhe konkretisht te rënia e fajdeve. Ndërkohë, gërryerja e PS-së dhe e opozitës në përgjithësi vazhdon edhe për arsye të tjera më të thjeshta. Shumë anëtarë dhe simpatizantë të saj të lodhur nga qenia në opozitë dhe të persekutuar nga pushteti në të njëjtën kohë, për arsye mbijetese apo thjesht për një jetë më të mirë, kanë filluar të afrohen me pushtetin duke e parë këtë si të vetmen mënyrë për të jetuar. Në këto kushte edhe në rast të zgjedhjeve të parakohshme, opozita zor se do te mund të siguronte në parlament karriget që ëndërron. Ndërkohë që opozita vetëm pret nga rënia e fajdeve, PD i shfrytëzon fajdetë ashtu siç i shfrytëzoi para zgjedhjeve të 20 tetorit. Sistemi piramidal i fajdeve po dobësohet dita ditës, po me sa duket apokalipsi nuk do të ndodhë në një ditë ashtu siç dëshirojnë kundërshtarët e PD-së. PD e ka fare të qartë se kapitulli fajde do të mbyllet një ditë, por ajo po kujdeset që ky kapitull të mbyllet me tërmete të vogla dhe të shtrira në kohë, për të zbutur në këtë mënyrë sa më shumë revoltën e popullit shqiptar, gradacioni i të cilit historikisht ka qenë i ulët edhe në rastin kur i është hequr buka e gojës.

Mund t'ju interesojë

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kr...

Para 37 minutash
Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur

Para 38 minutash
Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Para 2 orësh

Partia në pushtet po mundohet që gjithçka të rrënohet gradualisht për të lënë në fund vetëm dy tre gjigantë fajdesh, që në rastin më të keq t’i bëjë shqiptarët aksionarë objektesh me vlerë të shtuar artificialisht. Edhe vetë Berisha vazhdon lojën e tij. Ai mundohet ta shpërndajë vëmendjen në pika të tjera dhe kryesisht mbi Kosovën, duke i dëshmuar Perëndimit dhe sidomos SHBA-së se në Shqipëri nuk ka alternativë tjetër përveç tij. E vetmja dritë shprese vjen nga Shkodra, ku e djathta po i zgjat gjymtyrët e saj dhe në qytete të tjera të Shqipërisë. Megjithatë kjo do të jetë një betejë e gjatë me levat e djathta të Berishës, i cili aktualisht kontrollon gjithë Shqipërinë, duke pasur përpara vetëm një problem moral: si do të rizgjidhet President nga një parlament ilegjitim?! Andi Bejtja

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik
Para 37 minutash

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur
Para 38 minutash

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 11 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 15 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 17 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.