Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Nikoll Lesi: Nano të mos tregohet mendjemadh me shtypin

35 vite KOHA JONË E mërkurë, 10 Shkurt 2021 19:52
Nikoll Lesi: Nano të mos tregohet mendjemadh me shtypin
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

(Botuar me 11 Nëntor 1997 në KOHA JONE)

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Nga Nikoll Lesi-

Mund t'ju interesojë

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përme...

Para 1 ore
Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Para 2 orësh
Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 3 orësh

Sqarim i detyruar, pasi kryetari i parlamentit Skënder Gjinushi, nuk më dha fjalën për t’iu përgjigjur akuzave fyese të kryeministrit shqiptar 

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

I nderuar lexues! I detyruar nga akuzat fyese të kryeministrit Fatos Nano, bërë dje ndaj meje në sallën e parlamentit, po shkruaj se çfarë ndodhi në seancën parlamentare. Seanca e parlamentit filloi dje pasdite në ora 18.30, ku kryeministri Nano sqaroi për ecurinë e 100 ditëve të qeverisë që ai kryeson. Gjithashtu ai dha shpjegime në lidhje me takimin e shumëpërfolur të Kretës. Pas mbarimit të ekspozesë nga ana e tij, si deputet i parlamentit, bëra tre pyetje, dy prej të cilave lidheshin me takimin e Kretës dhe një lidhur me shtypin shqiptar e problemet e tij në raport me qeverinë Nano. Pyetjen e fundit e bëra nisur nga një akuzë e kryeministrit se “shtypi po sulmon politikën e qeverisë…”. Pyetje bënë edhe deputetë të tjerë, bile edhe më të “hidhura” se pyetjet e mia.

Fill pas pyetjeve nxitoi të ngjiste hapat në podium ministri pranë kryeministrit, zoti Kastriot Islami. Ai iu përgjigj edhe pyetjes time, e cila në thelb ishte evazive, por gjithsesi mbarte dinakërinë, ironinë, por së paku ishte në stilin që di të përgjigjet Islami. Deri këtu nuk kishte asgjë të keqe, pavarësisht se ai edhe mund të përgjigjej në mënyrë të sinqertë, ashtu siç i kishte marrëdhëniet dikur, para 29 Qershorit, me gazetat e pavarura.

Pas kësaj radha, sipas procedurës së parlamentit, vinte për deputetët që kishin bërë pyetje ose grupet parlamentare. Natyrisht, që trajtova dy probleme. I pari, që lidhej me raportet e qeverisë me parlamentin, të cilin e kisha trajtuar edhe në një artikull në “Koha Jonë” para pesë ditëve. Siç duket kryeministri i inatosur me artikullin tim priste rastin të shfrynte inatin e tij ndaj meje. Nejse. Në diskutimin tim kërkova që ministrat kur të vinë në parlament të vinë të përgatitur dhe të jenë seriozë, pasi është parlamenti baza e gjithçkaje, nga ku buron ekzekutivi, presidenti, gjyqësori etj. Kjo nuk i pëlqeu Nanos, i cili rrinte në tribunën e parlamentit gjithë inat dhe mllef. Problemi i dytë ishte lidhur me akuzën e ngritur nga Nano, e cila nuk u sqarua nga Kastriot Islami, pra lidhur me shtypin e shkruar.

Në thelb theksova se shtypi gjatë qeverisjes së Berishës është djegur dhe shkatërruar dhe se ka probleme ekonomike nga më të vështirat. Gjithashtu thashë se “nëse Nano e ka Çalën për gazeta, të cilat janë djegur nga koha e Berishës, sqaroj se ato gazeta nuk shkatërrojnë opinionin, por dinë të ringrihen vetë për të pasqyruar, ndofta edhe rënien e Nanos”. Kjo thënie e nxehu Nanon dhe nuk priti procedurat, por doli në podium. E kuptova se do të sulmonte, pasi mbarte inatin e artikullit tim të botuar në “Koha Jonë”, para pak ditësh.

Në të vërtetë ashtu ndodhi. Ai sulmoi pa etikë, direkt duke thënë, ndër të tjera… “I kujtoj gazetarit, deputetit dhe pronarit të mediave se qeveria nuk merr përsipër djegien e gazetës “Koha Jonë” dhe nuk paguan haraçet e saj. Ne nuk paguajmë djegiet e gazetës, ashtu siç po djeg opinionin publik me artikuj dezinformues…”. Dhe vazhdoi disa herë duke thënë se “po mbaroj diskutimin”, por vazhdonte të fliste akoma, duke harruar se çfarë kishte thënë. Megjithatë e dëgjova deri në fund. Sapo mbaroi menjëherë kërkova fjalën për të sqaruar lidhur me akuzën se “Koha Jonë” po djeg opinionin publik me shkrime dezinformuese. Kryetari i Kuvendit Skënder Gjinushi, i cili është zgjedhur nga PS-ja, herë shikonte Nanon, herë mua. Nuk dinte kujt t’ia prishte e kujt t’i ndreqte. Në të vërtetë, ai duhej të më jepte fjalën, pasi parlamenti është tribunë e fjalës dhe e debatit. Kërkova disa herë të më jepej e drejta e fjalës, ndofta edhe paksa me rrëmbim, por Gjinushi i vendosur për të mbrojtur kryeministrin Nano nuk pranoi. Kështu debati për dhënien e fjalës vazhdoi afro 10 minuta. Atëherë kryeministri mblodhi letrat, vuri syzet treshe, rregulloi rripin, të cilit i ka shtuar disa vrima në zgjerim dhe iku pa mbaruar parlamenti e pa dëgjuar përgjigjet e akuzave që më bëri direkt. Edhe me insistimin e kryetarit të grupit parlamentar të PS-së, liberalit socialist, Majko, përsëri nuk m’u dha fjala nga Gjinushi. Përgjigjet e mia për akuzat e Nanos ishin këto:

  • Së pari, me vjen keq që kryeministri i vështron errtas marrëdhëniet me shtypin, pavarësisht se ka përsëri të njëjtat syze, të cilat i kishte dikur në burgun e Bençës, kur shkruante për “Koha Jonë” si “dallëndyshe e demokracisë dhe e fjalës së lirë” dhe ndryshe i shikon tani që ndodhet në zyrën e ngrohtë të kryeministrit. Detyra e shtypit është të informojë e të kritikojë çdo veprim të qeverisë që bie ndesh me demokracinë dhe premtimet e dhëna në fushata elektorale, pavarësisht që asnjë qeverie nuk i pëlqen një gjë e tillë. Natyrisht që shtypi duhet të jetë më i saktë, por këto zhvillime ecin paralel me zhvillimin ekonomik e kulturor të një kombi.

2- Kryeministri theksoi se “nuk merremi me djegiet e gazetës (nënkupto:”Koha Jonë”) dhe me djegien që i bën opinionit publik kjo gazetë”. Atëherë pyes kryeministrin: Mos e keni fjalën edhe për artikujt dhe intervistat e Fatos Nanos, botuar në “Koha Jonë” , kur ai ndodhej në burgun e Bençës, të cilat, dikur, vraponte për ti sjellë në redaksi Kastriot Islami? Apo mos ndofta “djegie të opinionit publik” keni parasysh artikujt dhe mocionet e tuaja në muajin korrik-gusht të vitit të kaluar (që të gjitha botuar në “Koha Jonë”, pasi “ZP” nuk pranonte ti botonte) e ku bëhej fjalë për guralecë dhe qypa me mjaltë?!

  • Është mirë që marrëdhëniet me shtypin të mbeten ashtu siç keni deklaruar kur ishit në opozitë.
  • Do të ishte mirë që qeveria të respektonte raportet parlament – president – qeveri, duke i dhënë me tepër rol parlamentit, cili është kthyer në një shkollë me korrespodencë, ku vetëm vijmë për të marrë pagën mujore. Kaq do të thosha.

Pas kësaj braktisa sallën e parlamentit, për t’u kthyer të mërkurën me një deklaratë, të cilën do ta bëj të njohur në parlament.

NIKOLL LESI, deputet

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 1 ore

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 2 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 3 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 3 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 3 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 6 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 5 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 1 ore

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.