Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Flet Carls Uolsh, përfaqësuesi i lartë amerikan në kryeqytetin shqiptar

35 vite KOHA JONË E mërkurë, 16 Dhjetor 2020 20:43
Flet Carls Uolsh, përfaqësuesi i lartë amerikan në kryeqytetin shqiptar
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

(Botuar me 3 Korrik 1996 në KOHA JONE)

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Flet Carls Uolsh, përfaqësuesi i lartë amerikan në kryeqytetin shqiptar

Mund t'ju interesojë

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përme...

Para 5 orësh
Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Para 6 orësh
Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 7 orësh

“Ne i kërkojmë  në mënyrë urgjente qeverisë shqiptare të zgjidhë problemin e zgjedhjeve të 26 majit në Shqipëri. Qeveria Shqiptare duhet të përballojë problemet e përmendura edhe nga OSBE dhe nga organizatat e tjera ndërkombëtare. Ne kemi qenë të qartë disa herë zyrtarisht se procesi i zgjedhjeve demokratike ka qenë dhe mbetet për ne një problem shqetësues. Tani ne i kërkojmë urgjentisht Qeverisë Shqiptare të rishikojë problemin e përmendur dhe të marrë masa për ta zgjidhur atë…”

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Ne nuk shkuam në Parlamentin Shqiptar pasi ky ishte vendimi i Qeverisë Amerikane”. Deklarata e fortë është bërë dje nga Carls Uolsh, zyrtar i lartë i diplomacisë së SHBA në kryeqytetin shqiptar. Kërkesë urgjente për Qeverinë Shqiptare që të zgjidhë problemin e zgjedhjeve në Shqipëri, përballimi nga ana e saj i problemeve të përmendura nga OSBE e organizata të tjera ndërkombëtare si dhe shqetësimi i vazhdueshëm i Uashingtonit mbi parregullsitë serioze të 26 majit, ja cili është preokupimi më i fundit zyrtar i përfaqësuesve amerikane në Tiranë. Uolsh flet për masat që duhen marrë në këtë drejtim dhe sqaron se hapi i parë për një zgjidhje të kënaqshme duhet të merret nga vetë qeveria shqiptare. Kujtojmë se vetëm dy ditë më parë, asnjë diplomat i SHBA në Tiranë nuk ka marrë pjesë në  ceremoninë zyrtare të hapjes së parlamentit të ri. Uolsh shpjegon arsyet.

Diplomatët amerikanë munguan në ceremoninë e hapjes së Parlamentit Shqiptar. Cilat janë arsyet?

“Ne nuk u paraqitëm në ceremoninë e parlamentit tuaj, pasi në zgjedhjet e 26 majit në Shqipëri ka patur parregullsi serioze. Nuk duam të japim imazhin se procesi i zgjedhjeve demokratike ka përfunduar”.

A ishit ftuar zyrtarisht në këtë ceremoni dhe a është zyrtar refuzimi juaj?

“ Ne e morëm ftesën zyrtarisht dhe nuk u paraqitëm për arsyet që u thashë më lart. Unë flas kështu në emër të Qeverisë Amerikane. Vendimi për diplomatët tanë në Tiranë nuk ishte personal, por një vendim zyrtar i Qeverisë së SHBA. Nuk ishte e përshtatshme të paraqiteshim përderisa procesi i zgjedhjeve shqiptare nuk ka përfunduar. Natyrisht ne do të vazhdojmë kontaktet dhe nuk do të injorojmë individë brenda apo jashtë Parlamentit”.

A është një mesazh për Tiranën zyrtare, mosparaqitja juaj në Parlamentin Shqiptar?

“Ne i kërkojmë në mënyrë urgjente qeverisë Shqiptare të zgjidhë problemin e zgjedhjeve të 26 Majit në Shqipëri. Qeveria Shqiptare duhet të përballojë problemet e përmendura edhe nga OSBE dhe organizatat e tjera ndërkombëtare. Ne kemi qenë të qartë disa herë zyrtarisht se procesi i zgjedhjeve demokratike ka qenë dhe mbetet për ne një problem shqetësues. Tani ne i kërkojmë urgjentisht Qeverisë Shqiptare të rishikojë problemin e përmendur dhe të marrë masa për ta zgjidhur atë. Ne nuk mund të injorojmë aspak këtë problem por përgjegjësia e parë është e Qeverisë Shqiptare për të gjetur një zgjidhje të kënaqshme për problemin.

Përveç shqetësimit tuaj, çfarë i propozoni Tiranës zyrtare?

Ne si miq të shqiptarëve jemi shumë të shqetësuar me situatën e krijuar. Ne i kemi rekomanduar Qeverisë Shqiptare të bashkëpunojë me organizatat ndërkombëtare.

Departamenti i Shtetit deklaron “zgjedhje të pavlefshme”, Tirana zyrtare flet për vazhdim të Parlamentit deri në vitin 2000. A shihni ju një kontradiktë?

“Nëse ju shihni një kontradiktë, unë nuk mund ta kundërshtoj”.

Mosparaqitjen tuaj në hapjen e Parlamentit Shqiptar, a e përktheni me mosnjohjen e tij nga ana juaj?

“Unë besoj se veprimi ynë flet qartë. Ne nuk u paraqitëm në Parlament. Unë mendoj se hapi i parë nuk është në dorën tonë. Unë shpresoj se një zgjidhje do të ketë për këtë problem dhe kjo është së pari në dorën e Qeverisë Shqiptare dhe partive tuaja politike. Por them se ne nuk kemi mundësi të injorojmë ekzistencën e problemit të zgjedhjeve të 26 majit”.

Arian Çani

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 5 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 6 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 7 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 7 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 7 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 10 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 9 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 5 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.