Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
Lajmet e fundit
Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

15.4% e shqiptarëve në moshë madhore kanë hua, ekonomia shqiptare ndër më pak të kredituarat në rajon

Aktualitet E hënë, 2 Janar 2023 15:02
15.4% e shqiptarëve në moshë madhore kanë hua, ekonomia shqiptare ndër më pak të kredituarat në rajon
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Shqipëria mbetet ekonomia më pak e kredituar në Rajon, me diferencë të konsiderueshme nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Të dhënat krahasuese të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) tregojnë se raporti i kredisë ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto për vitin 2021 ishte 33.86%, në rënie nga niveli prej 35.52% i vitit 2020.

Megjithëse kreditimi për ekonominë u rrit me ritme dyshifrore, raporti pësoi rënie për shkak të rimëkëmbjes së shpejtë të ekonomisë reale nga efektet e pandemisë. Krahasuar me vitin 2019, kreditimi i ekonomisë shqiptare në terma realë paraqitet në rritje me rritje, me 1.59 pikë përqindje.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sidoqoftë, Shqipëria ngelet dukshëm ekonomia më pak e kredituar e Ballkanit Perëndimor. Shifrat e FMN tregojnë se vendi më i afërt me Shqipërinë është Serbia, me 46.48% të PBB-së, e ndjekur nga Kosova, me 49.05%, Mali i Zi, me 52.71%, Bosnje-Hercegovina, me 52.84% dhe Maqedonia e Veriut, me 53.04%.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kreditimi ende pakët i ekonomisë shqiptare është i dukshëm edhe sipas treguesit të numrit të huamarrësve në raport me popullsinë. Shifrat e FMN-së tregojnë që numri i huamarrësve nga sektori bankar në Shqipëri është më pak se 154 për çdo 1000 mijë persona në moshë madhore (ose rreth 15.4%).

Mund t'ju interesojë

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Para 45 minutash
PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

Para 4 orësh
Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Para 7 orësh

Për këtë indikator, Shqipëria renditet e dyta nga fundi në rajon, duke lënë pas vetëm Kosovën, ku numri i huamarrësve në raport me popullsinë në moshë madhore është afërsisht 13%. Për vendet e tjera të rajonit, angazhimi i popullsisë në hua nga sektori bankar është shumë më i lartë. Ky raport fillon nga 30% në rastin e Maqedonisë së veriut, deri në 55.5% në rastin e Serbisë.

Nënkreditimi i ekonomisë shqiptare mund të shpjegohet me disa faktorë, duke filluar nga mungesa e një tradite të konsoliduar të ekonomisë së tregut dhe zhvillimit të sektorit bankar privat. Zhvillimi i këtij sektori në periudhën postkomuniste u frenua nga ngjarjet e vitit 1997 dhe nga proceset relativisht të vonuara të privatizimit të bankave me kapital shtetëror.

Kreditimi përjetoi një ritme të shpejtë në periudhën 2004-2010, por më pas u ngadalësua gradualisht nga rritja e raportit të kredive me probleme. Sidomos pas vitit 2013, sektori bankar u orientuar kryesisht në menaxhimin dhe pastrimin e portofoleve nga kreditë e këqija dhe kjo bëri që portofoli i kredisë për ekonominë të qëndronte në stanjacion deri në vitin 2019, kur nisi një cikël i ri i rritjes.

Paralelisht, kreditimi u ndikua negativisht edhe nga ndryshimet strukturore që pësoi sektori bankar, me një pjesë të mirë të bankave me kapital të huaj që hynë në proces shitjeje pas vitit 2015. Sfidë për rritjen e kreditimit të ekonomisë ngelet edhe niveli i lartë i informalitetit, që e vështirëson aksesin në kredi bankare për një numër të madh të punonjësve dhe bizneseve të vogla e mikro në vend.

Megjithatë sinjalet pozitive që po shfaq kreditimit gjatë viteve të fundit, falë uljes së kredive me probleme dhe konsolidimit të sektorit bankar, shifrat krahasuese tregojnë qartë se hendeku i kreditimit të ekonomisë shqiptare, qoftë edhe në krahasuar me vendet e tjera të rajonit ngelet ende mjaft i madh. /Monitor/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 26 minutash

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 45 minutash

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 1 ore

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 1 ore

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 11 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

3 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 11 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

4 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
21 Nëntor 2026, 22:24

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.