Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Artisti i Popullit dhe Nderi i Kombit, Kadri Roshi rikthim në qeli

35 vite KOHA JONË E premte, 26 Mars 2021 19:59
Artisti i Popullit dhe Nderi i Kombit, Kadri Roshi rikthim në qeli
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

(Botuar me 4 shkurt 1999 në KOHA JONE)

-Artisti i Popullit dhe Nderi i Kombit, Kadri Roshi rikthim në qeli-

Artisti i Popullit dhe Nderi i Kombit, Kadri Roshi devijoi dje nga rruga e tij e zakonshme, duke e lënë për pak momente metropolin e zhytur në liri, kur vizitoi të burgosurit që kryejnë dënimin në Repartin 325 të burgut të Tiranës.

“Ndihma ka vlerë kur tjetri është në hall”,- me këtë fjali që rezultoi shumë e gjetur, Roshi hapi një bisedë më së të përzemërt me të privuarit nga liria. Dhe një artist si ai e di shumë mirë ç’do të thotë të mos jesh i lirë.

“Unë jam sot tek ju t’ju shmang sadopak rëndesën e izolimit dhe t’ju hap një dritare sado të vogël të jetës së lirë, duke ju uruar ta arrini edhe ju atë sa më shpejt dhe sa më denjësisht”,- kjo i hutoi akoma më tepër të burgosurit që të mbledhur ngushtë në një nga sallat më komode të Repartit 325 nuk ia ndanin sytë për asnjë moment njeriut që prej vitesh nuk e shihnin as në ekran. “Si artist i jam borxhli përherë popullit tim dhe, nëpërmjet këtij takimi me ju, shlyej sadopak nga ky borxh i madh”- kësaj radhe artisti i madh i preku me të vërtetë shumë të dënuarit. Duke përmendur grimca të shumta të jetës së tij si artist dhe si njeri, Roshi iu përgjigj shumë pyetjeve të drejtpërdrejta të të burgosurve. “Njeriu, pavarësisht nga rrethanat disa herë jo të favorshme, asnjëherë nuk duhet ta humbë besimin tek jeta dhe mirësia e saj”, tha ai. Shumë nga të burgosurit dëshironin që këto fraza të vazhdonin akoma, që aktori të fliste përsëri por tani kishte ardhur radha e tyre. Ata bënë shumë pyetje dhe morën po aq përgjigje.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Jemi pak a shumë të gjithë fajtorë”

“E ndjeva detyrë qytetare që të shkoj mes të burgosurve, janë njerëz që duhen ndihmuar, janë njerëz që kanë të drejtë të hyjnë në shoqëri pavarësisht se ndodhen aty brenda, mes hekurash dhe lagështirës së qelisë”- tha mes shumë emocionesh dje në mbrëmje për “KJ” Kadri Roshi.

Artisti tani ka dalë nga qelitë dhe nuk e ka edhe aq të lehtë të flasë për atë ç’ka bëri në burg.“Jemi pak a shumë të gjithë fajtorë”. Këtë e thotë pa mëdyshje Artisti i Popullit. Ai u ka folur të dënuarve për jetën e tij, edhe si artist edhe si i burgosur. Mes tyre ai filloi të kujtonte vitet jashtë skenës dhe ekranit. Vite që kishin lidhje me qelitë e burgut.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Duhet të falen, në asnjë mënyrë të mëshirohen”. Sipas artistit kjo është mënyra më e mirë për rigjenerimin dhe risjelljen në jetë të burgosurve. “Të gjithë ne sot jemi duke kaluar një farë burgu” u shpreh ai pas takimit më të dënuarit. “Më bëri shumë përshtypje ambienti në të cilin jetonin, i kishin të gjitha kushtet, por u mungonte liria”.

Mund t'ju interesojë

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Para 3 orësh
Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 3 orësh
Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Para 4 orësh

Këtë e ka vënë re mirë njeriu që ka provuar vetë qelinë. Madje akoma më keq, ai ka rrezikuar të pushkatohej shumë vite më parë, pasi ishte dënuar me vdekje.

“Unë e ndjeva për detyrë që të isha mes tyre, u urova me gjithë shpirt që të shijojnë lirinë sa më shpejt, pasi edhe nëse kanë bërë një faj apo gabim e kanë patur një arsye që i ka shtyrë.

T’u thoja mirë se ju gjeta, nuk shkonte për vetë vendin në të cilin janë momentalisht, ndaj u dhashë shpresën se do t’i takoja” – vazhdon ai. Nuk e ka parë fare si detyrim të rastit. Ndaj s’është treguar pasiv duke depërtuar deri thellë në psikologjinë e tyre. Për më tepër artisti thotë se do të shkoj ti takoj shpesh.

“U recitova vargjet e Shekspirit dhe u përlotën”. Kur tregon këtë moment, Artisti i Popullit bëhet edhe vetë shumë keq, dhe mbase një gjë impresiononte e bën të mbajë lotët. “Të gjithë duhet të shkojnë dhe t’u lehtësojnë plagët dhe kjo pasi do i kemi sërish pranë kur të mbarojnë dënimin që kanë marrë”- përfundon Kadri Roshi.

Ndërkaq, Drejtori i Repartit 325, Xhemal Qefalia dukej se kishte kryer një shërbim, një detyrim të madh ndaj të dënuarve dhe këtë e reflektonte në gjithë gjatësinë e fytyrës. Buzëqeshte pa pushim. “Të burgosurit janë njerëz dhe kanë nevojë për argëtime dhe takime me njerëz të shquar, pavarësisht se janë të izoluar si të dënuar për vepra të ndryshme penale”- tha Qefalia në përfundim të takimit. Më tej, ai shpjegon se në burg nuk analizohet vepra e kryer nga ata, por merren masat e sigurimit, të trajtimit dhe edukimit. Dhe janë tamam këto vizita dhe veprimtari të tilla, format më të mira për edukimin e të burgosurve, për të gjeneruar botën e tyre shpirtërore dhe morale.

Kadri Roshi para pushkatimit

Artisti i Popullit e di ndoshta më mirë se kushdo tjetër nga kolegët e tij se ç’do të thotë: jetë e lidhur pas hekurave. Dhe jo vetëm kaq.

Mjekra e tij e bardhë, rrudhat në ballë nuk tregojnë vetëm suksesin e tij në skenë. Në moshën 21-vjeçare ai përballet për herë të parë me vdekjen. Në një barake, në të cilën kalonte netët e vështira të rinisë, gjermanët zbuluan një depo armësh. Kjo ishte arsyeja që Kadri Roshi dhe disa të tjerë u çuan në bankinën e molit që sapo ishte hedhur në erë, për t’u pushkatuar. Jetën ia shpëtoi një komandant xhandarmërie, të cilit sot i kujton vetëm mbiemrin. Ai i sugjeroi gjermanëve që më mirë të shkonin në burg se sa të pushkatoheshin. Pas burgut të Durrësit, transferohet në atë të Tiranës dhe lirohet si i pafajshëm në natën e një masakre.

Hera e dytë përballë pushkatimit, për Kadri Roshin ka qenë gjatë xhirimit të filmit “I teti në bronz”. Në fshatin Floq të Korçës ishte duke u xhiruar momenti i pushkatimit të fshatarëve. Në një vijë 20 metra para këmbëve të artistëve fshatarë u vendos toga e pushkatimit. Automatikët ishin të mbushur më plumba manovër, por krisma e njërit prej tyre ishte ndryshe. Dikush kishte ndërruar krehrin e fishekëve. Plumbat e vërtetë fatmirësisht qëlluan mbi një gur, ciflat e të cilit shkuan në fytyrën e artistit, që u mbulua në gjak. Edhe sot e kësaj dite kur artisti i madh ka hedhur pas 75 vjet të jetës së tij, ka një enigmë. Kush ishte personi që qëlloi gjatë xhirimit të filmit dhe cila ishte arsyeja?

Kjo ndoshta është një nga skenat që ai s’ka për ta harruar. Dhe e ka një shenjë në ballë që ia kujton prej vitesh këtë incident, që për pak mund t’i kishte marrë jetën.

Burgu dhe njerëzit e artit…

Në 14 shkurt, ditën e Shën Valentinit, mbushet një vit nga fillimi i liturgjisë së njerëzve të artit dhe kulturës në mes të qelive me të burgosur. Një koncert në një skenë të improvizuar në burgun 325 këtu në Tiranë, një vit më parë në ditën e të dashuruarve, ndryshoi shumë distancat e krijuara me të gjithë ata që gjykatat i kanë lidhur pas hekurave të burgut. Këngëtarët dhe humoristët më të njohur bënë që edhe të burgosurit të shijojnë çastet e jetës së privuar. Dhe kjo datë e shënuar ishte vetëm fillimi. Ka qenë atje aktori Mirush Kabashi, shkrimtari më se popullor Dritëro Agolli dhe së fundi edhe aktori i madh i skenës Kadri Roshi. Këta japin shembullin për të gjithë të tjerët.

EDI LESI, PANDI GJATA

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 3 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 3 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 4 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 4 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 8 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 5 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 11 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 10 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.