Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Bardhyl Minxhozi: Misteret jashtë Kështjellës Rambuje

35 vite KOHA JONË E premte, 26 Mars 2021 20:04
Bardhyl Minxhozi: Misteret jashtë Kështjellës Rambuje
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

(Botuar me 11 shkurt 1999 në KOHA JONE)

Nga Bardhyl Minxhozi-

Media duke mos patur mundësi të zakonshme për të dhënë lajme për takimin, është marrë me historinë dhe bukuritë e kështjellës dhe qytetit Rambuje. Deri tani lajmet nga Rambuje i ngjajnë reklamave turistike. Njerëzit duke ditur se nuk pritet shpejt ndonjë lajm i ri, u gëzohen pamjeve me dëborë të një kështjelle të bukur. Por edhe ato lajme që shiten si lajme kanë një sfond misterioz që u ngjan historive të mesjetës me kështjella ku njerëzit e thjeshtë dinë shumë pak për jetën e princërve.

Ndërkaq gazetarët japin lajme për gazetarët që sillen rreth kështjellës dhe nuk mund të depërtojnë në portet e saj dhe për aeroplanë që nuk lejohen të fluturojnë mbi qytet, telefona modernë që janë ndaluar të përdoren. Mbase këto ditë do të dëgjojmë se ndonjë gazetar do të kapet duke u ngjitur me litar në muret e kështjellës! Gjithsesi kësaj kështjelle të vjetër i erdhi shansi të koleksionojë në kronikën e saj një nga ngjarjet më të rëndësishme të ditëve të sotme, por në fakt aspak moderne. Vjetërsia e konfliktit nuk mund të tentohej të zgjidhej në ambientet e një arkitekture ekstravagante. Këtu mbase mund të bëhet dallimi formal midis SHBA-së dhe Evropës, midis mënyrave të ndryshme që ato përpiqen të zgjidhin problemet. Baza ushtarake e Dejtonit, ku vite më parë serbët u detyruan të nënshkruajnë një marrëveshje nën zhurmën e avionëve luftarakë që uleshin dhe ngriheshin, është krejt e ndryshme nga Kështjella e Rambujesë ku vetëm zogjtë kanë të drejtë të fluturojnë. Megjithatë i gjithë ky black-out rreth dhe brenda kështjellës duket se i ngjan një manovre. Pas kompaktësisë së paraqitur të delegacionit shqiptar si dhe zgjedhjes prej tyre si kryetar delegacioni përfaqësuesin e UÇK-së, duket që misteret e takimit nuk ndodhen më në Kështjellë. Ndërsa pala shqiptare i ka të gjitha mundësitë për të vendosur, dhe ka shumë më pak nevojë për kontakte jashtë kështjellës, pala serbe me nivelin e përfaqësimit në këtë takim, nëse vërtetë nuk ka mundësi për të komunikuar me Beogradin, mund të merret seriozisht vetëm me historitë e kështjellës së Rambujesë!

Mund t'ju interesojë

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Para 3 orësh
Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 3 orësh
Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Para 4 orësh
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ndërkaq në këtë Dejton francez, përveç atmosferës dhe stilit kalorsiak, mungojnë edhe dy persona të rëndësishëm Zt. Hollbruk dhe Millosheviç. I pari pas marrëveshjes së Dejtonit pasi mori emrin arkitekt i një paqeje të brishtë shkroi një libër për këtë marrëveshje. I dyti, Sllobodan Millosheviç, pasi humbi luftën dhe vrau dhjetëra mijëra njerëz, fitoi mbështetjen e Perëndimit për të qëndruar në pushtet, në emër të një firme në marrëveshjen e vonuar të paqes. (Të një paqeje që erdhi më shumë si rezultat i një lufte të mbaruar se sa i përpjekjeve për ta ndaluar atë). Gjithashtu është interesante që asnjë negociator nuk e përmend në Rambuje fatin e Marrëveshjes së fundit “Hollbruk – Millosheviç”, e cila ndaloi sulmet ajrore të NATO-s vitit të kaluar dhe që u pretendua si një hap i rëndësishëm drejt stabilizimit të situatës në rajon. Millosheviçi vetëm fitoi kohë nga kjo marrëveshje dhe ndërkohë u vranë qindra njerëz të tjerë dhe Komuniteti Ndërkombëtar këtë herë kishte mundësi t’i numëronte direkt viktimat. Mbase kjo është një arsye që arkitekti i Paqes në Bosnje nuk përfshihet në takimin e Francës. Se edhe sikur serbët në Rambuje të nënshkruajnë diçka do të duhet patjetër realisht miratimi dhe firma e Millosheviçit jashtë kështjellës së Rambujesë. Nuk është çudi që Hollbruk dhe Millosheviç po punojnë në prapaskenë, e cila është më e rëndësishme sesa Kështjella, nëse NATO nuk e ka sërish seriozisht sulmin ushtarak ndaj Jugosllavisë!

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 3 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 3 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 4 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 4 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 8 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 5 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 11 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 10 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.