Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Gazmend Gjoka, me teatrin, muzikën, sportin dhe vajzat

35 vite KOHA JONË E diel, 7 Mars 2021 19:25
Gazmend Gjoka, me teatrin, muzikën, sportin dhe vajzat
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

(Botuar me 18 qershor 1998 në KOHA JONE)

Gazmend Gjoka, me teatrin, muzikën, sportin dhe vajzat

Një kont homoseksual. Roli më i ri i Gazmend Gjokës është duartrokitur nga publiku i Teatrit Kombëtar. Thirret shpesh nga regjisorët… Gazi megjithëse një prej aktorëve të rinj të skenës, është i preferuar. Nga auditori në skenën profesioniste, ai ka bërë një kalim të butë. Ka interpretuar që në moshën 12 vjeç në Teatër Kombëtar, e më tej ndërsa është herë pas here i pranishëm atje, megjithëse jo i punësuar vazhdon të jetë i angazhuar me akademinë e arteve. Tashmë jo si student i kësaj shkolle, por si pedagog që u jep fjalën artistike atyre që duan të jenë aktorët e së nesërmes…

Gazmend Gjoka: Ka lindur më 31 mars të vitit ’71 në Tiranë. Kryen studimet në shkollën e mesme të përgjithshme “Qemal Stafa”. Diplomohet për dramë në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë. Ka kryer gjatë viteve të fundit dy specializime në Londër. Është një nga më të suksesshmit e Teatrit Kombëtar por nuk është e thënë që kjo të ketë lidhje me shenjën e tij të horoskopit. I takon Dashit, por kjo është rastësi. Sporti është hobi i aktorit që nuk ka ndjekur ende asnjë ndeshje të kampionatit botëror të futbollit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Aktori bukurosh është i preferuar nga femrat. Në fakt pamja e tij nëse do të shpjegohej nga njerëz pa fantazi do të ishte: një kokë tullace. Sigurisht që Gjoka, humori për të cilin është një pjesë dominotë e ditës, nuk është shqetësuar ndërsa ka rendur te berberi. Format e përsosura të kokës së tij janë të tilla që ia mundësojnë qethjen deri në rrënjë të flokëve. Ndërkaq kjo nuk e bën uniform në skenë. Aftësitë e tij e bëjnë të ndryshojë në mimike dhe të japë shumë vetëm nëpërmjet kësaj. Në raste të veçanta, kur detyrimisht duhet një paruke në kokë dhe Gazi nuk njihet fare.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Është një personazh i ri, krejt ndryshe nga paraardhësit. Kur é sheh në rolin e kontit te “Muzeu” mund të bindesh më së miri për këtë fakt. Homoseksualit me thonj të lyer me manikyr, i vjen të qeshë me veten gjatë provave të shfaqjes, por kurrsesi në skenë përpara publikut. Serioziteti dhe aftësia për të bërë humor janë të gërshetuara natyrshëm tk Gazmend Gjoka. Falë kësaj ai është një personazh i sertë, falë kësaj “u fut frikën” studentëve në auditor. Dhe këta të fundit janë pas leksioneve, miqtë e tij…

Mund t'ju interesojë

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Para 5 orësh
Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 5 orësh
Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Para 6 orësh

Gazi, “aktori i ardhshëm i skenës dhe ekranit shqiptar”, Gazi bukuroshi pa flokë që e duan vajzat, Gazi, petagogu i mirë dhe i keq, Gazi, kolegu i “bezdisshëm”… por ç’thonë për të ata që e njohin nga afër? “Gazmendi është një aktor i tillë që ka ditur të vërë në praktikë pedagogjinë me studentët. Është një djalosh fin, simpatik, që po i jep teatrit një fytyrë tjetër. Si pedagog ka shije teatrore dhe është shumë punëtor. Di t’u imponohet studentëve pedagogjikisht. Vitet e fundit ka bërë një punë që është me të vërtetë për t’u admiruar”. Duket se Petrit Malaj, dekani i dramës në Akademinë e Arteve të Bukura, nuk i kursen fjalët e mira për Gjokën. Ndërsa nuk është i vetmi i tillë, shto këtu edhe vlerësimet që i ka dhënë skena, besohet lehtë që aktori i ri është renditur shumë shpejt krah elitës.

Gëzim Kame, drejtor në Teatrin Kombëtar, por edhe nga regjisorët më produktivë të skenës shqiptare, nuk përton të flasë për Gjokën. Këtë të fundit më parë e ka zgjedhur “Muzeun”. Për këtë pjesë, Kame ka zgjedhur më të mirët interpretues të Teatrit, e mes tyre ka qenë pa as më të voglin hezitim edhe Gjoka. Gjoka dhe Kame janë njohur herët: “E kam njohur Gazin që ditën e parë që ai u paraqit për të konkurruar në artin dramatik. Më bëri përshtypje përgatitja e tij. Unë në atë komision, isha me detyrën e kryetarit të komisionit dhe bashkë me mua edhe kolegët e mi votuan unanimisht për studentin tim të ardhshëm”. Kështu përpara se të ndjekë në aktivitetin e tij aktual, përpara se ta fusë në ekipin e vet, Kame ka përpara syve në vijimësi Gjokën. “Si aktor Gazi ka të veçanta”,- thotë Kame. “Është shumë serioz, me një sedër profesionale dhe një ambicie pozitive artistike. Është tepër i përpiktë në punë duke e nisur që me orarin dhe duke e vazhduar me intensitetin që e shoqëron më pas. Është një nga aktorët më të “bezdisur”, për regjisorin”. Këto Kame i ka të freskëta. Duket se Gjoka e ka “lodhur” regjisorin e tij me shumë pyetje, kërkesa…. “Në çdo moment vetëm di të kërkojë pafundësisht sqarime për shumë probleme”. Por regjisori nuk neglizhon të tregojë se Gazi konsultohet për gjithçka të re mbi figurën artistike. “Duke pasur dhe një aftësi të shkëlqyer imituese, ai arrin të përcaktojë dhe ta realizojë personazhin si psikologjikisht ashtu edhe fizikisht. Gazi ka ditur të gjejë mbi të gjitha thelbin e traditës, e cila është një armë shumë e fortë që i duhet një aktori, që është në hapat e para”.

Jashtë skenës, Gazi mbetet i preferuari i shoqërisë. Pasi të gjithë kolegët janë të kënaqur për mënyrën se si aktori komunikon me ta, të të njëjtit mendim mbeten edhe shokët. Ndoshta do të donin këta të fundit që Gazi të pinte: “Thjesht për shoqëri, në ndonjë ambient”. Por aktori nuk e shijon as pijen e as cigaren. Gazmend Gjoka aktori me plastikë të fuqishme, nga më të zhurmshmit e rinj të skenës, miku i mirë, pse jo dhe i dashuri ideal… ja ç’thotë për veten e tij:

A jeni i kënaqur me atë që keni arritur deri në këto momente në teatër?

E mira s’ka fund, thotë populli. Puna që bën aktori është e gjitha një kërkim. Kur të duket se ke mbaruar, sheh se ke prapë shumë për të thënë. Kjo më pëlqen te profesioni i aktorit.

 Cili rol mendon se ju ka lodhur më shumë gjatë karrierës tuaj?

Çdo rol kërkon energji. Për shembull, tek “Inspektori”, mua më duhej të mbaja një jastëk gjatë gjithë rolit për të dhënë imazhin e një fiziku të shëndoshë. Të jesh i pranishëm për dy orë në skenë duke lëvizur me një ngarkesë të tillë, më duket se ka qenë e vështirë. Secili nga rolet kà specifikën e vet, sepse aktori i teatrit ka një ngarkesë të plotë të cilën e shfrytëzon sipas mundësive që ka.

A ekziston një idhull për ju në profesion?

Adhuroj Oliverin, Pacinon, Hengs, dhe ti shijosh ata duke menduar se çfarë mund të bëj për të ardhmen si aktor.

A janë këta modele ku ju mbështeteni?

Njerëzit kanë të përbashkëta midis tyre, por jo deri në fund. Eksperienca e aktorit lidhet dhe ndikohet nga personazhe jetësorë, dhe kjo duhet të jetë magazina që duhet të shfrytëzohet për karakterin që ndërton. Të inspirohesh nga dikush është diçka kërkuese.

Kujt ia dedikoni suksesin tuaj?

Në radhë të parë ia dedikoj Zotit, sepse s’mund të mohosh që mbi të gjitha duhet të kesh fat. Pastaj ia dedikoj edhe investimit që i kam bërë vetes në këtë drejtim.

A shkoni në kishë?

I përkas fesë katolike dhe besoj që ne si i japim dorën në kishë në shenjë paqe, duhet t’ia japim dorën njeri-tjetrit me dëshirën për të shkuar përpara. Asnjë nuk duhet të vërë re ato që na ndajnë, të cilat janë shumë herë më të vogla nga ato që na bashkojnë.

Sipas jush, cila është e ardhmja teatrit shqiptar?

Them se në Shqipëri ka energji të mjaftueshme në këtë drejtim. Derisa me përpjekjet e tyre ata arrijnë ta thonë fjalën edhe në aktivitetet europiane, kjo tregon që ata japin garanci për të ardhmen e teatrit. Me gjithë problemet që ata kanë në jetën e tyre, predispozita dhe dëshira vihet re. Shpresoj që ata ta thonë fjalën e tyre edhe në takimin që do të kemi në Udine, në muajin korrik, ku do të jemi pretendentët kryesorë për në Egjipt.

Jashtë punës… Ç’bën Gazi në kohën e lirë?

Si të gjithë, përpiqem për të krijuar harmoni dhe relaks në shoqëri.

A jeni i dashuruar?

I dashuruar! Shumë…me gjithçka.

Është fjala për vajzat. Çfarë pëlqeni tek ato?

Paqen. Paqe duhet të kërkohet te një marrëdhënie, kur tani gjithçka është e egërsuar.

Рo raportet me politikën, cilat janë? Si të gjithë shqiptarët edhe unë. A jeni tifoz?

Tifoz nuk jam me asnjë, ndaj edhe nuk e ndjek kampionatin. Por do të më pëlqente që ta fitonte atë Gjermania ose Anglia.

Po atëherë ç’ju pëlqen jashtë skenës?

Muzika klasike. Ajo më duket se sjell paqe, relaks, në këtë kohë të trazuar për ne shqiptarët.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 5 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 5 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 6 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 6 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 10 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 7 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 13 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 12 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.