Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 06:01 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026 Horoskopi i ditës sjell një ditë me Hënë në Shigjetar dhe energji të gjallë: zbuloni çfarë ju rezervojnë yjet për dashurinë dhe punën.
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

14-vjeçe nuse, por ligji nuk të bën ”block”

Aktualitet E mërkurë, 24 Janar 2024 21:16
14-vjeçe nuse, por ligji nuk të bën ”block”
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Bieta Sulo

Edhe kësaj here, duhej të ndodhte një fatkeqësi që të dilnin në shesh të metat e ligjeve tona. Një vajzë 14 vjeç në një marrëdhënie (seksuale/dashurie) me një burrë në të dyzetat. Nuk dua të merrem me rastin e mjekut Hasi, se për të do të flasë drejtësia. Por kjo histori ngre nje alarm, për të cilin pati aq debat, zhurmë dhe përplasje edhe në “Ftesë në 5”.

Islamologia Ikballe Berisha Huduti u shprej gjatë emisionit “se mjeku nuk kish kryer asgje gabim, mdaje ai është i nderuar në gjithë sa ka bërë (lidhur me marrëdhënien me minorenen) dhe do të dalë i pafajshëm”… Duke i hequr aspektin fetar shpjegimit të saj, i cili bëhet nul në një shtet laik ku prevalon ligji, është pikërisht ligji ai që mund ta nxjerrë të pafajshëm një të rritur që kryen marrëdhënie seksuale edhe me një minoren/e të moshës 14 vjeç. Po, fëmijët në vendin tonë nuk qenkan më të mbrojtur deri në moshën 16 vjecare, sikundër shumë mendojnë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sipas Kodit Penal, neni 101: Kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale me fëmijë të mitur, që nuk ka arritur moshën katërmbëdhjetë vjeç ose me të miturën që nuk ka arritur pjekurinë seksuale, dënohet me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet. Pra, kur fëmija ka mbushur 14 vjeç, një të rrituri nuk “i hyn gjemb në këmbë” ligjërisht. Ky është një “nen pedofil” bërtiti me të madhe Mirgit Vataj (Kryetar i Urdhërit të Punonjësve Socialë) në studion time dje, i cili e ka ngritur këtë problematikë edhe vite më parë, në po të njëjtën studio.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Po pse duhet të kemi viktima, pa ta kthejmë vëmendjen nga ligjet, pse? Pse nuk dëgjohen specialistët kur flasin, por duhet të ulërasin? Dhe jo, ne nuk “kemi ligje të mira, por që thjesht nuk zbatohen” sic është bërë refren. Ne kemi edhe ligje problematikë dhe që nuk i përgjigjen realitetit tonë shoqëror.

Mund t'ju interesojë

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 24°C

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 24°C

Para 9 minutash
Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del me kandidatin e vet

Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del...

Para 21 minutash
Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

Para 8 orësh

Një realiteti ku nëna e tri fëmijëve, sic Ikballja është, shprehet se është OK të ketë marrëdhënie të minorenëve me të rritur për sa kohë vajzës i kanë ardhur menstruacionet dhe ka epshe… Ndaj, të gjithë atyre që më kanë shkruar apo kanë komentuar se “pse i jepni zë eksponentëve të tillë…” po ju them vetëm një gjë: i ka ikur koha komentit “pse i jep zë”. Në një realitet që gëlon nga rrjetet sociale, televizioni është vetëm njëra nga dritaret e informimit (shumë e rëndësishme patjetër).

Në fcb, instagram dhe sidomos Tik Tok të gjithë mund të shprehen si dhe sa të duan. Dhe nqs ju s’doni të merreni me dikë në TV, ai ose jo merret gjithë ditën me fëmijët tuaj në Tik Tok. Ndaj them që i ka ikur koha “pse i jepni zë”. Unë këta zëra dhe gjithë të tjerët i përball dhe ju përfshij edhe ju nga shtëpia që së bashku të ngremë zërin për cka mendojmë që është më e mira, për fëmijët tanë në rastin konkret. Dhe së fundmi, unë mendoj që ky nen duhet rishikur nga insitucionet përkatëse. Nuk mund të kemi “të kyçur” në kodin tonë 1 nen pedofil dhe pedofilët të lirë në shoqëri.

Etiketat e lidhura

Bieta Sulo
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 8 minutash

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 24°C
Para 9 minutash

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 24°C

Kryeministri me bashkëshorten, Lindën, priten nga Presidenti Francez në “Palais de l’Élysée”
Para 9 minutash

Kryeministri me bashkëshorten, Lindën, priten nga Presidenti Francez në “Palais de l’Élysée”

Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del me kandidatin e vet
Para 21 minutash

Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del me kandidatin ...

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 8 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 9 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 9 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

4 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 8 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.