Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 07:39 Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave Parisi ka zgjatur një shtetrrethim të pjesshëm, duke kufizuar lëvizjen në disa pjesë të qytetit deri të hënën, ndërsa Marseja dhe Lioni kanë vendosur…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Në emër të Zotit, Berisha duhet të largohet

35 vite KOHA JONË E mërkurë, 28 Tetor 2020 21:03
Në emër të Zotit, Berisha duhet të largohet
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

(Botuar me 22 Nëntor 1994 në KOHA JONE)

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 9 orësh
”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Para 10 orësh
Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesën ushtarake

Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesë...

Para 10 orësh

Nga Gramoz Pashko-
Pa asnjë dyshim situata politike pas referendumit është më kompleksja që nga 22 marsi 1992. Përsëri si në fillimet e tranzicionit janë rihapur pikëpyetje të mëdha për zhvillimin e mëtejshëm të demokracisë dhe të ardhmen e pushtetit në Shqipëri. Dhe nga mënyra se si politika shqiptare do t’i përgjigjej sot pyetjeve që janë hapur do të varet pothuajse krejt zhvillimi i ardhshëm i Shqipërisë. Kjo situatë dominohet nga një fakt esencial, shpartallimi politik i PD, humbja e legjitimitetit të saj e cila rrodhi jo nga Kushtetuta po nga qeverisja e saj e deritanishme. Pavarësisht se ç’thonë sot liderët e saj, se referendumi ishte thjesht për kushtetutën, e vërteta është se votimi ishte dukshëm një votim politik, e makijazhi i tanishëm nuk e mbulon degradimin e thellë politik të PD, ndërsa ripërtëritja e nisur tashmë me vonesë do të mund të rikuperojë fare pak ose pothuajse hiç fare nga ajo që ka mbetur nga idealet e vjetra. Pra po të nisemi nga premisat e momentit të tashëm, kjo parti shkon vetëm drejt humbjes së mëtejshme në mbështetjen e elektoratit, gjë që ajo nuk mund ta frenojë pa bërë një katarsis të thellë e të cilin s’mund ta bëjë duke qenë në pushtet. Situatën e dominon avancimi i socialistëve. Me polarizimin që u bë gjatë fushatës, atyre u lindi e drejta që të bëjnë të tyren jo fitoren , por humbjen e demokratëve. Por megjithëse të ndodhur me letrat e politikës në dorë, dhuratë e gafave të vazhdueshme të PD, socialistët po tregojnë se nuk po dinë ç’të bëjnë me to. Protagonistë të tjerë politikë si socialdemokratët, aleanca apo e djathta janë gjithashtu të mbërthyer në impasin e surprizës. Në vizionin e përgjithshëm politika endet përsëri në vorbullën e reagimit ndaj ngjarjeve, po vuan pasivitetin, me një krizë paternalizmi, me sytë e drejtuar nga Pallati Presidencial për të kapur ndonjë sinjal. E askush nuk po i paraprin sinjaleve ndërkohë edhe nëse momenti është i tillë kur politikës i erdhi oksigjeni e duhet të fillojë të ndërtojë. Dhe padyshim vonesa e përgjum politikën dhe është në dëm të zgjidhjeve. Po le të hyjmë pak më thellë në analizën e humbjes së PD. E para që do të konstatojmë fare lehtë është se PD humbi ngaqë realisht nuk i interesonte kushtetuta në vetvete. Ajo luajti me blof. Me referendumin PD vendosi të riafirmojë apo testojë kredibilitetin ndaj Berishës. PD u lëshua me skemën e njohur të ideve. Në vend të një fushate konstruktive ajo vazhdoi fushatën destruktive, me sloganin se do të godiste përfundimisht komunizmin, stratagjemë kjo më se e drejtë për tre vjet më parë, por sot në një klimë krejt tjetër ku njerëzit janë të lodhur nga ndeshjet dhe ballafaqimet dhe kërkojnë shpresë e besim në të ardhmen. PD nuk diti ta bëjë luftën kundër komunizmit si luftë kundër sistemit dhe më shumë e vendosi atë kundër njerëzve. E në situatën e re, kur sistemin e ri e përfaqësonte ajo vetë lufta kundër njerëzve është kundër produktive. Më tej akoma gjatë fushatës, PD nuk ndërtoi asgjë, nuk shpjegoi e analizoi asgjë nga ato se ç’kish arritur të bënte e ç’po kërkonte të bënte. Një tjetër gabim i madh e i dukshëm ishte se PD donte të likuidonte partitë e vogla si Socialdemokratët, Aleancën, PDD e PDNJ etj. duke u përpjekur të ndërtojë spektrin politik shqiptar vetëm me dy pole: PD – antikomuniste dhe socialistët – mbeturina të komunizmit. Në këtë mënyrë pas “fitores” PD do të dilte alternativa e pakontestueshme në Shqipëri. Ky do të ishte kapitali ndërkombëtar që PD kërkonte të merrte. Në një moment të vështirë ndërkombëtar për reputacionin e Shqipërisë, sidomos pas çështjes Nano dhe Omonias, PD i duhej me çdo kusht fitorja e referendumit për të thënë se është e vetmja forcë kredibël në Shqipëri, pavarësisht nga gabimet e bëra. Nga ana tjetër ajo e përqendroi tërë fushatën te një lojtar i vetëm: Berisha. (Ose e shprehur më qartë Berisha e vendosi fushatën tek vetja e tij). Ai i besoi më shumë fobive dhe manive të veta sesa realitetit. Ai gaboi rëndë kur e paraqiti kushtetutën si të tijën. Megjithëse përdori tërë arsenalin e mjeteve të rënda që dispononte, paratë, televizionin, administratën shtetërore, helikopterët e shtetit e kështu me radhë për presion psikologjik ndaj elektoratit, jashtë gjakftohtësisë ai mbeti rob i një kompleksi të vërejtur mjaft kohë më parë prej nesh: PD vazhdoi ta konsiderojë popullin një turmë, një masë njerëzish që nuk ka rëndësi e nuk gjykon. Dhe nëse televizioni krijonte ekstazën dhe SHIK-u presionin, kësaj turme të mospërfillur i krijohej përshtypja se në kurriz të saj po bëhej një hile e madhe. Berisha shfaqej paradite në mitingje e pasdite në takim me të huaj. Shoun me elektoratin e bënte vetëm për televizion. Sado i fuqishëm presioni psikologjik i televizionit, votat do t’i jepnin ata që në mbrëmje do të shihnin në lajmi mitingun në rrethin e tyre dhe do të vinin duart në ballë për manipulimin e madh që i ish bërë. Të mbërthyer në ekstazën e mitingjeve, Berisha dhe PD nuk i përgjigjej kritikave të opozitës por bënte thirrje për konsensus, pajtim kombëtar, flamur, liri etj. Berisha nuk kuptoi se votat nuk merren as në Uashington e as në Bruksel, Bon apo gjetkë, ato merren në Shqipëri. Dhe në konkluzion gabimi fatal i Berishës është se ai e kaloi opozitën e partive të tjera ndaj tij, në opozitë të popullit ndaj tij. Sot Berisha ndodhet si mbreti lakuriq kur fëmija i vogël i ka thënë se është i zhveshur. E një situatë e tillë është me të vërtetë trembëse për ata që janë në pritje të lëvizjeve të mëtejshme. Është trembëse kur mendon se ai po kërkon përsëri të zhvillojë referendum, kur nuk po kupton se para se ta rifillojë këtë përpjekje duhet të bëhet edhe një herë kredibël, dhe për këtë duhet të testohet politikisht. Kush na garanton sot se në rast se PD apo Berisha lançojnë për referendum një kushtetutë të ardhur nga parajsa populli nuk do ta rrëzojë përsëri atë? Dhe se populli është kundër kushtetutës por është kundër atyre që e lançojnë atë. Në këtë kuptim postreferendumi është për t’u parë me shqetësim. Siç e kam thënë me kohë, madje qysh kur kam qenë në PD, populli vihet në opozitë jo kur bën reforma, por kur nuk i bën ato, aq më tepër kur përpiqesh ta gënjesh. Nëse kanë patur arritje reformat në Shqipëri nuk vlen aspak të përsëritësh refrenin për të por vlen të kërkosh mbështetje për mosarritjet duke tentuar t’i ribësh ato. Dhe për këtë nuk ka rëndësi përmbajtja e kushtetutës por sa dhe si ndikojnë institucionet që rrjedhin prej saj. Sikur të marrim paketën kushtetuese, ligjin mbi të drejtën e njeriut, ligjet mbi drejtësinë, amendamentet për kompetencat e Presidentit, ligjet për pushtetin lokal do të shohim se principet konstitucionale janë mjaft. Një përmbledhje e thjeshtë dhe dhënia e një forme kushtetuese nuk është aq e vështirë. Pra, boshllëku konstitucional nuk ka qëndruar tek mungesa e legjislacionit përkatës por tek aplikimi i deritanishëm. Në rast se debati për korrupsionin del tani le të kujtojmë prepotencën me të cilën na janë përgjigjur drejtuesit e PD kur i kemi bërë vërejtje që me vendimin 248 për privatizimin do të nxitej një privatizim korruptiv që do ta gangrenizonte krejtësisht administratën. Pra nuk ishte çështje e boshllëkut konstitucional por e abuzimit me reformën ekonomike e me privatizimin. Kur i kemi bërë vërejtje për drejtësinë, që nga shkarkimi arbitrar i Prokurorit të Përgjithshëm Maksim Haxhia tek fëlliqësitë e SHIK-ut, tek gjykimet jo bindëse të Nanos, apo të liderëve të Omonias, tek dënimi i Frangajt e Lekës, tek arrestimi i Kurt Kolës e kështu me radhë, kemi patur parasysh Shqipërinë dhe jo veten tonë, kemi patur parasysh si gjërat të bëheshin më mirë dhe jo pse ne ishim në opozitë. Por përsëri që gjërat të bëheshin ndryshe nuk pengonte mungesa e Kushtetutës, por dëshira për t’i bërë ato ndryshe. Së treti, është një gënjeshtër e madhe të thuhet se boshllëku konstitucional e ka penguar Berishën të ndërhyjë për mirë, por madje krejt e kundërta i ka lënë hapësirë të ndërhyjë për keq. Rastet e mësipërme që përmenda, pa shumë hollësira, nga të gjithë mendohet se kanë prapa dorën e tij. Berisha si të ketë kompetenca e si të mos ketë – ka telefonin. Atij i mjafton një shumicë në Parlament, kukull e tij dhe një udhëheqje të PD po aq kukull të tij. Nuk vlen aspak të thuhet se Berisha nuk humbi ngaqë propozoi një kushtetutë me të meta. Votuesit kuptuan fare mirë se Berishës nuk i duhej kushtetuta por vetvetja. Verdikti i referendumit nuk ishte ndaj kushtetutës, ishte një verdikt ndaj tij, kryesisht ndaj tij. Por le ta shtrojmë ndryshe. Përse Berisha deri më tash nuk ka përdorur disa nga kompetencat që ka për të mirën e punëve. Ai i pari e ka ditur fare mirë, më mirë nga ne të gjithë, korrupsionin e mjaft ministrave. E përse pret humbjen e referendumit për t’i goditur ata. Përse mban akoma drejtuesit e SHIK-ut, që e kanë mbushur kupën dhe qëndron si ombrella e tyre. Përse nuk ka përdorur kompetencat e deritanishme të shkarkojë kryetar bashkish ku plehrat e kolera po bëjnë kërdinë. Vallë duhej të pësonte humbjen e referendumit që të kuptonte se njerëzit identifikojnë atë me këta drejtues të rrugaçëruar? Thelbi i çështjes shihet edhe ndryshe. Po sikur Berisha të fitonte referendumin. Nëse në qendër apo në rrethe një pjesë e drejtuesve të PD i janë pështirosur njerëzve, ai po të dojë t’i mbajë, po t’i dojë t’i spastrojë. Por ata ishin edhe para referendumit të tillë. Mos vallë po të fitonte referendumin këta fëlliqësira do të dekoroheshin? Mos vallë do të mbyllej një sy mbi korrupsionin i cili do të gëlonte deri në mafie, mbi rrugaçërinë e drejtuesve dhe marrëzinë e drejtësisë. Televizioni do dhunonte deri në zgrip opozitën, kontrolli i shtetit do të shumëfishonte kërditë e shpifjet, Parlamenti nga kazermë e mbushur me ushtarë “gjithmonë gati” do të shndërrohej në një lloj kampi me gardianë ku deputetët do të ishin si të dënuarit me punë të detyruar. Me sa po ndjekim zhvillimet këto ditë Berisha po vazhdon me gabimin e madh, po kërkon ta shkarkojë përgjegjësinë mbi ministra të vegjël e pavlerë, mbi nëpunës administrate të parëndësishëm, mbi drejtues rrethesh. Ai nuk po reflekton. Shqiptarët dhe jo vetëm ata që janë socialistë, thanë se ata duan ndryshim. Ata me sa duket thanë se nuk kanë besim tek ata që i drejtojnë sot. Pra Berisha nuk duhet të idhnohet me popullin, e nëse premtoi pajtim kombëtar, konsensus pas referendumit është koha të tregojë se si do t’i bënte ato. Por nëse ai është protagonisti i historisë së këtij populli, se lideri që rrëzoi diktaturën, duhet të kuptojë se nuk mund të jetë më lideri që do të ndërtojë të ardhmen. Para ndërtimit të së mirës duhet bërë eksorcizimi i së keqes. Berisha e ka shtënë tashmë fishekun e vet të fundit. Përse nuk qëlloi në shenjë, fajin nuk ja ka aspak populli. Largimi i tij nga skena është i vetmi shans që i jepet për të mbetur personazh i nderuar i historisë së viteve 90.
Gramoz Pashko

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave
Para 14 minutash

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti
Para 15 minutash

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?
Para 17 minutash

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit
Para 18 minutash

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 10 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 13 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 14 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 11 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.