Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 08:02 Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik Ndërprerjet e planifikuara të energjisë në Ukrainë kanë nisur që në tetor, ndërsa Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj rrjetit energjetik. Në Kiev disa familje…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Frrok Çupi: Çmontimi fillon së prapthi

35 vite KOHA JONË E premte, 8 Janar 2021 23:01
Frrok Çupi: Çmontimi fillon së prapthi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

(Botuar me 7 Janar 1997 në KOHA JONE)

Nga Frrok Çupi-

Vala e grevave ka përfshirë të gjitha unionet studentore të vendit. Jo vetëm stina në të cilën ndodhemi, por edhe kërkesat e studentëve dhe stili i ngritjes së tyre, janë njësoj si në fundin e vitit 1990 dhe fillimin e 1991. Ndërkohë, njësoj si gjashtë vjet më parë, shtresat e tjera shoqërore janë duke vështruar nga fakultetet dhe shtëpitë e studentëve me shpresën se mos vallë po duket ndonjë cep i qeverisë duke rënë. Ajo që nuk i ngjan atmosferës politike të vitit 1990 qëndron në faktin se, ndërsa kësaj here studentët kërkojnë të çmontojnë pushtetin e ngritur prej duarve të tyre, gjashtë vjet më parë ata nisën çmontimin e pushtetit që i kishte rritur.

Ndryshimi cilësor rri në faktin se ndërsa “Studentët e Dhjetorit” siç ka hyrë në histori, kishin disa posibilitete për të përmbysur diktaturën komuniste, këta të tanishmit nuk i kanë këto mundësi në duar. Studentët nuk mund ta rrëzojnë diktaturën post-komuniste. Pse?

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
  1. “Ujku” e ka zbardhur këmbën në miell

Njësoj si në Përrallën e famshme. Njësoj si edhe qeverimi komunist, i cili nuk mund të rrëzohej me po ato mjete me të cilat u ngrit. Sa mundën ta dëmtonin komunizmin ballistët e rrëzuar e të hallakatur në të gjitha kontinentet; sa mund të zinte vend propaganda naziste e fashiste gjatë pesë dekadave të komunizmit!? Aspak. Sepse ai tip qeverimi ishte krijuar pikërisht në periudhën e luftës kundër këtyre elementeve. Komunizmi ra në atë pikë historike të panjohur për të. E njëjta gjë mund të thuhet për qeverisjen njëngjyrëshe autoritariste të Berishës. Verbimi për këtë janë pikërisht studentët. Por ndërkohë edhe hallka më e kontrollueshme janë lëvizjet studentore. Sepse këto e ngritën këtë qeveri. Mekanizmi i aftësisë qeveritare përballë lëvizjeve studentore është i thjeshtë: Qeveritarët e “pardesyve të bardha” duke tërhequr me kujdes kavot e pushtetit në vitet ’90-’92, nuk harruan aspak që të shënojnë të gjitha detajet e lëvizjes studentore, njësoj si gjurmët e zbardhura në miell. Duke njohur pikat e dobëta studentore, qeverisja nën Berishë mundi t’i banalizojë dhe minimizojë aftësitë reale të moshës dhe idealit rinor. Praktikisht, ja cilat janë disa prej këtyre pikave të dobëta: Një pjesë e madhe e studentëve vijnë në shkollë jo në bazë kriteresh legale, por me një listë spekulative të kryeministrit etj. Këta janë kurdoherë një hap pas shokëve në lëvizjet përparimtare. Studentët nismëtarë të Lëvizjes demokratike, qeveria aktuale i dërgoi deri në zgripin sa të lënë atdheun e tyre dhe të emigrojnë larg. Po kështu bëri edhe me themeluesit e tjerë të opozitës së parë. Me konviktet e mbetura larg zyrave luksoze dhe xhepave plot të zyrtarëve, qeveria e Berishës bëri një lojë të dëmshme: Dy vjet radhazi, kur të gjithë qytetarët vuanin për pak dritë, këto konvikte llamburitnin nga dritat natë e ditë. Me këtë mënyrë u duk sikur studentët u thoshin qytetarëve se Lëvizjen demokratike e kishin bërë për të krijuar kushtet për vete. Hendeku mes qytetarit dhe studentit i voliti qeverisë autoritare për të zhvlerësuar nderin e aktit të studentëve dhe njerëzve të Dhjetorit dhe ndërkohë për të larguar vëmendjen nga vjedhjet dhe korrupsioni qeveritar.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Tani kur është kuptuar kjo lojë e rrezikshme, Lëvizja studentore nuk mund të ketë më vlerat e vërteta.

  1. Lëvizin studentët, por nuk tunden injorantët

Rinia studentore është ndarë nga interesat e përgjithshme të shoqërisë shqiptare me mekanizmin e njohur “çunat janë të mirë, por janë të pa rritur”. Tërheqja e disa të rinjve studentë në administratën shtetërore, u bë në fillim me qëllimin për të abuzuar mbi mungesën e eksperiencës dhe për të thënë se “këta nuk vlejnë për shtetin”. Askush nuk ka thënë se rruga e vetme, dhe aq më tepër rruga e mirë, është prezenca e të rinjve në administratë. Por fijet mes shtetit dhe rinisë studentore realizohen në një mijë mënyra. Këto fije i këputi PD menjëherë sapo mori në dorë qeverisjen. “Sëpata” më e rëndë ishte sjellja e të pashkolluarve në administrimin e shtetit. Me këtë “racë” jo vetëm nuk mund të krijonte lidhje aspirata dhe vullneti i rinisë, por as të merrej vesh me të. Kështu që studentët mbetën në konviktet e grevave, ndërsa injorantët morën në duar administratën. Praktikisht as që mund të mendohet se “raca” administrative e cila nuk ka qenë studente, të tronditet pse disa “çuna të butë” kërkojnë principe demokratike. Është e pamundur që me anë të principeve të prekësh “telat” e njerëzve të ashpër administrativë. Klimës sociale dhe politike i duhet që të degradojë deri në pikën kur injorantët e ngopur me administratë, të bëhen të pakënaqur.

Mund t'ju interesojë

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kr...

Para 36 minutash
Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur

Para 38 minutash
Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Para 2 orësh
  1. Derisa hajduti të bëhet i pakënaqur

Kjo është rruga tjetër për të shkuar në thelbin e Lëvizjes për demokratizim. Idealistët, mes të cilëve edhe studentët, kanë nisur të përqeshen rëndomë prej personave të ngarkuar me “merita” pragmatiste të vjedhjes, shpërdorimit, kontrabandës dhe korrupsionit. Këta kanë zënë vend në shkallët e qeverisjes, dhe nuk kanë lejuar të vlerësohet vota e popullit. Për principe të tjera demokratike as që mund të bëhet fjalë. Mjeti që kanë në duar studentët, tanimë është pa vlerë. Shoqëria shqiptare, nën udhëheqjen e demokratikasve, ka humbur të tilla vlera, saqë edhe e drejta e qytetarisë iu ka kaluar të kundërtave të saj. Më të respektuarit e “sofrës” qeveritare, të ekranit dhe rrugës janë mashtruesit më të famshëm, të rastësishmit, misteriozët, trafikantët, kunetërit dhe sponsorët e krimit. Edhe kamxhiku i qeverisjes ndodhet në duar të tyre. Sa herë Berisha ndien se po mbetet vetëm, thërret këtë kategori, e dekoron, e përkëdhel, e gradon dhe e garanton për jetëgjatësi. Studentët dhe idealistët janë larg, në shiun e dhjetorit. Rinia studentore nuk ka, as mund të ketë, të tilla aftësi saqë të hyjë si një forcë në relacionet e pushtetit me mafien shtetërore dhe krimin e organizuar. Prandaj grevat e kësaj kategorie mbetën një “stoli demokratike” e qeverisë së korruptuar, deri në momentin kur kategoria e pasuruar dhe inkriminuar të fitojë pakënaqësi.

Më në fund:

E tërë piramida qeverisëse e Partisë Demokratike është kthyer në inversin e saj; totalisht në invers. Ndër të tjera, edhe vetë dekompozimi i natyrshëm qeveritar i saj, nuk mund të fillojë andej nga erdhi, por së prapthi. Fillimi i shthurjes tani nis që nga maja e piramidës ku ndodhet e keqja. Në fund studentët do të ndihen studentë.

/Frrok Çupi/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik
Para 36 minutash

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur
Para 38 minutash

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 11 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 15 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 17 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.