Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ardian Klosi: Strategjia e puseve të djegura

35 vite KOHA JONË E premte, 4 Dhjetor 2020 22:26
Ardian Klosi: Strategjia e puseve të djegura
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

(Botuar me 17 Prill 1996 në KOHA JONE)

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Nga Ardian Klosi-

Mund t'ju interesojë

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përme...

Para 6 orësh
Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Para 7 orësh
Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 8 orësh

Dëgjoja këto ditë një shok të këmbëngulte me pasion se veprimet e Presidentit tonë tani në prag të zgjedhjeve nuk mund të quhen veçse makiavelike. Ndarja surrealiste e zonave elektorale, shpallja e beftë e datës së zgjedhjeve, ngritja e një komisioni pastërtie që ia rrëzon pa asnjë mundim kundërshtarët e sigurt në Parlament, të gjitha këto veprime me kalkulimin e mbrapshtë që fshihet prapa tyre nuk mund të pillen përveçse nga mendja e një nxënësi të Makiavelit.  Siç e lashë të mbaronte, ia ktheva se nxitohej në dëshpërimin e tij dhe se veprën e Nikolo Makiavlit, dukej se nuk e njihte mirë. Ky humanist i madh i rinashimentos gabimisht ka hyrë në fjalorin e një shumice njerëzish si personifikim i satanizmit politik. Në të vërtetë “princi”  i Makiavelit është një manual i politikës realiste, së paku ashtu siç praktikohej këtu e 5 shekuj të shkuar. Po të kujtoj, i thashë, vetëm një këshillë që i jepet familjes Medici në libër: “sundimtari nuk ka pse të trembet nga nami i mizorit. Në rast se do t’i mbash nënshtetasit të bashkuar e besnikë, në disa gjyqe të rrepta je shumë më njerëzor se sa kur, gjoja për tolerancë e lë vendin në mëshirë të rrëmujës, që sjell me vete hajdutërinë dhe vrasjet”. Siç e shikon analogji me sundimtarin e Shqipërisë nuk kemi aspak, madje kemi në një veprim të kundërt. Presidenti ynë trembet jashtëzakonisht nga nami i mizorit, (duket ngaqë e ka predispozitë natyrore, por ja që hipi në fron në një kohë inkonveniente për masakra), gjyqet tona nuk janë të rrepta, por të kalbura. Ndërsa rrëmuja kombëtare pjell dita-ditës korrupsion, hajdutëri, vrasje, mbytje në det. Në mos makiavelik, bizantin është, vazhdoi shoku im me afsh, metoda inkuizicioni po zbaton! Gabimi yt, iu përgjigja sërish me qetësi është se projekton disa shembuj klasikë për një fenomen kaq çapraz dhe kaq noksan shqiptar, saqë mund të shpjegohet vetëm ngushtësisht me realitetin e këtij vendi. Sepse, si bizantizmi ashtu dhe inkuizicioni ngriheshin mbi ideologji të qarta: po kaq të qarta ishin edhe masat ndaj armiqve përkatës, qoftë kur u nxirrnin sytë me masha, qoftë kur i digjnin të gjalla mbi turra drush. Megjithatë, kur u ndava nga shoku mbeta përsëri i pakënaqur prej vërejtjeve të mia.  Sepse refuzimi i disa përcaktimeve përsëri nuk na e afron njohjen e së vërtetës, e cila  për të qëndruar në këmbë si njohje, një farë përkufizimi medoemos e kërkon. Në rastin e sundimtarit tonë dhe sidomos të shpikjes së tij me komisionin e virgjinitetit, mendova, kemi të bëjmë me një dhelpëri anadollake përzier me biografirrëmihje të militantit komunist. Mirëpo një meditim pak më i thelluar përsëri më la të pakënaqur me gjetjen e këtyre dy javëve si përcaktim të trungut, sepse si dhelpëria e sulltanëve ashtu dhe biografizmi shtetëror i Enver Hoxhës, kishin një meritë që ideologjisë berishiane i mungon: konsekuenca. Të dyja u zhvilluan deri në fund dhe mbajtën në këmbë sisteme, të dyja arritën të tillë përsosmëri në funksionimin e tyre, saqë pa ngurrim mund t’i quajmë art qeverisjeje. Ndërsa sundimtari aktual, ose sundimtari me ekipin e këshilltarëve të tij, në përpjekjen për të eliminuar kundërshtarët me një komision të frymës së papërlyer, bën një melanzh aq të keq të dy njësive të lartpërmendura,  sa në vend të sistemit u poll një farsë. Përse farsë? Për arsyen e thjeshtë se Sali Berisha me ekipin e tij të ish profesorëve të marksizmit, ish sekretarëve të BRPSH, ose ish gjykatësve komunistë nuk mund të nxjerrë të papastër me anë të një komisioni pastërtie djem të rinj të periudhës së përmbysjes si Preç Zogaj ose Ridvan Peshkëpinë. Berisha bënte stazhin e partisë dhe mësonte intrigat e para komuniste, në kohën kur këta të dy hanin përshesh me qumësht ose i binin maces me lugë. Berisha zgjidhej sekretar organizate dhe rendte pas udhëheqjes në Paris, në kohën kur këta të dy rendnin pas një topi prej leckash nëpër baltovinat e fshatit, Berisha bëhej i dërguar i R. Alisë pranë studentëve në kohën kur këta të dy bëheshin të dërguarit e studentëve për kohën që po vinte. Më kujtohet si tani një çast, tek ishim ngritur për të folur në tribunë në Janar të vitit 1991 kolegu im Edi Rama dhe unë, kur doktori na u afrua dhe na u lut të mos e kërkonim publikisht para banorëve të kryeqytetit hapjen e dosjeve. Përse e kishte atë shqetësim të madh? Përse e ndaloi atëherë me çdo kusht hapjen e dosjeve Partia Demokratike? Në vendet e Lindjes, në Ceki, Gjermaninë Lindore, Hungari, kjo ishte një nga punët e para që u bë, pasi kanë edhe dosjet, edhe listën, edhe gurin edhe arrën. E pra, për të kuptuar fenomenin që u parashtrua më lart nuk duhet të harrojmë për asnjë çast se ndodhemi në Shqipëri. Këtu orët ecin ndryshe, këtu sundimtarët, sidomos në çastet e panikut, kur i afrohen fundit, kanë ide të çuditshme. E. Hoxha shpiku tufëzat dhe erëzat për të shpëtuar nga katastrofa ekonomike. R. Alia shpiku Bashkimet Profesionale dhe Lidhjen e Shkrimtarëve si subjekte pluraliste për të shpëtuar nga katastrofa politike, ndërsa presidenti më i mbramë, komunisti i Shqipërisë shpiku komisionin e cipës së virgjër për të shpëtuar nga humbja e tretë radhazi në zgjedhje  dhe katastrofa personale. Goditjet që po jep komisioni i pastërtisë, i cili për efektin dezinfektues nuk meriton të quhet as komisioni i pastrimit të morrave, kanë vetëm një të keqe objektive: ato mund ta deprivojnë parlamentin shqiptar në të ardhmen nga disa mendje të mprehta e me shumë vlerë për politikën shqiptare, siç janë Teta, Çupi, Agolli, Legisi, Zogaj, Peshkëpia. Akti më i fundit berishian të kujton padashur ndezjen që u bëri puseve të naftës Sadam Hyseini gjatë ikjes së tij të ndërkryer nga Kuvajti. Për fat të mirë aftësia gjeneruese e mendjeve shqiptare është po aq e pasur sa edhe rezervat kuvajtiane në naftë. Pastaj, gjithçka bëhet e durueshme kur kemi parasysh se jemi në farsë apo në teatër absurd.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 6 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 7 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 8 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 8 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 8 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 11 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 10 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 6 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.