Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Fatos Lubonja: Votoj për një Shqipëri normale

35 vite KOHA JONË E enjte, 10 Dhjetor 2020 21:28
Fatos Lubonja: Votoj për një Shqipëri normale
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

(Botuar me  19 Maj 1996 në KOHA JONE)

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Nga Fatos Lubonja

Mund t'ju interesojë

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përme...

Para 5 orësh
Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Para 6 orësh
Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 7 orësh

Kam shpresë se një koalicion i qendrës me të majtën do të ndërtonte një qeveri më normale jo sepse ata janë të majtë apo të djathtë – pasi në Shqipëri nuk ka ende të majtë dhe të djathtë, por pasi në krye të këtyre partive shoh disa njerëz më racionalë, më largpamës, më koherentë dhe më të ekuilibruar, shkurt më të aftë. Por edhe sikur të mos ndodhte kështu, do të preferoja të jetoja më mirë ca pak ditë nën diellin e shpresës e pastaj të zhytesha në baltë se sa të vazhdoja të mbytesha në këtë thatësirë vrastare ku ëndrrat dhe shpresat vriten përditë ashtu si pemët e Tiranës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Dua të jetoj në një Shqipëri normale! E kam shprehur shpesh këtë dëshirë, në prag të këtyre zgjedhjeve; më të shumtën e herëve krejt instinktivisht dhe pastaj, duke dashur ta racionalizoj, jam ndeshur në vështirësinë që më paraqet termi “normale”. Shpesh ai ka kuptimin e përshtatjes me një mjedis, por jo rrallë ky mjedis më del se mund të jetë i çmendur. Shpesh ajo ka kuptimin e asaj që i pëlqen shumicës, ndërkohë që jo rrallë edhe shumica mund ta ketë gabim. Para disa ditësh, p.sh., mësova se një regjisor teatri kishte goditur me grusht kolegun, pasi ky qenkësh shprehur negativisht për shfaqjen e tij. Ndërkaq më thanë se në shfaqjen e agresorit, që kolegun na e paska quajtur “pa vlerë”, mblidhen, dëfrehen e gajasen me qindra shqiptarë, ndërkohë që në shfaqjet e kolegut, ndonëse të suksesshme edhe në Evropë, mezi hyjnë ca pak njerëz. Ja se si del vështirësia për të gjetur se cila është normalja dhe cila anormalja. Por megjithatë, ta hajë dreqi, diçka duhet të meritojë të quhet normale nga të gjithë, (të paktën në një qytetërim të caktuar, sepse dihet që në lashtësi quhej “normale” shfaqja e përleshjes së skllevërve me bishat për të dëfryer patricët). Më duket se në këtë qytetërim tonë të kapërcyellit të shekullit të XX, duhet të quhet normale nga të gjithë, që artisti të mos e mbrojë dinjitetin e veprës së tij me grushte, por me fjalë, mundësisht të të tjerëve. Aq më tepër më përforcohet kjo ndjenjë – kërkesë normaliteti kur mendoj se Presidenti ynë trumbeton me të madhe, gjithandej nëpër Evropë, se Shqipëria nuk është Lindje, se ekzistenca e saj për 5 shekuj nën perandoritë e dhunës dhe paranojës s’ka qenë veçse një incident krejt i papërfillshëm në historinë e saj të gjatë Perëndimore…

I besoj, si besoj mufkat e Presidentit, më duket se edhe ato më japin të drejtë të shpreh si krejt “normale” disa dëshira qytetare të cilat, meqë Qeveria Berisha – Meksi jo vetëm nuk i ka realizuar, por u ka shkuar keqazi ndesh, do të doja që pas këtyre zgjedhjeve t’i realizonte një qeveri tjetër. Ja se si do t’i formuloja disa prej tyre:

-Dua të jetoj në një shoqëri ku policia të mos rrahë deputetë.

-Dua të jetoj në një shoqëri ku, gjykatësit të jenë më të pavarur se policët.

-Dua të jetoj në një shoqëri ku politikanët të kenë edhe veshë, jo vetëm gojë.

-Dua të jetoj në një shoqëri ku artistët të jenë më të nderuar se burokratët.

-Dua të jetoj në një shoqëri ku sallat e kinemave dhe pallatet e kulturës të mos kthehen në salla bixhozi dhe vende prostitucioni.

-Dua të jetoj në një shoqëri ku banditët, vjedhësit dhe shpifësit të mos kenë në duar median shqiptare.

-Dua të jetoj në një shoqëri ku administrata shtetërore të mos jetojë me ryshfetet e hallexhinjve.

-Dua të jetoj në një shoqëri ku televizioni të mos tregojë vetëm buzëqeshjen e shtirur të mister Berishës dhe shalët e Mis Albanias, por të informojë dhe formojë.

-Dua të jetoj në një shoqëri ku të mos futen në  burg gazetarët dhe të lihen të lirë kriminelët.

-Dua të jetoj në një shoqëri ku rrugaçëve të mos u hapen zyrat e gazetave, por vendet e riedukimit.

Dua të jetoj në një shoqëri ku të disiplinohet rrungaja e automjeteve që po mbyt me helm e pluhur fëmijët shqiptarë.

-Dua të jetoj në një shoqëri ku fëmijëve shqiptarë t’u rikthehen parqet, bari dhe pemët e grabitura nga ryshfetdhënësit e Meksit. Dua të jetoj në një shoqëri ku njerëzit të mos kenë frikë të bëjnë demonstrata. Dua të jetoj në një shoqëri ku Qeveria të mos ketë frikë nga demonstruesit.

…

Dikush thotë se këto kërkesa, dhe të tjera të ngjashme, nuk janë normale në një vend si Shqipëria; dhe se është naivitet të shpresosh se ato mund t’i realizojë ndonjë parti politike. Në fakt, po në atë orë dhe po në atë kafene ku mësova për ngjarjen e teatrit, dikush erdhi e tregoi se një shef rajoni në Tiranë, së bashku me eskortën e trimave të tij, sapo kishte rrahur e zhagmitur në Qytetin e Studentëve një deputet të opozitës. Të parevoltuarit dhe të gjunjëzuarit e përjetshëm, ngritën për një çast veshët, dhe pastaj, duke surbur kafenë, thanë me atë qetësinë e sigurisë që u jep skllavëria: ja kjo është shoqëria shqiptare; ç’prisni ju nga një polic në një shoqëri ku dhunën e përdorin artistët. M’u kujtua se në Kavajë aty pak para Luftës së Dytë, spektatorët vinin në ndonjë shfaqje të rrallë që jepej, ngarkuar me torbat me sillë dhe faqoret e rakisë dhe pasi kishin ngrënë dhe pirë kërcenin në skenë dhe fillonin të përlesheshin me aktorët… Punë muti.

Megjithatë shpresat e vrara duhet të rilindin. Kur bie shi Tirana jonë bëhet e gjitha baltë. Kur del dielli ajo shpejt bëhet e gjitha pluhur. Të vetmet ditë freskie dhe kënaqësie janë ato kur shiu resht dhe thatësira ende nuk i ka përzhitur rrugët ashtu dhe aq sa të na pushtojë pluhuri. Kështu ndodhi më 91-92. Kështu mund të ndodhë edhe në 96-97 po të fitojë opozita. Kam shpresë se një koalicion i qendrës me të majtën do të ndërtonte një qeveri më normale jo sepse ato janë të majtë apo të djathtë – pasi në Shqipëri nuk ka ende të majtë dhe të djathtë, por pasi në krye të këtyre partive shoh disa njerëz më racionalë, më largpamës, më koherentë dhe më të ekuilibruar, shkurt më të aftë. Por edhe sikur të mos ndodhte kështu, do të preferoja të jetoja më mirë ca pak ditë nën diellin e shpresë e pastaj të zhytesha në baltë sesa të vazhdoja të mbytesha nën këtë thatësirë vrastare ku ëndrrat dhe shpresat vriten përditë ashtu si pemët e Tiranës.

O Zot, sa na kanë lodhur! Na jep fuqi të paktën të shkojmë deri në kutinë e votimit.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 5 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 6 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 7 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 7 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 7 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 10 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 9 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 5 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.