Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 90.4 lekë dhe shitet me 91.2 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 81.2 lekë dhe shitet me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Arta Marku: Arti i shtatë pa ekran

35 vite KOHA JONË E martë, 2 Shkurt 2021 19:26
Arta Marku: Arti i shtatë pa ekran
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

(Botuar me 28 Shtator 1997 në KOHA JONE)

Nga Arta Marku-

Kinematë në Shqipëri, sallat ku filmi ndjehet inferior. Prej vitesh të denigruara, ambientet e shfaqjes së filmave, janë për kategorinë më të ulët të shoqërisë. Njerëz, të shfytyruar, duket se e kanë gjetur më në fund tyre. Paradoksalisht, kinematë (totalisht të gjitha sa kanë mbetur), janë vendet ku perversët gjejnë vetveten, ku adoleshentët, mësojnë se si të bëhen të egër, të rrezikshëm, mësojnë atë që nuk duhet të jetë fizionomia e tyre e ardhshme…

Çuditërisht, pse jo, është turp, të drejtohesh drejt kinemave. Për një njeri që pretendon ta kategorizojë veten si të tillë, relaksi (shpesh ushqimi shpirtëror), mund të shijohet më mirë në një kafene. Absolutisht jo në KINEMA. Nëse nuk je një ushtar, adoleshent i papjekur, një i ashtuquajtur njeri, krejt inferior… të shfaqesh në biletarinë e një kinemaje, do të të thotë të shkaktosh habi.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në sallat krejtësisht të shkatërruara, spektatori i paktë në numër, gjithsesi duket se nuk i shqetëson ata që administrojnë, këto ambiente. “Të kënaqur” së paku, që kinematë i “shërbejnë” dikujt, apo më saktë që dikush është që u shërben kinemave dhe mundësisë që ato të qëndrojnë në këmbë, pronarët e tyre, nuk lodhen të mendojnë më gjatë. Dhe në fakt: pse të mendojnë ata që kanë në dorë direkt kinematë e sotme, për sa kohë që një shtet i tërë, apo qeveritë (pavarësisht se shkojnë e vijnë) e kanë shpërfillur prej kohësh atë pjesë të kulturës që ka të bëjë me filmin dhe kulturën e shfaqjes së tij.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Për fat të mirë, shqiptarët e sotëm mund të tentojnë drejt teatrit… librave… Por kjo nuk mund të justifikojë distancimin e madh midis publikut dhe kinemasë, fakt ky i së sotmes, krejt e kundërta e raportit të djeshëm. Absurde por kinematë u shkatërruan në kohën е “mbretërimit” të Dhimitër Anagnostit, apo më saktë ky shkatërrim mori formë në kohën e qëndrimit të regjisorit të madh në postin e ministrit të kulturës. Ashtu si dhe shkatërrimi i librarive ndodhi në kohën e ministrit të kulturës Teodor Laço. Ndërsa një regjisor, i pasionuar pas filmit, nuk lodhet të mendojë për kinematë, dhe një shkrimtar, nuk shqetësohet për librin, asgjë, me të drejtë, nuk mund të pritet nga ata që nuk kanë lidhje direkte me elementet e sipërpërmendur.

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Para 1 ore
Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Para 1 ore
Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Para 1 ore

Vite të tëra me kinema, vetëm për filmin pornografik, përfundimisht, nuk ka shqetësuar askënd… Ndërkaq, regjisorët, producentët, skenaristët, aktorët etj, presin ditën kur do të jenë kinematë, në fakt jo vetëm për ata. Të gjithë, nuk pretendojnë të prodhohen 14 filma në vit, nuk ka rëndësi se sa, por ajo që bëhet dhe i takon publikut, le të ketë të drejtën të shkojë tek këta të fundit.

Dy salla kinemaje, në Pallatin e madh të Kulturës, të cilat në të shkuarën ishin pikat e kontaktit të artistëve të filmit, ambientet ku zhvilloheshin festivalet apo takimet elitare të kinematografisë shqiptare, ka kohë që s’funksionojnë. Kinema Partizani, pasi nuk rezultoi restorant fitimprurës, apo ndoshta thjesht për mosmarrëveshje palësh kontraktuese, u mbyll. Kinema “17 Nëntori”, jo për arsyen se dikujt mund të mos i pëlqente ky emër (për këtë zgjidhja ishte e thjeshtë) u kthye në bingo.

Filmi shqiptar, mbetet të radhitet në raftet e arkivës, në rastin më të mirë të bëhet privilegj i spektatorit të huaj, që pavarësisht nga dëshira e mirë nuk e njohin shqipen. Edhe në Shqipëri ka artistë cilësorë, të pasionuar, përfaqësues të denjë të nivelit në të cilin ndodhet arti i shtatë këtu. E ndërsa një pjesë e mirë e tyre kanë zgjedhur të qëndrojnë këtu, pa preferuar rrugët e botës, pa dashur të tjetërsohen dhe të huazojnë profesione të tjera larg vetvetes, kjo nuk do të thotë se duhet të privohen nga kënaqësia që mund t’u japë dalja në publik.

Kujtim Çashku, Esat Mysliu, Fatmir Koçi, padyshim, ndërsa vazhdojnë punën e tyre, nuk mendojnë se publikun duhet ta kërkojnë diku larg, përtej kufijve. Margarita Xhepa, Kadri Roshi, Mirush Kabashi, Yllka Mujo, nuk punojnë me idenë se një regjisor i huaj ndoshta një ditë do të kujtohet për ta. Vath Koreshi, Diana Çuli, Teodor Laço, Natasha Lako, nuk shkruajnë që skenarët e tyre të mbeten sirtarëve… Të gjithë kërkojnë spektatorin, me të cilin s’mund të takohen askund veçse në kinema. Një traditë e bukur, që fatkeqësisht i takon së shkuarës, e kishte lidhur publikun me artin e shtatë.

Pavarësisht nga cilësia që shpesh linte për të dëshiruar, filmi kontaktonte me njerëzit dhe ata nuk e neglizhonin, pse jo e prisnin të shfaqej në ekranin e madh. Në kohën kur televizioni është kthyer në një konkurrent i rrezikshëm i kinemasë, për Shqipërinë është detyrim që njerëzit të mbeten të presin orarin e filmave në ekranin e vogël. Bezja e bardhë i largon njerëzit me imazhet e përbuzshme që projektohen në të. Veç kësaj, ndërsa cikli i prodhimit të një filmi do të mbyllej me shfaqjen në kinema, në Shqipëri mbetet të jetë vazhdimisht i hapur… Kinematë vazhdojnë të jenë për filmin pornografik dhe filmi cilësor duket ta ketë më të lehtë të gjejë kinema jo shqiptare. /ARTA MARKU/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 1 ore

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C
Para 1 ore

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 8 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 10 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 13 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 16 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 15 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.