Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Nikoll Lesi: SHIK-u, policia dhe prokuroria; të gjithë bateritë kundër “Koha Jonë”

35 vite KOHA JONË E hënë, 30 Nëntor 2020 18:34
Nikoll Lesi: SHIK-u, policia dhe prokuroria; të gjithë bateritë kundër “Koha Jonë”
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

(Botuar me 1 Mars 1996 në KOHA JONE)

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Policia fabrikon “fakte” për armë pa leje në shtëpinë e drejtorit të “KJ”. Gjatë kontrollit në mesnatë, ata kanë falsifikuar dokumente për gjetje armësh

Mund t'ju interesojë

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përme...

Para 6 orësh
Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Para 7 orësh
Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 8 orësh

Vazhdojnë të mbahen të sekuestruara të gjitha kasetat familjare si dhe arma e gjuetisë me numër 21431C e lëshuar nga Komisariati i Policisë së Lezhës me datë 21.02.1994

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Poshtërsitë, nuk qenka e thënë të mbarojnë vetëm me ndalimin e të gjithë stafit të “KJ”, në mbrëmjen e 26 shkurtit 96, as me kontrollin fashist të bërë në mesnatë në shtëpinë time nga oficerë të SHIK-ut si dhe nga 25 policë të cilët kanë gjetur vetëm gruan dhe dy fëmijët e vegjël, por paska edhe më tej: fabrikim dhe falsifikim i fakteve për armëmbajtje pa leje. Deri këtu poshtërsi nuk mendoja se mund të arrinte në këtë shtet, të cilin përpiqemi, secili në mënyrën e vet, për ta ndërtuar dhe për të vendosur drejtësinë, lirinë dhe mirëqenien ekonomike. Dje më thirrën përsëri në komisariatin e policisë numër 2 të Tiranës dhe më njoftuan se në mbrëmjen e datës 26 shkurt 1996 rreth orës 24.00 është gjetur nga kontrolli i ushtruar në shtëpi një armë pa leje automatike, me magazinë të prodhimit amerikan me mbishkrimin WARNING dhe numër serie 78853! Nga krahasimi i dokumenteve që kam për lejen e një arme gjuetie del se kjo armë është e sajuar, pa  nr. 78853, pasi në lejen zyrtare kam MV21431C e blerë në Greqi më 5 mars 1993, me numër fature 364 dhe me çmimin 59000 dhrahmi si dhe numër pasaporte 120898 (pasaporta e vjetër shqiptare). Gjithashtu e zhdoganuar në Kakavijë së bashku me shoferin tim Pjetër Lini, i cili edhe ai bleu një çifte me numër serie 92008228. Pra gjithçka konform rregullave dhe ligjeve shqiptare. Autorizimi është lëshuar nga shefi i policisë së Lezhës, Pashk Pervata, në mars 1993. Jam i detyruar të bëj sqarime disi të hollësishme pasi dje Prokuroria e thirrur nga Berisha është urdhëruar që me çdo kusht Nikoll Lesin e dua në burg, ndërsa provat gjejini vetë si organ! Pra arma e gjuetisë, të cilën e kisha në shtëpi në momentin e kontrollit (unë isha i ndaluar në polici) është me të gjitha dokumentet në rregull, por policia e SHIK-ut kanë shkruar në procesverbal se në shtëpi është gjetur armë me numër 78853 dhe jo arma me numër MV2143C. Pra arma e gjetur në shtëpi është zhdukur nga kontrolluesit dhe është zëvendësuar me armën tjetër, të cilën unë nuk e kam parë asnjëherë dhe nuk e di se e kujt është! Pra konkluzioni del se unë e kam mbajtur armën pa leje dhe sipas kodit penal armëmbajtësi pa leje dënohet nga 5 deri 15 vjet burg! Në procesverbal gruaja ime, Natalina Lesi, e shokuar nga kontrolli në mesnatë pa ditur se çfarë po firmos ka nënshkruar ato që kanë shkruar SHIK-u dhe policia. Arma ime e ligjshme është futur me urgjencë në furgon të policisë dhe është çuar në Rajon. Të gjitha këto të para në një sfond ndalimesh të të gjithë stafit të gazetës tregojnë se edhe vendimi për kryerjen e kontrollit në mesnatë, firmosur nga Prokurori Shkëlqim Laze është bërë me qëllim dhe në ujdi të plotë me SHIK-un e policinë. Në të gjitha kontrollet e shtëpive të asaj nate të punonjësve të “Koha Jonë” kanë qenë prezent në kontroll edhe të dyshuarit. Vetëm unë jam mbajtur në qeli, ndërsa kontrolli bëhej dhunshëm dhe në mënyrë fashiste në mesnatë duke tmerruar gruan dhe djemtë; njërin 4 vjeç dhe tjetrin 10-muajsh. E parë në këtë dritë faktesh gjithçka është e organizuar qëllimisht dhe janë fabrikuar fakte, për të cilat një ditë të gjithë organizatorët do të përgjigjen ligjërisht. Pas kësaj lufte të shtetit ndaj “Koha Jonë” me burgje, ndjekje penale të vazhdueshme, me rrahje gazetarësh, me vendosje dinamiti familjes sime, me gjoba, sekuestrime si dhe bllokim financiar, vjen akuza më absurde, të cilën nuk e kisha menduar ndonjëherë: armëmbajtje pa leje! Pas kësaj duhet të ruhemi se nëpër xhepa punonjës të SHIK-ut do të na futin drogë dhe pas 100 metrave të dalin kontroll dhe të thotë: ja kush e shpërndan drogën në Shqipëri: Nikoll Lesi. Ndofta, një ditë në polici do të ankohet ndonjë grua zëvendësministri apo edhe ministri se drejtori i “Koha Jonë” ka dashur të më përdhunojë; tashmë gjithçka pritet në Shqipëri dhe në këtë shtet ku horrat u kanë zënë frymën nëpunësve që duan ligjin dhe drejtësinë; ku hajdutët u thonë të ndershmëve “që të luftojmë” korrupsionin, ku përdhunuesit shëtisin me vetura zyrtarësh të lartë, ku në vend që të qeverisin ministrat, drejtojnë punonjës të SHIK-ut. Çdo gjë në Shqipëri nuk behët pa lejen e Berishës. Berisha tashmë është bërë edhe President, edhe kryetar, edhe ministër, edhe kryeministër, edhe kryetar bashkie, edhe shef krimesh, edhe… Berisha nuk lejon asnjë të punojë i qetë. Asnjë nuk guxon pa lejen e tij, asnjë nuk duhet të marrë frymë pa gurmazin e tij. Asnjë! Edhe ndonjë nismë të mirë të Meksit për ekonominë, edhe ndonjë orvatje të Musarait për të luftuar kriminalitetin e pengon hija e rëndë dhe urdhëruese e njeriut me emrin bjeshkatar: Sali!/Nikoll Lesi/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 6 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 7 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 8 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 8 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 8 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 11 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 10 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 6 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.