Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Maks Velo: A duhet të ndërrojmë Shqiponjën e flamurit?

35 vite KOHA JONË E mërkurë, 24 Shkurt 2021 19:49
Maks Velo: A duhet të ndërrojmë Shqiponjën e flamurit?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

(Botuar me 10 Prill 1998 në KOHA JONE)

Nga Maks Velo-

Po bëhemi me kushtetutë. E ndërsa të gjithë rendin pas ligjeve të saj, qe here-herë do bëhen sipas modeleve franceze, angleze apo amerikane, duket si e lënë në harresë, paraqitja simbolike e Shqipërisë, në Evropën e ardhshme. Simbolet tona, padyshim që nuk duhet t’i ngjajnë, veçse atyre që kanë burimin shqiptar. Flamuri, shenja e identitetit të një kombi, ka shqetësuar njerëzit e kulturës dhe artit shqiptar, shqetësim, që përveçse me paraqitjen dinjitoze të Shqipërisë ka të bëjë edhe me ruajtjen e traditës dhe kombëtares. Kemi një shqiponjë bizantine në flamur, si edhe disa variante moderne dhe krejtësisht shqiptare të bëra nga mjeshtrit popullorë. A duhet ta ndërrojmë shqiponjën, dhe nëse po, cili do ishte modeli më i përshtatshëm. Artisti Maks Velo u është përgjigjur pikërisht këtyre dy pyetjeve.

Mendoj se ka ardhur koha të ideojmë dhe realizojmë disa ndryshime thelbësore në tërë sistemin e simboleve tona kombëtare dhe sidomos në flamurin dhe himnin tonë kombëtar. Ka disa arsye shumë të rëndësishme, që tani po na dalin përpara.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Bërja e një kushtetute të re. Afrimi i mijëvjeçarit të ri, ku ne si komb duhet të tregojmë se po lëmë prapa, bashkë me veprimet dhe zgjidhjet shpesh shumë të ashpra, dhe trashëgiminë e një shoqërie primitive.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Vlerat dhe ngarkesat pozitive duhet të mbeten dhe të ruhen nga ne, por kjo më tepër në sferën emotive dhe estetike sesa si zgjidhje, që shpesh u ofrojmë problemeve tona. Ndryshimet e rëndësishme e thelbësore kanë përfshirë tërë Evropën, e cila po tregon me këtë rast tërë pjekurinë e saj prej një zonje të vjetër, që di të lërë mënjanë nostalgjitë e rinisë.

Mund t'ju interesojë

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Para 7 orësh
Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 7 orësh
Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Para 8 orësh

Gjatë një periudhe 40-vjeçare jam marrë me grumbullimin, analizën, dhe studimin e formës së shqiponjës në krijimtarinë popullore. Çuditërisht krijimtaria popullore në krahasim me krijimtarinë e kultivuar ka qenë shumë më e vëmendshme dhe prodhimtare për këtë motiv primar.

Simboli ynë më i rëndësishëm GRAFIK, që na ka shoqëruar gjatë shekujve është SHQIPONJA. Por për hir të së vërtetës duhet thënë se ky simbol tek ne është identik me simbolet bizantine, imperiale ruse dhe gjermanike. Kështu duhet gjetur mënyra për ta zëvendësuar me një logos të ri. Duke bërë një përmbledhje thuajse globale të tendencave në brendësi të krijimtarisë popullore për këtë subjekt do të thoja se ka dy degëzime stilistike. Degëzimi i parë (Figura 1-10), i qëndron gati besnik imazhit të figurës së Shqiponjës dykrenore ashtu, si ka ardhur nga shekulli i 15-të, me vulën e Skënderbeut. Degëzimi i dytë (Figura 11-20), me guxim të veçantë artistik bën kërkime të reja me rezultate vërtetë befasuese. Në këto ekzemplarë shohim thjeshtëzime dhe stilizime të formës drejt një moderniteti organik dhe të vërtetë.

Këtu nuk është rasti të bëj tërë përshkrimin e objekteve ku i kam gjetur këto simbole, as të përshkruaj materialet dhe teknikat, por doja thjesht të parashtroja këtë sugjerim: A duhet të ndërrojmë formën Shqiponjës dykrenore në fushën e flamurit apo jo? Në qoftë se po, a mund të pranojmë një nga skemat figurative, që kanë bërë mjeshtrit popullorë anonimë të cilët me guximin, mençurinë dhe thjeshtësinë e tyre na kanë sugjeruar, madje na kanë dhënë të gatshme këto figura vërtet të përkryera? Unë do të isha që në flamurin e Shtetit Shqiptar të mijëvjeçarit të tretë, të Shtetit Shqiptar, që do të hyjë në Evropën e bashkuar, të ishte Shqiponja e figurës 16./MAKS VELO/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 7 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 7 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 8 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 8 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 12 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 9 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 14 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 14 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.