Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 08:01 Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur Një ndërtesë është shembur në Brooklyn të New York-ut, duke lënë dy të vdekur dhe 19 të plagosur, sipas raportimeve të para për një…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Mesazhi i Ismail Kadare për Vlorën

35 vite KOHA JONË E mërkurë, 20 Janar 2021 18:47
Mesazhi i Ismail Kadare për Vlorën
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

(Botuar me 15 Prill 1997 në KOHA JONE)

Mesazhi i Ismail Kadare për Vlorën

Vlorë – Shkrimtari i njohur shqiptar Ismail Kadare, i prekur nga tragjedia e 28 marsit në Otranto, i është drejtuar me një mesazh ditët e fundit popullit të Vlorës. Kadare ka dërguar në qytetin e viktimave një buqetë me 79 lule, ku shkruhej:

“Me dhimbje Ismail Kadare”. Buqeta me lulet e Kadaresë u hodh në det mes buqetave të tjera të familjarëve dhe qytetarëve të Vlorës, kurse buqeta tjetër iu shpërnda si mesazh paqeje vlonjatëve në një miting.

Mund t'ju interesojë

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur

Tani
Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Para 2 orësh
Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Para 2 orësh

Në mesazhin e dërguar Kadare shkruan:

“Popull hero i Vlorës, tragjedia që ndodhi në detin Adriatik është nga më të dhimbshmet tragjedi që mund të përfytyrohen. Nuk ka shqiptar në botë që të mos ketë ndjerë dhimbje të thellë, që të mos ketë qenë pranë popullit të Vlorës në këto orë të vështira për vlonjatët. Ishte një kurban i rëndë që pagoi Vlora. Në historinë e gjatë të Shqipërisë, ky qytet ka pësuar shumë dhimbje të thella dhe ndaj ka qenë gjithmonë i shquar se dhimbja e tij ka qenë e lidhur me fatet e këtij populli. Në këto çaste tepër të rënda për popullin e Vlorës, megjithatë shpresojnë se nuk do të ngatërrojnë këtë tragjedi me marrëdhëniet e Shqipërisë me Europën. Ndihma e shteteve të Europës për Shqipërinë është një shenjë respekti për popullin tonë, një shenjë përkujdesje. Për të marrë këtë vendim nuk ka qenë e lehtë. Është bërë presion nga i gjithë opinioni publik botëror që Shqipëria të mos lihet në baltë. Ky presion i bërë nga intelektualë në të gjithë botën si shkrimtarë, filozofë, personalitete të kulturës dhe të politikës luajti një rol të madh që vendimi të ishte i ngutshëm, përndryshe Shqipëria mund të mbetej një popull i braktisur nga bota. Vendimi i shpejtë, tregoi se Europa e çmon popullin shqiptar. Në shumë ambiente u shfaq një lloj xhelozie për Shqipërinë në kuptimin që Europa u interesua shumë më shpejt se sa për popujt e tjerë. Kjo ndihmë e Europës është angazhimi i saj për një ndihmë shumë më të madhe në të ardhmen. Ajo do të jetë shumë efikase për Shqipërinë, për ta nxjerrë atë nga mjerimi. Prandaj duke u kthyer te tragjedia që ndodhi të mos e ngatërrojmë ndihmën e Europës me të. Ai faj ose gabim u krye nga një grup i kufizuar njerëzish, sa mund të jetë një ekuipazh i një anije, dhe s’ka pse të ngatërrohet as Italia dhe as Europa. Italia ka premtuar se do t’i dënojë fajtorët nëse do të konstatohen. Nënat dhe motrat vlonjate, familjarët dhe të afërmit kanë të drejtë të dëshpërohen se dhimbja e tyre është e pariparueshme. Nga ana tjetër, dëshiroj të kujtoj se kjo dramë ndodhi pikërisht kur Këshilli i Sigurimit ishte mbledhur për të diskutuar dërgimin ose jo të ndihmave në Shqipëri. Pikërisht në këtë moment erdhi lajmi i gjëmës. Kjo mandatë e shpejtoi marrjen e vendimit. Kjo do të thotë se viktimat, që janë më shumë gra e foshnje u bënë martirë të kombit shqiptar dhe ata si të tillë do të nderohen. Vlora, bashkë me dhimbjen do të ketë të drejtën të kujtojë se në këto çaste të rënda ishin njerëzit e saj që u flijuan. Për hir të kësaj le të afrohemi me njëri-tjetrin, si i afron njerëzit fatkeqësia. Në Shqipëri nuk ka luftë civile, as luftë etnike, nuk ka luftë Veri-Jug. Në Shqipëri ka një përpjekje për të bërë një Shqipëri akoma më të mirë. Në emër të kësaj, shqiptarët duhet të kuptohen patjetër me njëri-tjetrin sepse nuk kanë qëllime të kundërta por vetëm keqkuptime. Kur qëllimi është i njëjtë, keqkuptimet marrin rrugë. Shqipëria i ka të gjitha shanset që të ecë përpara dhe të kthehet nga një vend i mallkuar si duan ta paraqesin disa, në një vend të bekuar. Me zemër të lënduar përmes miqve të mi në Vlorë, ju dërgoj dy buqeta me lule, njërën ta hidhni në det në kujtim të viktimave dhe tjetra një mesazh paqeje për ju të dashur vlonjatë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ismail Kadare, prill 1997

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur
Tani

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C
Para 2 orësh

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 11 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 14 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 16 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 16 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.