Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 90.4 lekë dhe shitet me 91.2 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 81.2 lekë dhe shitet me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Armando Meta: Berisha deklaron se “jashtë parlamentit është vetëvrasje”

35 vite KOHA JONË E mërkurë, 17 Shkurt 2021 20:08
Armando Meta: Berisha deklaron se “jashtë parlamentit është vetëvrasje”
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

(Botuar me 27 Janar 1998 në KOHA JONE)

Nga Armando Meta-

TIRANË – Demokratët do të rikthehen në parlament. Bojkotimit blu prej 5 muajsh, duket se përfundimisht i ka ardhur fundi. Vetë numri 1 i kësaj partie, Sali Berisha, ka deklaruar dje në konferencën e rregullt për shtyp, se vendimi për largimin nga parlamenti i PD ka qenë i diktuar, por jo përfundimtar. “Nëse një forcë politike demokratike mendon të qëndrojë jashtë parlamentit, ajo më mirë të shuhet se sa të ekzistojë”- deklaron Berisha. Janë këto fjalët që duket se do t’i hapë dritën jeshile grupit parlamentar të PD, për të zënë vendin që i takon në parlament.

Për rishikimin e qëndrimit të PD ka ndikuar deklarata zyrtare e “trojkës” Evropiane dhe deklarata e departamentit të shtetit amerikan. Në të, i bëhet thirrje PD, që t’i japë fund menjëherë bojkotit parlamentar dhe të marrë pjesë në procesin kushtetues. Këtë e konfirmon edhe Berisha: “PD do të rishohë qëndrimin e saj ndaj parlamentit dhe do të angazhohet, për të luajtur një rol të fuqishëm në parlament. Ajo do t’i dëshmojë komunitetit ndërkombëtar vullnetin e palëkundur, për një dialog të frytshëm për problemin e kushtetutës”,- sqaron Berisha.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Lideri i PD nuk harroi t’i kërkojë mazhorancës parlamentare, garantimin e të drejtave të procedurës në parlament, në mënyrë që këto hapin rrugën e bashkëpunimit dhe dialogut brenda një shoqërie demokratike. Sipas tij duhet të bëhen përpjekje të përbashkëta për të dalë nga kriza dhe në këtë kontekst, duhet të punohet për të zgjidhur problemet më të mprehta. “Ftoj qeverinë dhe koalicionin qeveritar, që të bashkëpunojmë seriozisht mbi bazën e kësaj pakete në mënyrë që të përmbushim detyrimet që rrjedhin prej saj. Kjo është në interes të vendit dhe të kapërcimit të krizës”, sqaron Berisha. Një argument tjetër që hedh kreu i demokratëve, për rishikimin e qëndrimit ndaj parlamentit është se PD nuk ka ndërmend të bëjë lojën e PS, të cilët sipas tij, kërkojnë me çdo kusht që ta kthejnë në një opozitë fasadë. Pavarësisht nga kjo nismë e re, duket se PD do të mungojë për një kohë mjaft të gjatë në Komisionin Parlamentar për Hartimin e Kushtetutës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në këtë konferencë, lideri demokrat ka hedhur pikëpyetje të mëdha lidhur me pjesëmarrjen e PD në këtë komision. Sipas tij, vetëm vendosja e dialogut, mund të gjejë rrugën dhe variantin më të suksesshëm për bërjen e vendit me kushtetutë. “Jemi për dialog kushtetues, si dhe ftoj kryeministrin që të ridimensionojë të gjitha qëndrimet e tij ndaj paketës së “trojkës”. Nëse një kushtetutë humbet përsëri, do të jetë një humbje shumë e madhe për ne”, deklaron Berisha. Por këto deklarata, më shumë se sa kundërshti ndaj këtij komisioni, duket se i shërbejnë më tepër një ingranimi gradual të PD në jetën parlamentare. Hapi i parë i saj, do të jetë pjesëmarrja në parlament dhe hapat e tjerë, për pjesëmarrje nëpër komisionet parlamentare, duket se do të ndërvaren nga hapat që do të hedhë mazhoranca, në përmbushjen e sugjerimeve të “trojkës”. Nisma e re e deklaruar nga Berisha pritet të diskutohet në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD. Sipas disa burimeve brenda radhëve të demokratëve, rikthimi në Parlament i “Bashkimit për Demokraci” gjithsesi nuk pritet të jetë një çështje më e afërt se fillimi i pranverës.

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Para 36 minutash
Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Para 36 minutash
Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Para 37 minutash

ARMANDO META

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 36 minutash

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 36 minutash

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C
Para 37 minutash

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 8 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 13 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 9 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 15 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 14 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.