Tashmë aeroporti i Vlorës është gati për të pritur profesionistët e aviacionit. Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku njofton se janë hapur aplikimet për 100 vende të lira pune në këtë aeroport.
“VIA hap dyert për profesionistët e aviacionit.
Nisin punësimet për t’i dhënë jetë aeroportit më të ri në Evropë .
Vizitoni faqen e VIA dhe aplikoni për t’u bërë pjesë e historisë së aviacionit shqiptar!
👉 [email protected]”, shkruan Balluku.

