Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

28 vite pas tragjedisë së Otrantos, familjarët e viktimave: Shteti na ka braktisur, italianët u tallën

Aktualitet E martë, 7 Janar 2025 21:15
28 vite pas tragjedisë së Otrantos, familjarët e viktimave: Shteti na ka braktisur, italianët u tallën
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Fiks Fare denoncoi sorollatjet gati 28 vjeçare të familjarëve të viktimave nga tragjedia e Otrantos, ku humbën jetën 81 persona, 24 prej të cilëve nuk janë gjetur edhe sot e kësaj dite. Ata thanë për emisionin investigativ se ndihen të braktisur nga shteti shqiptar, ndërkohë që sipas tyre avokatët dhe drejtësia italiane është tallur me ta.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ata pohojnë se gjyqet kanë vijuar për vite me radhë, teksa 80 trashëgimtarë as nuk u futën te lista e atyre që duhet të dëmshpërbleheshin. Familjarët pohojnë se edhe avokatët shqiptare kanë përfituar nga kjo tragjedi, teksa kërkojnë ndihmë që çështjen ta çojnë në Strasburg. Por, sërish shteti shqiptar nuk i ndihmon!

Mund t'ju interesojë

Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 5 orësh
”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Para 5 orësh
Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesën ushtarake

Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesë...

Para 6 orësh

Në marsin që vjen, mbushen plot 28 vite nga tragjedia e Otrantos. Ngjarja ndodhi në datën 28 mars 1997, ku anija shqiptare “Katri i Radës”, u përmbyt në Ngushticën e Otrantos nga forcat detare italiane. Në bordin e anijes ishin rreth 140 persona, nga ku 81 humbën jetën. Anija kishte si destinacion Brindisin, Itali, me qëllim të një jete më të mirë. Pjesa më e madhe e të mbyturve ishin gra dhe fëmijë që gjendeshin në ambientet e brendshme të anijes dhe s’patën asnjë shans që të shpëtonin. Për të shmangur hyrjen ilegale të emigrantëve, forcat detare italiane proceduan në mënyrë të menjëhershme për të bllokuar anijen, por gjatë ndërhyrjes anija italiane “Sibilla” u përplas me “Katrin e Radës” duke e mbytur atë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Familjarët e viktimave u mblodhën në Vlorë, ku Fiks Fare intervistoi disa prej tyre. Hetija Kaja ka humbur djalin 22 vjeç në atë kohë. “E kam pritur 5 vite, s’kam dalë asnjë ditë nga shtëpia. Tani kur po shkon 28 vite edhe gjakun po ia pinë. Asnjë qeveri s’na është gjendur pranë, na kanë gënjyer dhe këto të shoqatës, që nga avokatja e parë Natasha Shehu por edhe Pushime Çala. Disa na kanë marrë firmat, i kanë çuar te avokatët në Itali, Polverini apo edhe Ëngjëll Agaçi. Ky e la sapo u bë këshilltar i Ramës. E mori italiani, por shumë s’i ka futur. Unë s’kam përfituar gjë” thotë Hetije.

Ndërkohë, Murat Ferko ka humbur bashkëshorten dhe 2 djemtë. “Ka ardhur ajo Natasha na ka dhënë ca para dorazi. Iku ajo dhe erdhi Pushimja. Sërish asnjë zgjidhje. Ne vetëm drejtësi kërkojmë si dhe ndihmë nga shteti. S’e kemi marrë deri tani” pohon Murati. Fiksi bisedoi edhe me Vitore Tahirajn, e cila nga tragjedia ka humbur bashkëshortin. “Ai ndihmoi dy fëmijë që ndodheshin në atë anije. Ma kanë treguar të mbijetuarit. Tani na thonë se burri jot s’ishte atje. I kemi çuar dokumentet, të gjitha. Tani Apeli i Leçës nuk na dha shpërblimin. Asnjë zyrtar i Shqipërisë nuk erdhi asnjëherë në proces. Ne vetëm shpenzimet lart e poshtë Shqipëri dhe Itali i kemi lënë ato që do merrnin” thotë ai.

Ganimete Deliaj ka humbur vëllanë, nusen e vëllait dhe nipin në atë kohë 16 vjeçar. “Na u mbyll një derë. Kemi bërë dhjetëra gjyqe. Njëherë na i dhanë. Mua më njohën si trashëgimtare. Nënën time jo. Ata kanë lënë edhe një fëmijë tjetër që ka pasur trauma nga ajo ngjarje dhe jeton me 130 mijë lekë të vjetra në muaj” pohon Ganimetja, teksa shton se të gjithë emrat e përmendur vetëm sa u pasuruan. Ndërkohë, Elta Roshi ka humbur xhaxhanë dhe djalin e xhaxhait, në atë kohë vetëm 2 vjeç. “Ndërroi jetë babai im, që ndiqte çdo seancë dhe tani e ndjek unë me prokurë. Janë dhënë dy vendime, nga shkalla e parë dhe apeli në Leçe, ku vetëm një pjesë e vogël kanë fituar gjyqet” thotë Elta. Sipas saj, arsyeja përse i janë drejtuar Fiks Fare është se çështjen duan ta çojnë në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Sipas Eltës, pjesa më e madhe e familjarëve të viktimave ka humbur gjyqet, dhjetëra të tjerë nuk janë përfshirë në padi për shkak edhe të emrave. Për këtë arsye, për një koordinim të mirë të të gjithë procesit, ata kërkojnë që t’i ndihmojë shteti, t’i asistojë me zyrë juridike apo edhe me nxjerrjen e të dhënave të sakta nga Gjendja Civile si dhe me korrespondencat me shtetin italian, ku dhe humbën proceset gjyqësore. Fiks Fare kontaktoi me ministrinë e Drejtësisë, për mundësinë e ndihmës për ta çuar në Strasburg këtë çështje. Por, zyrtarët e këtij institucioni thanë se zyra e “Ndihmës Juridike Falas” është vetëm për brenda territorit të Shqipërisë. Fiksi iu drejtua edhe Avokatit të Popullit, por edhe nga ky institucion mori përgjigje se “e kanë të pamundur që t’i ndihmojnë në Strasburg”!

Etiketat e lidhura

Otranto
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 3 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 4 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 5 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 5 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 5 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 8 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 7 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 3 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.