Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Blendi Fevziu: Valesa, Berisha, Jelcini dhe zgjedhjet shqiptare

35 vite KOHA JONË E hënë, 14 Dhjetor 2020 20:45
Blendi Fevziu: Valesa, Berisha, Jelcini dhe zgjedhjet shqiptare
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

(Botuar me 16 Qershor 1996 në KOHA JONE)

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Nga Blendi Fevziu-

Mund t'ju interesojë

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përme...

Para 5 orësh
Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Para 6 orësh
Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 7 orësh

I konceptuar në historinë moderne fillimisht si një provincë e madhe osmane, më pas si një grupim mbretërish dhe në fund si një zonë e dominimit të diktaturës komuniste, Ballkani është dominuar tradicionalisht jo vetëm nga pasionet nacionale, por edhe nga fabrikimet e liderëve autoritativë, regjimeve të dorës së fortë dhe pamundësia e instalimeve të demokracive serioze. Edhe gjatë sundimit turk, ose të sovraneve të importuar nga dinastitë më në zë Evropiane (si në Greqi, Rumani, Bullgari, Shqipëri), vendet e Ballkanit janë qeverisur tradicionalisht nga krerë klanesh dhe krahinash, pushteti i të cilëve ka qenë disa herë më i fuqishëm dhe vendimtar se sa ai qendror në vend. Kjo psikologji pashallëqesh apo principatash ka përpunuar një edukatë qeverisjeje, e cila vazhdon të dominojë psikologjikisht vendet e Gadishullit Juglindor edhe shumë vjet pas zhdukjes së tyre. Problemet me të cilat janë përplasur demokracitë e reja ballkanike pas rënies së perandorisë së kuqe, më tepër se sa aktuale janë refleks i traditës dhe historisë së vetë këtyre vendeve. Një njeri serioz është i aftë të kuptojë se shpërbërja e kampit socialist përfitoi dy tipa demokracish, ato të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore (Hungari, Ceki, Sllovaki, Poloni), ku parimet demokratike përpiqen të plotësojnë standardet normale evropiano-Atlantike dhe ato të Ballkanit të Jugut (Kroaci, Slloveni, Jugosllavi, Maqedoni, Shqipëri, Bullgari, Rumani), ku parimet demokratike përthyhen nga autoritarizmi, pushteti i dorës së fortë dhe reflekse të tjera të tradicionalizmit në këto vende.  Zgjedhjet shqiptare të 26 Majit janë një rrjedhojë e drejtpërdrejtë e kësaj ndarjeje. Ato janë vazhdë, edhe pse më e ekzagjeruar, e manipulimeve në Kroaci, Serbi, Rumani dhe sidomos Maqedoni, ku opozita, ashtu si në Shqipëri nuk e pranoi rezultatin e zgjedhjeve dhe nuk hyri më kurrë në Parlament. Natyrisht, në situata të ngjashme protagoniste nuk mbeten më thjeshtë liderët autoritativë të këtyre vendeve, por komuniteti ndërkombëtar, vëzhguesit e huaj dhe qeveritë evropiane e të SHBA, roli i të cilave si vigjiluese të parimeve demokratike është i njohur. Nëse në rastin e Kroacisë, Serbisë dhe Maqedonisë, heshtja apo miratimi ndërkombëtar motivohet me gjendjen e luftës, rrezikun e nacionalizmit dhe përhapjen e mëtejshme të konfliktit në ish Jugosllavi, qëndrimet dyzuese dhe hezituese për të gjetur një zgjidhje për Shqipërinë ngjajnë si të pakuptimta. Është fakt se parregullsitë janë pranuar nga të gjitha qeveritë përfshi këtu Bashkimin Europian, por sugjerimi i zgjedhjeve të pjesshme ngjan më tepër si një formulë hezituese, e cila është hedhur poshtë nga opozita. Është shumë e mundur që mbështetja paraelektorale që Evropa dhe SHBA i dha Berishës dhe dyzimi paselektoral i këtyre kanë lidhje me zgjedhjet në Rusi dhe humbjen sistematike të disidencës së djathtë, në të gjithë vendet e ish kampit socialist, ndëshkimi si edhe vlerësimi i Berishës mund të bëhet një precedent njëlloj i rrezikshëm për palët në Rusi, sikurse fitorja e Zhuganovit do të dimensionojë strategjinë e politikes së jashtme Evropës Perëndimore dhe SHBA. Paniku për një humbje të Jelcinit, njeriut të zgjedhur të Perëndimit ka përfshirë demokracitë e vjetra sidomos pas humbjes së Valesës në Poloni. Është fakt se pas euforisë europiane për moshën e re të Kvasknjevskit, pasioni i tij për rrokun dhe të së shoqes për minifundi, kancelaritë zbuluan se Perëndimi kishte humbur në Lindje njeriun simbol të luftës kundër komunizmit dhe totalitarizmit. Ky elektricist i pashkolluar dhe konservator kishte qenë i aftë të mblidhte rreth tij mendjet më të ndritura të disidencës gjatë regjimit komunist, kishte guxuar ta sfidonte atë hapur, kishte hyrë dhe dalë në burgjet e Jaruzelskit dhe ishte kthyer në një mit. Një mit të mjaftueshëm për ta çuar nga kantieri i Gdanskut në zyrat presidenciale. Për më tepër, ky njeri, pavarësisht nga kritikat e shumta të shtypit diti të udhëhiqte me drejtësi, të pranonte humbjen e partisë së tij dhe më pas të vetën, në dy raunde dhe vetëm me rreth 200 mijë vota diferencë. Njeriu i cili pati ngjallur për më tepër se 15 vjet Perëndimit shpresën për një çarje në Lindjen komuniste dhe që së bashku me Gorbaçovin e dirigjoi atë, vetëm pak muaj pas humbjes së mandatit presidencial u rikthye në vendin e tij të dikurshëm të punës, në portin e Gdanskut si elektricist i thjeshtë. Vetëm atëherë Perëndimi e kuptoi se rënia e Valesës ishte rënia e Rusisë. Gjithkush ishte i aftë të mendonte se përderisa Perëndimi kishte lëshuar Valesën, simbolin e tij, mund të lëshonte fare lehtë edhe Jelcinin e Rusinë. Në Dhjetor 1995, në një intervistë të drejtpërdrejtë dhe të gjatë televizive, të transmetuar nga 10 stacione televizive më të mëdhenj amerikanë, Zgibnijev Berzhezhinski, analisti më i madh i politikës së jashtme amerikane dhe i vetmi që parashikoi shpërbërjen e BS, dha i pari alarmin. Sipas tij, indiferenca e Perëndimit kishte rrëzuar Valesën dhe rrëzimi i Valesës do të thoshte rrëzim i ndikimit amerikan në Rusi. Ajo që Berzhezhinski e konsideronte: “gafa më e madhe e politikës së jashtme të Klintonit” mund të provokojë krijimin e një boshti ruso-kinezo-iranian, antiamerikan, baza e të cilit nuk do të ishte ideologjia, as nacionalizmi, por urrejtja e thellë ndaj demokracisë amerikane. Sipas Berzhezhinskit, falimentimi i Jelcinit do të jetë falimentimi i Klintonit dhe pas kësaj, SHBA do të kërkojë një president të aftë për të përballuar sfidat e një minilufte të re të ftohtë. Jehona e analizës së Berzhezhinskit tronditi politikën e jashtme amerikane si dhe opinionin amerikan. Rastësisht, zgjedhjet e para pas atyre presidenciale në Poloni i takonin Shqipërisë dhe është e mundur që administrata amerikane vendosi ta aplikojë skenën e re të mbështetjes së të djathtëve antikomunistë pro amerikanë pikërisht këtu. Nuk kanë si të shpjegohen ndryshe tolerimet në ligjin elektoral, në heqjen e Zef Brozit dhe ligjet e tjera të hartuara në prag të zgjedhjeve.  Kjo mbështetje do të kishte qenë më evidente sikur opozita  të mos ishte tërhequr dhe si pasojë e kësaj, procesi i zgjedhjeve të mos kishte dalë jashtë kontrollit të komisionit qendror, PD dhe vetë Berishës. Krijimi i kësaj situate paradoksale, rezultati i ekzagjeruar i fitores së PD dhe raporti fillestar i vëzhguesve të OSBE e vunë Evropën dhe SHBA përpara një situate të papëlqyeshme, ku prononcimi ishte me kahe të detyruar. Sidoqoftë, të gjitha këto bashkë ja arritën ta shtyjnë fjalën finale deri pas zgjedhjeve në Rusi, të cilat do të jenë sipas të gjitha gjasave vendimtare edhe për të ardhmen e Shqipërisë. Një fitore e Jelcinit do të qetësojë panikun perëndimor. Shqipëria, një  vend i vogël dhe pa rëndësi do të detyrohet të respektojë rregullat e lojës dhe situatat e reja do të përcaktohen varësisht nga raporti final i vëzhguesve të OSBE. Në të kundërt, një fitore e Zhuganovit do të sanksionojë fitoren e PD, e cila nuk do të duartrokitet, por do të pranohet në heshtje si e mirëqenë. Lojë e interesave ndërkombëtare, Shqipëria do të konfirmojë edhe një herë pozicionin e saj. Atë të një vendi midis Lindjes dhe Perëndimit, midis dy ideologjive me një regjim të përcaktuar varësisht nga këto.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Blendi Fevziu

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 5 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 6 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 7 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 7 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 7 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 10 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 9 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 5 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.