Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 08:02 Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik Ndërprerjet e planifikuara të energjisë në Ukrainë kanë nisur që në tetor, ndërsa Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj rrjetit energjetik. Në Kiev disa familje…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Luan Rama: Letër për Edi Ramën: Dhunuesit ta kanë zbukuruar e burrëruar fytyrën

35 vite KOHA JONË E enjte, 14 Janar 2021 19:36
Luan Rama: Letër për Edi Ramën: Dhunuesit ta kanë zbukuruar e burrëruar fytyrën
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

(Botohet me 26 Janar 1997 në KOHA JONE)

Nga Luan Rama (Paris)-

I dashur Edi,

Dje, disa mijëra kilometra larg nga Tirana, pashë fotografinë tënde në gazetën “Koha Jonë”. Sytë e tu nuk ishin të zemëruar, nuk klithnin urrejtje. Sytë e tu kishin habinë e madhe që ka pushtuar tërë një komb, habinë që pyet: përse vallë kështu? Lexova dhe shkrimin e mikut tënd Fatos Lubonja, që dhjetëra vjet u linçua burgjeve shqiptare me etjen e pashuar të lirisë dhe që tani është më i trishtë se më parë sepse ai, si mijëra të tjerë është zhgënjyer dyfish. Dhimbja juaj është dhe dhimbja ime. Është dhimbja e të gjithëve. Është e atyre që për shkak të frikës pranojnë ende të heshtin. Ne të dy ndryshojmë shumë nga njëri-tjetri. Preferencat tona në jetën e përditshme janë të ndryshme. Kemi të tjera shije. Kjo është dhe mrekulli e një shoqërie të lirë, që njerëzit të mos jenë të njëjtë, mos të jenë numra e pjella të njëllojta, siç ishin pjellat e “Njeriut të Ri”, të mos jenë pjella të shtetit dhe të diktaturës. Në këtë diversitet ne mund të dialogojmë, të debatojmë, të kundërshtojmë njëri-tjetrin dhe të flasim për të ardhmen tonë. Por ne të dy ngjajmë në një pikë: në atë që të dy e duam dhe çmojmë shumë lirinë. Aspirojmë lirinë që të shprehemi lirisht, të shkruajmë lirisht dhe të mendojmë lirisht. Ne jemi pjesë e popullit dhe nëse mendojmë si ai, populli do të dëgjojë. Nëse ky shtet i falimentuar kërkon të kontrollojë shpirtrat, “controle sur les esprit”, këtë nuk ka për ta arritur, më, sepse si ti mendojnë tashmë qindra mijëra të tjerë. Filozofia e lirisë është filozofia më e thjeshtë në botë. Ne kemi biseduar bashkë për eksesin e pushtetit dhe mbi lirinë, mbi dhunën dhe shtetin policor, mbi demokracinë dhe diktaturat, mbi Princin dhe lakenjtë e tij, mbi mekanizmin e censurës etj. Sot këto janë temë e ditës ndër gjithë shqiptarët, dhe dihet përse. Sa herë që shteti diskreditohet ai kërkon t’i flakë ish-aleatët e mëparshëm të tij. Gjithçka të kujton Makbethin dhe mekanizmin e eliminimit. Në “Essai sur l’autorite politique” (“Ese mbi autoritetin politik”), Diderot thotë se asnjë njeri nuk ka marrë nga natyra të drejtën të komandojë të tjerët”. Por Berishës i duket se “Zoti e ka komanduar të udhëheqë shqiptaret për jetë e mot. Dje një numër i madh agjencish perëndimore flisnin për ngjarjet që kanë ndodhur në Tiranë, Fier etj. Për njerëzit që shprehin hapur revoltën. Fotografitë e gazetave perëndimore, artikujt në “the Guardian”, “Liberation” në gazetat italiane, amerikane, greke etj. na sjellin, ehot e atyre ditëve të janarit 1991 kur e populli mbushte rrugët e sheshet e Tiranës. Populli e lodh së shpresuari, u lodh së mashtruari, u lodh së gënjyeri jo vetëm nga individët që bërtasin për demokracinë dhe i vjedhin paratë popullit, por edhe nga shteti që ndërtoi gënjeshtrën më të madhe. Populli kërkon të vërtetën, dhe ne duhet t’ia themi atë, edhe pse është e vështirë sot për të thënë të vërtetën. Ti e ke lexuar esenë e Brehtit për “pesë vështirësitë e intelektualit për të thënë të vërtetën”. Ti kapërceve vështirësinë e parë që ishte ajo e kurajës, madje dhe të dytën, që si ta thuash këtë të vërtetë, madje dhe të tretën, që këtë të vërtetë ta bësh armë për masën… Ne duhet t’i kapërcejmë të gjitha vështirësitë që mund të nxjerrë ky shtet për të thënë të vërtetën, edhe pse kapuçonët e zinj mund të na kërcënojnë e vrasin. Prej kohësh e kemi kuptuar mirë psikologjinë e shtetit aktual shqiptar. Ai sot është një shtet i sëmurë. Është një shtet në gjendje kolapsi e koma. Sëmundja e tij është skleroza e aparatit shtetëror.

Është si një lloj tumori që rritet vazhdimisht, është korrupsioni që metastazat e tij rriten e rriten. Ata që në fillim i shërbyen këtij pushteti nuk ishin domosdoshmërish të këqij. Por ata u bënë të tillë sapo hynë në një sistem të caktuar e të komanduar. Ata hynë në mekanizmin e tij. Virtytet u harruan. Qëllimi i vetëm u bë përfitimi personal, përfitimi i të mirave materiale, marrja hua nga shteti, pajisja me gjithë të mirat shtëpitë, dhënia e licencave u bë për ta mjet përfitimi. Tashmë njeriu që u kënaq me këto të mira është e vështirë ta lëshojë pushtetin.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ai nuk do ta lëshojë atë, pasi ka frikën se do të hetojnë mbi të. Atëherë fermentohet ajo që quhet TIRANI, dhe Tirania nënkupton violencën, nënkupton rrahjen, shkopinjtë e gomës, burgje për gazetarët, shantazhe dhe intriga. Shkopinjtë e gomës nuk ranë asnjëherë mbi kurrizin e nëpunësve të shtetit, të drejtorëve, zëvendësministrave apo ministrave, të deputetëve të Partisë Demokratike në fuqi. Ato ranë mbi kurrizin dhe fytyrën e popullit… Ti nuk je as i pari e as i fundit që sulmohesh nga “individë të paidentifikuar” siç e ka zakon të deklarojë policia dhe ministria e Brendshme, ajo ku në kuliset e saj ndërtohen skenarët e shumtë të violencës dhe frikës. Ustallarët e natës na kujtojnë gjithnjë dramën e Brehtit “Arturo Ui”. Na kujton ata njerëz me maska që komandoheshin nga një Arturo Ui. Arturo Ui ka zbarkuar tashmë në Shqipëri dhe ai rrëmben këdo dhe kudo. Ai përgjak edhe kur në shesh ka gazetarë të huaj. Për të ka rëndësi demonstrimi i forcës. Ishte Arturo Ui që masakroi gazetarin Bardhok Lala, që qëlloi mu në mes të Tiranës, Teodor Kekon, Preç Zogajn, kryeredaktorin e gazetës “Intervista” Artan Kristo, që sulmoi egërsisht Arben Dukën, apo disa herë Gjergj Zefin, si dhe shumë korrespondentë të “Koha Jonë” apo pjesëtarë të tjerë të opozitës. Linçimi është shprehje e frikës së këtij pushteti, që liritë tona po i shket nën këmbë. Arturo Ui jeton sot në delir. Luigji i XVI thoshte: “L’Etat c’est moi” (“Shteti jam unë”). Të njëjtën gjë thotë dhe sot Arturo Ui: Shteti jam unë… Por jo, shteti është populli. Ja pse populli është i revoltuar dhe nuk e do këtë pushtet. Korrupsioni shtetëror në Shqipëri ka sjellë dhe një fenomen tjetër: atë që grupi i pushtetarëve mblidhet rreth vetes. “Molusku nuk del nga guaska e tij” – thotë një proverb i vjetër. Pra është krijuar oligarkia shtetërore, ku gjithçka është në duart e një pakice. Kështu ky minoritet nis të mbrohet, ruan sekretin e ndërmarrjeve të veta, sekretin e akteve ndërkombëtare, të borxheve që merr nga të mundet e gjithçka. Dhe për t’u mbrojtur, ky pushtet përdor policinë duke u kthyer kështu në një shtet policor… Duke parë fotografinë tënde dhe duke lexuar intervistën tënde më ra në sy dëshpërimi yt mbi gjendjen e popullit shqiptar. Ti ke të drejtë kur flet për qorrsokakun e shoqërisë shqiptare dhe verbërinë e dhunës si dhe psikologjinë totalitare. Le të flasë presidenti dhe kryeministri shqiptar për demokraci. Demokracia në Shqipëri është në fakt një “demokraturë”, pra një simbiozë e çuditshme, ku gjysma e fjalës i takon demokracisë dhe gjysma diktaturës. Madje tashmë, këto ditë ajo e ka humbur parashtesën “demo”. Kur Makiaveli e shkroi librin e tij “Princi” ai nuk e kishte imagjinuar se libri i tij dhe makinacionet e Princit për të mbërritur në pushtet dhe për ta ruajtur atë, do të ishin referencë për shoqëritë e shekullit 20-të. Këtë lloj Princi, Hegeli e quante “Dieses Individuum” ku gjithçka rrjedh nga thënia “Unë vendos”. Por për të mos iu bindur Princit nuk mjafton vetëm të thuash jo.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Që t’i themi jo autoritarizmit irracional – thotë Erich Froom, – i vetmi mjet për masën është forca”. Antigona që u kthye në Athinë, nuk iu bind urdhrit dhe ligjit të “Unit” të shtetit, Kreonit. Kjo u desh që populli të ngrihet në revoltë.

Mund t'ju interesojë

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kr...

Para 38 minutash
Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur

Para 39 minutash
Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Para 2 orësh

I dashur Edi,

E di që këto janë gjëra që i kemi biseduar së bashku, kur kemi folur për dhunën dhe totalitarizmin, për Tukvilin, Hana Arend etj… Kur kemi shkruar për to pushtetarët e sotëm na kanë urryer. Por le të na urrejnë tribunët e dhunës. Ne nuk dimë të urrejmë. Ne dimë veçse të duam.

Të duam ata që duan lirinë, që duan dijen e punën, që duan kombin siç duan nënën e vëllain e tyre. Më kujtohet një fotografi e çuditshme e portave të shtëpisë së Pablo Nerudes, një vit pasi ai kishte vdekur. Duar të reja kishin shkruar mbi to: “Faleminderit Pablo. Ti na mësove si të duam”. Edhe unë i falënderoj ata studentë të janarit 1991 që më mësuan të dua si gjënë më të shtrenjtë lirinë. Ne nuk jemi për dhunë, as për hakmarrje. Madje nuk dimë t’i urrejmë dhunuesit tanë. Kjo është dhe dobësia jonë, ndoshta e mira e jonë. Le të na urrejnë. Të duash do të thotë të jetosh në paqe. Në paqe me të tjerët dhe veten. Për Federiko Garcia Lorkën fytyra e një luftëtari të vrarë ishte e bukur. Është dhe një thënie e Montenjit që thotë se “çdo njeri i ndershëm, më mirë zgjedh të humbasë nderin se sa ndërgjegjen e vet. Pushtetarët e sotëm, që nuk largohen nga ky pushtet i kanë humbur të dyja. Tashmë është fjala e popullit: “vox populi”. Dhunuesit e tu e kanë zbukuruar dhe burrëruar fytyrën tënde. Të përqafoj nga larg.

Luan Rama, Paris

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik
Para 38 minutash

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur
Para 39 minutash

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 11 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 15 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 17 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.