Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 08:02 Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik Ndërprerjet e planifikuara të energjisë në Ukrainë kanë nisur që në tetor, ndërsa Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj rrjetit energjetik. Në Kiev disa familje…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Tritan Kokona dhe Saimir Demi: Asnjë nga organizmat drejtues të sportit shqiptar nuk është prononcuar për rrahjen e Edi Ramës, ai ka qenë basketbollist i kombëtares

35 vite KOHA JONË E diel, 17 Janar 2021 17:39
Tritan Kokona dhe Saimir Demi: Asnjë nga organizmat drejtues të sportit shqiptar nuk është prononcuar për rrahjen e Edi Ramës, ai ka qenë basketbollist i kombëtares
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

(Botuar me 8 Shkurt 1997 në KOHA JONE)

Tritan Kokona dhe Saimir Demi: Asnjë nga organizmat drejtues të sportit shqiptar nuk është prononcuar për rrahjen e Edi Ramës, ai ka qenë basketbollist i kombëtares

Ata që janë të gatshëm të dekorojnë “Për merita të shquara në sport”, çdo partiak megjithëse mund të ketë luajtur vetëm nëpër rrugica me top prej lecke, sot heshtin në mënyrë të turpshme për një ish-basketbollist të kombëtares së Shqipërisë… Ai ka qenë sportist. Kaq mjaftonte për të folur.

Mund t'ju interesojë

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kr...

Para 39 minutash
Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur

Para 40 minutash
Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Para 2 orësh

Kanë kaluar disa ditë që kur një grup të panjohurish, rrahën natën, barbarisht në mes të rrugës, artistin dhe intelektualin Edi Rama. Akte të tilla që të kujtojnë kohërat mesjetare, kanë indinjuar në mënyrë të veçantë opinionin publik në Shqipëri dhe jashtë saj, organizata dhe shoqata intelektualësh. Në Shqipëri, përgjithësisht kanë folur dhe prononcuar ata njerëz dhe organizata, që në këtë periudhë kanë qenë avangardët e shoqërisë. Pjesa tjetër hesht. Një heshtje që jo rrallë mund të merret edhe si aprovim për atë që ndodhi. Por tjetërkund është objekti i këtij shkrimi. Të gjithë e dinë se Edi Rama, përveçse piktor ka qenë për shumë vjet edhe sportist. Kontributi i tij shumëvjeçar në radhët e klubit Dinamo dhe uniforma e përfaqësueses që ka veshur disa ndeshje ndërkombëtare, përbëjnë një arkiv me vlera, jo kaq të thjeshtë për t’u injoruar. Për kohën kur luajti, Edi Rama nuk ishte maja e basketbollit shqiptar, por jo edhe i parëndësishëm si te Dinamo ashtu edhe në kombëtare. Megjithatë askush nga njerëzit e sportit, nga drejtuesit aktualë të tij, nuk u kujtuan të bënin qoftë edhe një protestë për ketë akt të dhimbshëm. Nuk ishte respekt për punën dhe djersën e tij. Ishte detyrë, në radhë të parë qytetare. Njerëzit e sportit nuk mund të braktisen në këtë formë, sepse kështu i teket njërit apo tjetrit që për fat të keq sot është ulur në poltronat e drejtimit. Këta nëpunës fatkeqë, që gjithçka të tyre e kanë të lidhur me “teshtimat” apo “rrufën” e atyre që drejtojnë shtetin, nuk kanë arritur që ta ndajnë sportin, as në kokën e tyre nga politika. Të gjithë u tërhoqën ose bënë sikur nuk morën vesh gjë. Mirë me kaq, se mund të ndodhte që me ndonjë deklaratë të dënonin veprën e “armikut” Edi Rama, që “pranoi” të rrihej në mes të rrugës nga një grup burrash me leva hekuri… Deri më tani të gjitha organizmat sportive kanë dekoruar me qindra njerëz, mes të cilëve edhe dhjetëra partiakë, megjithëse në jetën e tyre kanë luajtur vetëm nëpër rrugica me top prej lecke. Komiteti Olimpik, Ministria e Arsimit dhe Sporteve (ka një arsye më shumë sepse ai është edhe pedagog i Institutit të Lartë të Arteve), Komiteti Kombëtar Shqiptar i “Fair Play”, Këshilli Kombëtar i Sporteve dhe shumë organizma të tjerë, e kishin për detyrë që të reagonin ndaj ushtrimit të dhunës kundër një ish-lojtari, që kishte veshur disa herë uniformën e kombëtares së Shqipërisë. Kjo heshtje totale e këtyre organizmave, në radhë të parë ka të bëjë me nivelin e emancipimit të tyre, me mentalitetin që kanë dhe shkallën e lartë të servilizmit deri në kockë. Janë po ato organe, që me veprimet që bëjnë, të kujtojnë Komitetin e Bashkimit të Fizkulturistëve të Shqipërisë, të cilat drejtojnë me po atë ndasi e po atë mentalitet, me po atë logjikë. Kemi qenë dëshmitarë kur yje të sportit shqiptar janë “harruar” në përvjetorë, në zgjedhje, në podiume, madje edhe në të paktat botime të realizuara. Kjo për të vetmet arsye, se mund të mos mendojnë njësoj, me ata që sot drejtojnë sportin shqiptar. Kështu ndodhte edhe atëherë me ata që quheshin me “njolla”, në biografi. Për fat të keq edhe i gjithë shtypi sportiv pa përjashtim, e “harroi” faktin që personi i rrahur barbarisht ditë më parë, kishte qenë një sportist. Pritëm ditë me radhë që dikush të fliste apo të reagonte. Për fat të keq vetëm heshtje. Askush nuk kujtua, për të protestuar. E kishim detyrë ta bënim këtë. Madje me krenari, sepse sportistët janë një pjesë elite e shoqërisë, janë persona publikë. Ishte rasti të tregonim shkallën tonë të emancipimit… Edi Rama ka qenë basketbollist. Kaq mjaftonte për të folur./Tritan Kokona, Saimir Demi/

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik
Para 39 minutash

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur
Para 40 minutash

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 11 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 15 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 17 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.