Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 90.4 lekë dhe shitet me 91.2 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 81.2 lekë dhe shitet me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Skënder Minxhozi: Mjeku Berisha dhe pacienti Arbnori

35 vite KOHA JONË E hënë, 1 Shkurt 2021 20:10
Skënder Minxhozi: Mjeku Berisha dhe pacienti Arbnori
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

(Botuar me 4 Shtator 1997 në KOHA JONE)

Nga Skënder Minxhozi-

Dje Berisha ka veshur pas shumë kohësh bluzën e mjekut. Ish-presidenti ka pozuar para shtypit në uniformën e vjetër, të braktisur qëkur vendosi të marrë në dorë frenat e opozitës së parë antikomuniste e më pas të vetë shtetit shqiptar. Është dashur që njëri nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë politikë të shkojë në prag të vdekjes, që Berisha të shkelë pragun e institucionit ku ka kaluar pjesën më të madhe të jetës profesionale. Pranë shtratit ku dergjej trupi i fikur i Pjetër Arbnorit, Sali Berisha ka luajtur të fundit skenë të hipokrizisë së nisur dy javë më parë me një njeri që ka vuajtur shumë në jetën e tij.

Është e vërtetë që grevat e urisë janë një sakrificë jo e re për ish-kryetarin e Parlamentit shqiptar. Është e vërtetë gjithashtu që paragjykimet e një ish të burgosuri ndaj ardhjes në pushtet të atyre që i konsideron si pasardhës direkt të PPSH, janë disa herë jo të pakta. Të gjitha këto kanë pasur peshën e tyre në vendimet e marra nga zoti Arbnori ditën kur ka vendosur të fillojnë një grevë urie.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ajo që shumë shqiptarë e kanë të vështirë të kuptojnë, është në fakt arsyeja për të cilën ky njeri i nderuar në të shkuarën për vuajtjet e tij, vendosi të vetëflijohet. Kur dy javë më parë ai mbante një konferencë shtypi për të lajmëruar fillimin e grevës, shumëkush u habit me motivin zyrtar të protestës. Tani, kur dy javët kaluan dhe shëndeti i parlamentarit u përkeqësua fatalisht, habia kolektive është davaritur, për t’i lënë vendin dënimit të ping-pongut politik që po luajnë me të kolegët e partisë, Berisha dhe Pollo të parët.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Çfarë kërkon të arrijë greva e urisë e Arbnorit? Nuk duhet një kujtesë e fortë për të kujtuar se ky person ka qenë jo më shumë se tre muaj më parë, për pesë vjet rresht, kryetar i Parlamentit të Republikës së Shqipërisë. Nga pozita e lartë që ka pasur, është lehtësisht e imagjinueshme se ka mundur të influencojë jo pak, që ato që sot i kërkon në mënyrë ultimative duke prerë ushqimin, t’i arrijë gradualisht me anë të mazhorancës së partisë Demokratike që kontrolloi të dy parlamentet e pas 22 marsit 1992. Pse nuk ka punuar gjatë pesë vjetëve zoti Arbnori dhe shefi i tij, që RTV të ruajë drejtpeshimin politik dhe të sigurojë barazinë në transmetimin e informacionit të këtij karakteri? Cili ka qenë roli dhe pozita e televizionit shtetëror gjatë kohës që drejtonte PD dhe personat e mësipërm? Sa greva urie ka pasur në radhët e opozitës, pas dhunës politike verbale që ekrani ka shpërndarë rregullisht çdo ditë, në periudhën 92-97? Pse televizioni shqiptar u la nga partia e zotit Berisha në stadin e një antene-kazermë që transmetonte vetëm komunikata zëdhënësish? Sa moral ka të kërkosh në disa javë atë që nuk është bërë në pesë vjet?

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Para 1 ore
Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Para 1 ore
Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Para 1 ore

Secila prej këtyre pyetjeve do ta rrëzonte në esencë ndërmarrjen e vështirë të ish-kryetarit Arbnori dhe do të nxirrte në sipërfaqe hipokrizinë që po luhet në kurrizin e tij, nga ata që kërkojnë të radikalizojnë me çdo çmim një situatë postelektorale që nuk është aspak e tillë. Nëse zoti Berisha ka vendosur ta bëjë kështu opozitën, për ata që fituan zgjedhjet do të jetë shumë e lehtë të qeverisin gjatë dhe qetë. Ndërsa i humburi i vetëm do të jetë grevisti që sot dergjet në spital. Kjo sepse mes luftës politike normale dhe realizimit të parametrave themelore të një demokracie, qëndrojnë veprime shumë më të moderuara se ai i futjes në një grevë urie pa afat, pa e pasur të qartë përsenë.

Skënder MINXHOZI

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 1 ore

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C
Para 1 ore

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 8 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 10 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 13 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 16 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 15 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.