Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ilir Paço: Socialistët, njëlloj si PPSH

35 vite KOHA JONË E martë, 9 Shkurt 2021 19:16
Ilir Paço: Socialistët, njëlloj si PPSH
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

(Botuar me 5 Nëntor 1997 në KOHA JONE)

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Nga Ilir Paço-

Mund t'ju interesojë

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përme...

Para 1 ore
Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Para 2 orësh
Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 3 orësh

TIRANË – Lidershipi socialist provoi dje të vendosë një disiplinë të hekurt në radhët e deputetëve të partisë. Një projekt-rregullore e grupit parlamentar, e propozuar nga deputetët Jupe, Cako e Alushi, nëse arrin sot të miratohet nga deputetët socialistë, “do t’i vendosë ata nën “diktaturën e kartonit” si në parlamentet e Enver Hoxhës”, u shpreh dje për “KJ” një deputet i PS. Të ndodhur përpara kthimit pak kohë më parë nga parlamenti të disa projektligjeve, për t’u paraprirë mosmarrëveshjeve që mund të lindin për çështje të një rëndësie të tillë, si miratimi i Kushtetutës dhe për të betonuar unitetin brenda partisë para fillimit të Konferencës Kombëtare, Kryeministri Nano po përpiqet me sa duket, që në parlament të ketë tani e tutje jo njerëz me imunitetin e votave të fituara, por një skalion ushtarësh të bindur.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Përvoja e liderit demokrat Berisha, që megjithëse akuzohej për një frymë autoritariste në drejtimin e PD iu “shpërbë ushtria”, ndoshta ka inspiruar këtë projekt-rregullore për dominuesit e parlamentit të sotëm. Ajo përbëhet prej 29 nenesh, nga të cilat dje u miratuan mes debatesh të ashpra në grupin parlamentar, vetëm 11 prej tyre, duke lënë 15 nenet e tjera për t’u kaluar sot në votim. Në projekt-rregullore parashikohen kapituj për drejtimin e grupit parlamentar, funksionimi i tij, si dhe të drejtat dhe masat ndëshkimore për deputetët që shkelin “disiplinën e grupit”.

As ish-Presidenti Berisha, i akuzuar nga PS se ushtronte diktatin e tij mbi deputetët demokratë, nuk arriti deri në këtë pikë, sa të hartonte një dokument zyrtar për të detyruar deputetët të votojnë vetëm “en block”. Deputetët socialistë, që dikur çirreshin dhe u bënin thirrje kolegëve të tyre demokratë, “të mos ktheheshin në ushtarë të bindur të Berishës”, kur atyre u kërkohej të hiqnin imunitetin e ish-kreut të Kasacionit Zef Brozi, tani po firmosin për të qenë vetë të tillë. “Deputetët janë të detyruar t’u përmbahen në seancat plenare, qëndrimeve politike të marra në mbledhjen e grupit parlamentar. Shmangia nga këto qëndrime përbën shkelje të disiplinës së grupit”, thuhet në nenin 14 të projekt rregullores. Megjithëse zyrtarë të lartë të PS pretendojnë se “projekti sanksionon disa rregulla bazë për funksionimin e grupit parlamentar, pa cenuar individualitetin e deputetit”, formulimi i nenit 15 dëshmon për të kundërtën: “Votimi i deputetëve në seancat plenare bëhet në bazë të vendimit politik të marrë në GP. Në raste të veçanta deputetët mund të abstenojnë, por asnjëherë nuk mund të votojnë kundër vendimit politik të GP. Votimi kundër vendimit politik të grupit për ligje dhe vendime të zakonshme, përbën shkelje të disiplinës së grupit”, thuhet në këtë nen.

Sot në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, mendohet se do të ketë debate të ashpra për nenin 21 në të cilin kërkohen kontributet e çdo deputeti dhe pjesëtari të kabinetit për arkën e partisë. “Të gjithë deputetët e grupit parlamentar, janë të detyruar të derdhin në arkën qendrore të PS në Tiranë 5% të rrogës së tyre bazë mujore neto. Deputetët anëtarë të kabinetit, të derdhin 5% të rrogës që marrin si anëtarë të qeverisë.

Moszbatimi i këtij detyrimi përbën shkelje të disiplinës se grupit”, thuhet në nenin 21 të projektit, çka do të thotë se çdo deputet i PS do të lërë në arkën e partisë 1.500 lekë të reja në muaj, ndërsa anëtarët e kabinetit edhe më shumë. Ky detyrim të kujton atë që kanë të gjithë emigrantët kosovarë në perëndim, të cilët duhet të dorëzojnë për LDK, 3 % të të ardhurave të tyre mujore. Duke hyrë në kapitullin e masave ndëshkimore, flitet edhe për paralajmërimin për çregjistrim nga lista e GP, ose e thënë ndryshe përjashtim. Neni 24 përcakton se “masa e çregjistrimit merret kur deputetët kanë kryer shkelje të rëndë të disiplinës së grupit në mënyrë të përsëritur, shkeljen e ligjeve dhe normave kushtetuese”. Vendimi për çregjistrimin bëhet me propozim të Kryesisë së PS, të Kryesisë së GP ose të një grupi deputetësh. Kryetari i Grupit Parlamentar socialist Pandeli Majko, megjithatë e quajti një precedent historik në jetën parlamentare pluraliste të vendit, këtë rregullore. Ai nënvizoi faktin se në këtë diskutim, morën pjesë edhe ekspertë nga Instituti Ndërkombëtar Republikan, të cilët e vlerësuan si pozitiv këtë hap të socialistëve. Pjesa e mbetur pa miratuar e kësaj projekt-rregulloreje, do të diskutohet sot në mbledhjen e grupit të mazhorancës parlamentare. Duke qenë se ajo ka të bëjë me sanksionet që janë tepër të rënda, sipas burimeve brenda Grupit Parlamentar të PS, pritet që diskutimet të jenë edhe më të ashpra.

ILIR PAÇO

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 1 ore

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 2 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 3 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 3 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 3 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 6 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 5 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 1 ore

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.