Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 08:02 Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik Ndërprerjet e planifikuara të energjisë në Ukrainë kanë nisur që në tetor, ndërsa Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj rrjetit energjetik. Në Kiev disa familje…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Mero Baze i “VOA” vjedh pikturën e RD

35 vite KOHA JONË E premte, 8 Janar 2021 23:28
Mero Baze i “VOA” vjedh pikturën e RD
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

(Botuar me 11 Janar 1997 në KOHA JONE)

Mero Baze i “VOA” vjedh pikturën e RD

24 orë tension në selinë e redaksisë së gazetës “Rilindja Demokratike”. Këtë radhë temperatura e kronistëve të Partisë Demokratike në pushtet nuk është ngritur prej shkrimeve polemiste me kundërshtarët politikë apo ata që bëhen për të treguar arritjet e qeverisjes së partisë së tyre. Përkundrazi, gazeta e parë alternative shqiptare në historinë e 50 vjetëve të fundit është tronditur prej një ngjarjeje të pandodhur më parë. Pasditen e vonë të enjtes është njoftuar se në muret e redaksisë së ish-gazetës humoristike Hosteni, ku që prej disa vjetësh është strehuar “Rilindja Demokratike”, mungonte një pikturë. Vepra e zhdukur i përkiste mjeshtrit Danish Jukniu, një prej penelëve më interesantë të Shqipërisë. Piktura, e cila përpara se të strehohej në redaksinë e “RD”-së kishte qenë pronë e Galerisë Kombëtare të Arteve, paraqet peizazhin më popullor të Jukniut, tablonë baritore aq të njohur në vend, e punuar në teknikën e vajit. Nuk dihen ende rrethanat të cilat kishin bërë që kjo pikturë, e vlerësuar në rreth 50.000 dollarë nga specialistët, gjendej në redaksinë e gazetës së demokratëve. Në një gjendje të tillë, duke njohur dhe vlerat e veprës si dhe faktin që ishte dhunuar një redaksi gazete, është lajmëruar menjëherë një prej komisariateve të policisë së kryeqytetit. Të vënë në gjendje alarmi përgjatë të gjithë natës mes të enjtes dhe të premtes, forcat e specializuara për ndjekje të banditëve, por ndoshta jo të vjedhësve të veprave të artit, kanë kërkuar më kot në rrugët e Tiranës. Ankthi i humbjes së pikturës së shtrenjtë i ka mbajtur njerëzit e “RD”-së edhe përgjatë paradites së djeshme, duke hamendësuar më kot për autorin e vjedhjes më të famshme në historinë e ndonjë gazete shqiptare. Kështu është përhapur një version paraprak se piktura ishte zhdukur prej specialistësh evropianë të veprave të realizmit socialist, (dihet vlera e madhe monetare e këtyre punimeve në perëndim, pasi në ato vende ky lloj arti është i panjohur) të cilët mund të ishin impresionuar prej personazheve të tablosë: një bari me kopenë e dhenve e në sfond një copë shkëmbi. Bile ka patur edhe një version që nuk është marrë për bazë, sipas të cilit piktura ishte vjedhur nga komunistët në qendër të gazetës kryesore të Partisë Demokratike. Sidoqoftë gjithçka është zgjidhur për mirë po dje. Ka mjaftuar një telefonatë dhe vjedhësi, që pas saj mund të quhet marrësi, në fakt nuk ka të bëjë aspak me komunistët, hajdutët apo koleksionistët perëndimorë të pikturave të realizmit socialist. De jure ai është punonjës i shtetit amerikan, konkretisht i Radios së pavarur “Zëri i Amerikës”. De facto, mik i ngushtë i redaksisë së gazetës “RD” dhe sipas shumë zërave edhe gazetari qendror i gazetës presidenciale “Albania”, shtyp i cili nuk është më në pozita komode me shtetin amerikan. Vjedhësi, apo marrësi, quhet Mero Baze, rreth 30 vjeç dhe ka një makinë tip Volkswagen. Ka shkruar një libër kundër fqinjëve të Shqipërisë dhe shumë shkrime kundër opozitarëve të PD-së. Nuk shquhet për shije ekstravagante në art, çka e ka vërtetuar edhe heqja e pikturës së fundit nga muret e “RD”-së, për ta vendosur në ato të shtëpisë së tij të re. Deri mbrëmë në darkë nuk kishte asnjë njoftim nëse piktura me bari, dhen dhe mal, që kishte prekur shijet estetike të gazetarit Mero Baze, të ishte kthyer në bazë: redaksinë e së përditshmes “Rilindja Demokratike”. Sidoqoftë priten zhvillime të reja për këtë rast të paprecedent, i cili përzien bashkë artin, policinë, gazetarinë dhe Mero Bazen.

Mund t'ju interesojë

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kr...

Para 37 minutash
Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur

Para 38 minutash
Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Para 2 orësh

T. Çela

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik
Para 37 minutash

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur
Para 38 minutash

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 11 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 15 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 17 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.