Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Jetmir Aliçkaj: Vartësit më të avancuar se drejtuesit

35 vite KOHA JONË E martë, 2 Mars 2021 19:14
Jetmir Aliçkaj: Vartësit më të avancuar se drejtuesit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

(Botuar me 23 Maj 1998 në KOHA JONE)

Nga JETMIR ALIÇKAJ-

Në filozofinë e drejtimit, në aspektin klasik të saj, theksohet se drejtuesi ka tre detyra kryesore: – Të udhëheqë, të organizojë, të kontrollojë. Secili drejtues i çfarëdo rangu qoftë, duhet të ndërtojë punën e tij mbi bazën e këtyre tre detyrave. Realizimi me nivel të mirë apo të keq të tyre bazohet në disa parametra.

Për ta bërë sa më konkrete këtë ide po u referohemi disa niveleve të drejtimit të arsimit në Tiranë. Të udhëheqësh do të thotë të ndërtosh një strategji, mbështetur kjo në diagnostikimin e gjendjes dhe objektivave që do të realizosh. Kjo strategji sipas sistemeve bashkëkohore të drejtimit hartohet nga drejtuesi në bashkëpunim me stafin e tij. Çdo anëtar i stafit merr pjesë aktivisht në hartimin e kësaj strategjie. Në Tiranë, në disa shkolla si p. sh. “Qemal Stafa”, “Ismail Qemali”, “Konferenca e Pezës”, “Jeronim de Rada”, “Fan Noli”, “Shkolla e Baletit” kanë ndërtuar një strategji shumë të qartë e të saktë, që udhëhiqet mbi bazën e parametrave bashkëkohore.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Drejtuesit në këto shkolla e mbështesin këtë strategji mbi bazën e studimeve e eksperimentimeve konkrete për probleme të ndryshme të shkollës. Kështu për shembull në shkollën “Qemal Stafa” gjen një studim të plotë mbi bashkëveprimin drejtori-mësues-senat nxënësish, për zgjidhjen e mjaft problemeve e shqetësimeve që ka shkolla. Në shkollën “Konferenca e Pezës” ballafaqohesh me konkluzione të plota rreth eksperimentimeve të kësaj shkolle për disa modele pozitive në shkollë për përsosjen e mësimdhënies. Kuptohet, kjo nuk ndodh në të gjitha shkollat.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Por çfarë ndodh në Drejtorinë Arsimore të Tiranës? Për drejtorin e drejtorisë apo edhe për shefin e kontrollit e kualifikimit as edhe mund të bëhet fjalë për ndonjë strategji të zhvillimeve arsimore në Tiranë. Asnjëri prej tyre nuk ka ndonjë studim, përgjithësim, konkluzion për problemet kardinale që shqetësojnë arsimin e Tiranës. Ndoshta jam i gabuar por deri tani, ata nuk kanë prezantuar qoftë edhe një të tillë para drejtuesve të shkollave apo instancave përkatëse. (Vetëm në se ata i mbajnë shumë sekret në sirtaret e tyre.) Por Tirana ka shumë nevojë për studime, përgjithësime, konkluzione, eksperimentime. P. sh. tek këta drejtues nuk kemi parë ndonjë material të karakterit përgjithësues për problemet e mësimit e edukimit për Tiranën. Ata çdo ditë e më shumë mbeten të habitur nga ato që zhvillon fondacioni AEDP në Tiranë. Është pak e çuditshme ajo që ndodh me këta drejtues kur sheh që mjaft inspektorë të kësaj drejtorie udhëhiqen në punën e tyre nga studime, eksperimentime, përgjithësime të mirëfillta për grup lëndët dhe problemet që mbulojnë.

Mund t'ju interesojë

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Para 6 orësh
Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 6 orësh
Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Para 7 orësh

Kështu në ciklin e ulët gjithmonë është ecur mbi bazën e studimeve prognoze dhe eksperimentimeve për zbatimin e metodave bashkëkohore në këtë cikël. Në gjuhët e huaja punohet mbi bazën e një studimi afatgjatë për shtrirjen e tyre dhe vendin që zënë ato në Tiranë, në letërsi, megjithëse inspektorja është e re në këtë detyrë ka vizione shumë të qarta për ecurinë e kësaj lënde dhe për krijimin e modeleve në fushën e mësimdhënies.

Pra, një paradoks: Vartësit, drejtorët e shkollave dhe inspektorët shumë më të avancuar se drejtuesit e tyre. Por le të shkojmë më tej. Me organizimin, nënkuptohet që drejtuesi të ndajë ngarkesën, përgjegjësitë si dhe të japë autoritetin secilit anëtar të stafit për të realizuar objektivat. Po ashtu ai së bashku me ta, të ndjekë këto ngarkesa e përgjegjësi. Kuptohet që në shkollë apo në çdo institucion arsimor detyrat apo ngarkesat e përgjegjësitë njihen. Por aftësia e drejtuesit apo detyra e tij kryesore është që të japë ngarkesa të tilla, përgjegjësi dhe autoritet në përputhje me arritjen e objektivave. Kjo është edhe një nga parametrat e drejtimit bashkëkohor të shkollës, kur flitet për organizimin e saj.

Nëse në shkollën “Lasgush Poradeci”, “Bajram Curri” ka disa vjet me radhë që rezultatet janë të admirueshme, një nga arsyet duhet ta kërkojmë tek organizimi i përsosur i punës në këto shkolla. Secili mësues njeh mirë detyrat, përgjegjësitë, por ka edhe autoritetin për t’i zgjidhur ai vetë ato. Drejtuesit e këtyre shkollave janë të kudondodhur e të mirinformuar për gjithçka. Në drejtorinë arsimore roli organizues i drejtuesve të këtij institucioni konceptohet vetëm me faktin e nisjes së inspektorëve nëpër shkolla, pa i drejtuar ata vetë këto kontrolle, por duke gjetur një zgjidhje shumë origjinale e komode ku rolin e drejtuesit e luan një nga inspektorët?! Por dihet që një nga detyrat themelore p. sh. e shefit të kontrollit e kualifikimit është të organizojë e drejtojë këto ekipe, si dhe të japë ai konkluzionet përfundimtare. Kjo ka ndodhur në drejtorinë arsimore të Tiranës edhe për një arsye tjetër. Drejtori i saj humbet dy deri tre ditë në javë në kurse për mësim kompjuteri, gjuhësh të huaja apo mësimi në fakultet dhe është e natyrshme që nuk i mbetet kohë për të organizuar e drejtuar punën në institucionin e tij.

Është interesant një fakt i mësuar këto kohët e fundit: Drejtoresha e shkollës së mesme “Sami Frashëri”, me iniciativën e saj kërkon të organizojë një takim me të gjithë drejtuesit e shkollave të mesme simotra të saj për të shkëmbyer informacion me njeri-tjetrin, për të mësuar nga përvoja e njeri-tjetrit. Pra, kërkon ta bëjë një drejtoreshë shkolle vetë këtë, sepse ka sensin e punës, përkushtimit, organizimit. Po drejtori i drejtorisë arsimore dhe shefi i kontrollit e kualifikimit që e kanë në detyrat e tyre shtetërore përgjithësimin e përvojës pozitive, organizimin e diskutimeve, debateve, pse nuk e bëjnë?

Përsëri vartësit më të avancuar se drejtuesit. I njëjti paradoks. Kontrolli. Në sistemet bashkëkohore të drejtimit, këto vitet e fundit po ndjehet një frymë e re, një lloj konceptimi i ri i kontrollit. Duke punuar së bashku drejtues-vartës për hartimin strategjive, duke ndarë ngarkesat, përgjegjësitë si dhe autoritetin, gradualisht vartësit, mësuesit po arrijnë të bëjnë një vetëkontroll të punës së tyre. Por, roli kontrollues i drejtuesit mbetet determinues. Determinues jo vetëm në faktin e kapjes së gabimit, por të shkakut të bërjes së këtij gabimi dhe rrugëzgjidhjeve për të shmangur këtë gabim në të ardhmen. Nga ana tjetër, determinues mbetet kontrolli i drejtuesit për evidentimin e shembullit pozitiv, krijimit të modelit pozitiv dhe trajtimin e këtij modeli si një nga alternativat e mundshme për të gjithë anëtarët e stafit. Në mjaft shkolla të Tiranës gjen dhe mjaft elementë pozitivë të kontrollit, duke filluar nga përmbajtja, organizimi, planifikimi, realizimi dhe nxjerrja e konkluzioneve. Ndoshta ia vlen të jetë objekt i një shkrimi tjetër.

Por në drejtorinë arsimore çfarë ndodh? Le t’i referohemi një debati të zhvilluar këto kohët e fundit, në një takim që zhvilloi një ekip i Ministrisë së Arsimit me drejtuesit e shkollave dhe drejtorinë arsimore. Kur po diskutoheshin marrëdhëniet me drejtorinë arsimore, një nga inspektorët e kësaj drejtorie, pyeti drejtorin e tij: – Z. Drejtor, sa kontrolle keni organizuar ju që nga fillimi i vitit shkollor, apo në sa konkluzione keni marrë pjesë? – Pak befasuese për të pranishmit, por shpejt u sqarua çdo gjë. Megjithëse përgjigja e drejtorit, përveç nervozimit, prepotencës, mungesës së edukatës nuk kishte asgjë tjetër, u mor vesh që ai, nga rreth 18 kontrolle të organizuara e drejtuara nga inspektorët dhe ndonjëherë edhe nga shefi i kontrollit e kualifikimit, ai vetë nuk kishte drejtuar asnjë, nuk kishte hartuar asnjë platformë, nuk kishte bërë asnjë konkluzion. (Për të mos i ngrënë hakun siç na tregojnë në shkollën e mesme të gjuhëve të huaja, ky drejtor ka kontrolluar këtë shkollë për problemet e disiplinës, erdhën apo nuk erdhën mësuesit në orën 7 e 45, në një ditë me shi të rrufeshëm, kur ishte e pamundur të kapërceje rrugët e përmbytura).

Përsëri vartësit më të avancuar se drejtuesit. I njëjti paradoks. Pra të jesh drejtues nuk është e lehtë. Mbi të gjitha kërkohet profesionalizëm, përkushtim, pasion. Nëse në mjaft shkolla po ndjehet një frymë e re në drejtim, në drejtorinë arsimore në drejtimin e saj ka, në mos neglizhencë, mungesë të theksuar profesionalizmi, kulture e pasioni. Ndoshta Ministria e Arsimit duhet të ndalet në Tiranë. Të dy drejtuesit e saj “de facto nuk janë më drejtues të arsimit, “de jure” do të jenë sa të kujtohen miqtë e tyre që i kanë vendosur në këto vende pune.

JETMIR ALIÇKAJ, Doktor i shkencave pedagogjike

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 6 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 6 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 7 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 7 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 11 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 8 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 13 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 13 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.