Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Mentor Kikia: Policia mbyll derën, lë gazetarët jashtë!

35 vite KOHA JONË E mërkurë, 3 Mars 2021 19:23
Mentor Kikia: Policia mbyll derën, lë gazetarët jashtë!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

(Botuar me 26 Maj 1998 në KOHA JONE)

Nga Mentor Kikia-

TIRANË – Dje Ministria e Rendit, gjatë një mbledhjeje për të analizuar shkallën e lartë të kriminalitetit në vend, ka arritur në përfundimin se një nga shkaktarët e kësaj gjendjeje janë edhe gazetarët!

Pra ata që çdo ditë botojnë lajme për ata që kapen e që vriten në këtë vend. Se si, kjo nuk është thënë, porse krerët më të lartë të saj kanë marrë një vendim. Nga dita e sotme asnjë zyrtar i kësaj ministrie nuk do të japë konfirmime apo opinione gazetarëve për çka do të ndodhë. Kështu ata kanë menduar se do të jenë më rezultativë në punën e tyre. Ndërsa shtypin do ta “ushqejë” një zyrë shtypi, për të cilën ka më se një vit që flitet se do të krijohet. Në dukje kjo është një gjë normale. Pra, që një titullar dikasteri jep urdhër që askush të mos flasë me shtypin, përveç një zyre të specializuar për këtë punë. Ndërsa neve, që çdo ditë orvatemi të bëjmë publike punën e njerëzve që kanë marrë për sipër, e që kanë për detyrë, të ruajnë rendin dhe qetësinë e këtij vendi, nuk ka se si të mos na shqetësojë një vendim i tillë.

Ne i kuptojmë hallet e policisë dhe kushtet në të cilat punojnë, por edhe ne bëjmë një detyrë, sikurse policët, detyrë e cila është po kaq e rëndësishme dhe po kaq e rrezikshme sa e tyre. Ne e dimë mirë rëndësinë e lajmeve të policisë dhe kemi pasqyruar në mënyrë masive aktivitetin e saj një vit më parë, kur ajo ende nuk kishte drejtuar këmbët. Madje ne edhe kemi heshtur, kur për hir të interesave më të mëdha, kemi publikuar ndonjë lajm që na është serviruar, edhe pse kemi konstatuar se nuk ishte i vërtetë. Kësisoj, ne nuk mund të pranojmë se kemi ndikuar negativisht në punën e policisë. Kjo, pasi çdo ditë në faqet e gazetave janë të botuar lajme që tregojnë për vrasje dhe kapje autorësh krimesh. Deri këtu ne nuk shohim ndonjë gjë të keqe, pra që të shkruash se u bë një vrasje në mes të Tiranës, pasi kjo nuk mund të jetë sekret. As kapja e një krimineli nuk mund të jetë sekret, përkundrazi. Ajo që duket se i prish punë policisë mund të jetë fakti se në shtyp botohen më shumë lajme për vrasje se sa për kapje autorësh. Por ky nuk mund të jetë kurrë faji ynë. Ne jemi të vetëdijshëm se shtypi dhe media në përgjithësi, nganjëherë u prishin punë hetimeve që bën policia, me botimin e informacioneve që janë ende në kuadrin operativ.

Mund t'ju interesojë

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Para 6 orësh
Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 6 orësh
Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Para 7 orësh
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në shumë vende të botës ky lloj konflikti i heshtur është bërë arenë e diskutimeve të gjëra, por ka qenë shteti ai që ka gjetur një zgjidhje. Operatorët shqiptarë ndoshta habiten kur shikojnë edicione lajmesh në stacionet e huaja, të paktën në ato italiane, kur në një vendngjarje gjenden njëkohësit me policinë edhe dhjetëra kameramanë e fotoreporterë. Nuk është se gazetarët kanë radio e përgjojnë policinë, apo ishin lidhur më parë me kriminelin që do të bënte vrasjen. Në çdo aksion të planifikuar, apo ngjarje që ndodh, komisari i policisë është i preokupuar dhe nuk ka nerva e as kohë të merret me gazetarët. Por gjithmonë aty është dikush që e ka kokën të ftohtë dhe nuk përgjigjet për rezultatet e aksionit. Ai njeri merret me informacion dhe në të tilla raste njofton shtypin dhe organet e tjera të medias që të pasqyrojnë atë që ndodh. Praktika e këtyre vendeve është shumë e gjatë në këtë drejtim dhe për çdo gjë që ndodh shtypi informohet zyrtarisht, duke i prerë në këtë mënyrë rrugën edhe shtrembërimeve të fakteve. Ndërsa këtu tek ne kjo nuk ka ndodhur kurrë dhe gjasat janë që nuk ka për të ndodhur. Për pasojë ndodh ajo që ne shohim në të vetmin stacion televiziv që jep nganjëherë njoftime për arrestime. Mungesa e filmimeve në vendngjarje bën që këto lajme të shndërrohen në skena komike, njësoj si përshëndetjet që bëhen për ditëlindje. I arrestuari nxirret nga biruca dhe vihet të pozojë për kameran e TVSH para një muri. Kur janë shumë, pas derës qëndron një polic që i nxjerr një e nga një, madje duke përfituar nga kjo edhe ai vetë nxjerr kokën që ta shohin të afërmit. Ndonjë nga të arrestuarit, duke e marrë seriozisht këtë, mundohet edhe të buzëqeshë pak, pasi e di që në mbrëmje do ta shohin të gjithë. Madje ka patur edhe raste kur aksioni ka qenë shumë i rëndësishëm dhe, për këtë, i arrestuari është marrë dhe është dërguar sërish në vendin ku u kap dhe policia improvizon një aksion vetëm për operatorin e TVSH. Këtë policia e bën, pasi ia ka nevojën medias dhe kërkon të publikojë punën e saj, pasi edhe kjo ka anën e saj pozitive në luftën kundër kriminalitetit. Porse mungesa e institucioneve të specializuara për këtë punë, bën që të realizohen të tilla komedi. Duke mos mohuar ato që janë arritur në fushën e marrëdhënieve mes Ministrisë së Rendit dhe përgjithësisht të policisë, me shtypin, ne nuk ka se si të mos na shqetësojnë vendime të tilla. Pasi ne presim të tjera raporte, edhe më pozitive, me policinë. Ne e përshëndesim krijimin e një zyre shtypi, pasi kjo do të lehtësonte edhe punën tonë, që kërkojmë me orë të tëra, në gjysmë ilegalitet apo kafeneve, ata që njohim e që shërbejnë si burimet tona. Por sa do të jetë realisht ajo një zyrë informacioni, që të njoftojë shtypin për ato që ndodh?. Nuk duam të jemi pesimistë, por s’ka se si, kur edhe një buletin informativ që ka zëdhënësi i ministrisë, në të cilin ka edhe lajme të tilla, si: “Në qytetin “X”, A. K, aksidentoi me makinë L. H, e cila është në spital. Po punohet për kapjen e autorit, i cili iku nga vendi i ngjarjes”, ruhet me fshehtësinë më të madhe. Ky lajm nuk ka kurrfarë vlere për shtypin, por ja që edhe ky shkruhet në një letër që në kokë mban siglën “Sekret”. Atëherë për çfarë lajmesh të shpresojmë se do të na informojë kjo zyrë?/ Mentor Kikia/

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 6 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 6 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 7 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 7 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 11 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 8 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 13 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 13 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.