
33 qytetarë shqiptarë janë lejuar që të futen në atdhe, pas më shumë se 24 orësh pritje në kufi në tokën neutrale mes Greqisë dhe Shqipërisë në Kakavijë. Kalimi i tyre u bë falë autorizimit të dhënë nga ambasada shqiptare në Athinë dhe lidhet pikërisht me nevojat e tyre për të qenë në Shqipëri dhe me kushtet jo të përshtatshme shëndetësore, si të moshuar e fëmijë. Të gjithë shqiptarëve që u lejuan të futen në territorin tonë u kishte skaduar afati i qëndrimit 90 ditor në zonën SHENGEN apo ishin në kufijtë e këtij afati. Megjithatë, qeveria ka deklaruar se askush nuk do të penalizohet për tejkalimin e afateve.